“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën”, këto mësohen të kenë qenë fjalët e 45-vjeçarit shqiptar Spartak Dyrmishi para policisë, para se të dërgohej në Gjykatë në Evelpidon, shkruajnë mediat greke.
I ashtuquajturi “përdhunuesi me tatuazh” dyshohet se ka pranuar përdhunimin e një 34-vjeçareje dhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Faliro.
“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai policëve të Nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës që po trajtojnë rastin.
Ai do të akuzohet edhe për dhunë në familje pasi dyshohet se ka rrahur nënën e tij.
Lajmi kryesor:
Abuzoi seksualisht dhe dhunoi disa gra e vajza në Greqi, prangoset në Vlorë 45-vjeçari shqiptar, i dorëzohet autoriteteve greke! Autori: S'kam bërë asgjë
S.C/ReportTv.al