Lifestyle

3  hapa të thjeshtë për të humbur peshë shpejt

15 Shkurt 2019, 10:06| Përditesimi: 15 Shkurt 2019, 21:51

  • Share

Ka shumë metoda që të ndihmojnë për të humur kilet e tepërta, por pa harruar se ato do të të bëjnë të ndihesh i uritur dhe i pafuqishëm gjatë gjithë ditës.

Mos harroni se të ndiheni të uritur ju bën të hiqni dorë nga qëllimi juaj i parë për t'u dobësuar.

Sipas revistës së shëndetit Healthline.com këto janë tre hapat më efikasë që do ju ndihmojnë  të nxirrni jashtë trupit kilet e tepërta, por mbi të gjitha në mënyrë të shëndetshme.

Këto janë 3 hapat e thjeshtë që do ju sjellin në format e dëshiruara:

-Zvogëlimi i sasisë së sheqernave dhe karbohidrateve

Kur ta bëni këtë niveli i urisë bie dhe ju do të konsumoni shumë më pak kalori. Tashmë trupi juaj në vend që të djegë ushqimet e konsumuara do të djegë yndyrnat e ruajtura.

Konsumimi i pakët i karbohidrateve stimulon trupin në shkarkimin e ujërave të tepërta dhe të panevojshme.

-Konsumoni proteina, perime dhe yndyrna të mira

Secili vakt që do të konsumoni duhet të përmbajë proteina dhe perime me pak karbohidrate.

Ushqimet që ju ndihmojnë të përfitoni proteinat  janë vezët, peshku, pula dhe mishi.

Brokoli, spinaqi, lulelakra, domatet, sallata jeshile, kastraveci, lakrat janë ndër perimet që duhet t'u shoqërojnë në ditët e pastrimit të trupit.

-Ushtrohuni të paktën tre herë në javë

Nëse i përmbaheni një regjimi të shëndetshmë ushqimor do të kini mjaftueshëm energji për t'u ushtruar  të paktën 3 herë në jave.

Kombinimi i ushqimit të shëndetshëm me ushtrimin sitematik do e bëjë më të lehtë rrugën tuaj drejt formave të dëshiruara.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?