TIRANE-Ditën e sotme u shënua viktima e parë nga bluzat e bardha me COVID-19, ku humbi jetën mjeku Arjan Pushi. Bilanci i viktimave është rënduar ku deri tani janë shënuar 63 persona. 4 persona ndërruan jetë në spitalin Infektiv në QSUT në 24 orët e fundit. Viktimat që janë regjistruar sot janë një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana dhe mjeku Arjan Pushi, 57 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë deklaron se të tre pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor. Ndërsa në lidhje me vdekjen e mjekut Pushi ai nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar. Ndërkohë në rritje janë edhe shifrat e të infektuarve krahasuar me ditën e djeshme.
Nga 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, 69 kanë rezultuar pozitivë. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje. Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon ashtu si cdo ditë qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në mënyrë që të kufizohet përhapja e Covid19.
"Inspektorët e Task-Forcës anti-covid do të vijojnë kontrollet në çdo subjekt, në institucione apo biznese tregtare të çdo lloji, për zbatimin e protokolleve të sigurisë. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19" mbyllet apeli i ministrisë së Shëndetësisë.
COVID-19 – Statistika (30 Qershor 2020)
Testime totale 27034
Raste pozitive 2535
Raste të shëruara 1459
Raste Aktive 1014
Humbje jete 62 (Qarku Tiranë 34, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 8, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 370
Durrës 212
Shkodër156
Vlorë 106
Fier 49
Lezhë 43
Korçë 28
Kukës 18
Elbasan 13
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6
Ditën e sotme ka ndërruar jetë personi i parë nga radhët e bluzave të bardha i prekur me COVID-19. Ditën e sotme humbi jetën mjeku i Hematologjisë, Arjan Pushi, i cili ndërroi jetë në spitalin infektiv pavarësisht përpjekjeve të personelit mjekësor për ta mbajtur në jetë.
Mjeku Pushi, 57 vjeç, nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Lajmi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi.
Pushi ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.
Prof. Arjan Pushi ka pasur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë, ndërsa prej dy vitesh nuk ushtronte më detyrën e mjekut, por vetëm pedagogut të mjekësisë.
Një 85-vjeçari i rezultuar pozitiv me COVID-19, në Sarandë ka humbur jetën ditën e djeshme. Ai kishte pësuar hemorragji cerebrale dhe ishte operuar në QSUT, por dhe pas operimit ai ka qenë në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Sarandës. Duke pasur parasysh kthimin e QSUT-së në vatër Infeksioni, në Spitalin Sarandë i është bërë tamponi ku dhe ka rezultuar pozitiv.
Duke parë gjendjen e tij të rëndë shëndetësore për shkak të hemorragjisë cerebrale familjarët kanë kërkuar që 85-vjeçari të kurohet i izoluar nga covid-i në shtëpi në mënyrë që ditët e fundit t'i kalonte në shtratin e tij.
Ai ndërroi jetë ditën e djeshme në banesën e tij në Kalas të Delvinës.
Në bilancet e 24 orëve të fundit në Vlorë burime bëjnë me dije se gjashtë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Nga këto 6 persona 5 prej tyre janë punonjës të një fasonerie, që janë shndërruar në vatrat më të mëdha në Vlorë të infeksionit.
Ndërkohë personi tjetër i infektuar është një i ardhur nga Greqia.
Nga testet e kryera në 24 orët e fundit në Lezhë për koronavirusin ka rezultuar pozitive edukatorja e kopshtit 'Skënderbeg'.
Menjëherë janë marrë masat dhe është bërë dezinfektimi i kopshtit, i cili ka qenë i mbyllur për fëmijët për shkak të pushimeve të verës. Ndërkohë janë bërë tamponët për pjestarët e stafit përgjigjet e të cilëve nuk kanë dalë akoma.
Për rastin pozitiv ka folur drejtori i arsimit në bashkinë Lezhë Elson Frroku, i cili ka deklaruar:
"Iu falenderoj për interesim. Dua të them që si në të gjithë botën edhe qytetarët e Lezhës nuk janë imunë. Rasti i fundit është në institucionin tonë. Ne sapo jemi informuar nga autoritet shëndetësore dhe kemi marrë të gjithë masat sipas protokolleve të masave në mënyrë që të sigurohemi që personat që kanë patur kontakte të afërta të vetëkarantinohen.
Përsa i përket sigurisë në institucione, siç shihet edhe në këtë ku ndodhemi, është një dokument që vërteton dezinfektimin. Çdo ditë kemi matur temperaturën e stafit. Në çdo institucion bashkia Lezhë ka marrë të gjitha masat në bazë të protokollit."
Në 24 orët e fundit në Krujë janë kryer gjithsej 30 teste për koronavirusin, ndërsa deri më tani sipas burimeve kanë rezultuar pozitiv 10 prej tyre, me një raport 1 në 3 teste. Gjithsesi kjo mund të mos jetë përgjigjja përfundimtare pasi autoritet shëndetësore atje janë në pritje edhe të disa testeve të tjera nga këto 30 që janë kryer.
Të gjithë të prekurit janë kontakte të personave të mëparshëm që kanë rezultuar pozitiv në rrethin e Krujës.
Ne asnje supermarket ne Vlore nuk respektohen masat. As punonjesit e ketyre aktiviteteve nuk mbajne maska. Iu lutem, beni reportazhe neper keto biznese e shikoni se c’behet. Mjere ne....
PërgjigjuPerse nuk merren masa dizinfektimi ne QSUT?eshte e tmerrshme te degjosh cdo dite persona qe kane nevoje te kurohen nga semundje te tjera dhe ifektohen me COVID e humbin jeten?perse nuk godisni fort me lajmet tuaja ne kete pike kaq te nxehte qe po shton vdekhet dhe rastet e infektimit???
PërgjigjuNuk kam gje me Krujen, por me habit fakti qe Kruja mungon ne listen e rasteve aktive, nderkohe qe ka cdo dit raste te reja me covid
PërgjigjuMe sa arrij te kuptoj rastet raportohen mbi baze qarku dhe rastet e krujes i ke te perfshira tek Qarku i Durresit. Shendet