Spitali Infektiv

777 raste të reja e 21 viktima nga COVID! Humbin betejën prindërit e djali në Mirditë! 22 vjeçarja kolonjare vdes pas 1 muaji te Infektivi

6 Mars 2021, 17:12| Përditesimi: 6 Mars 2021, 22:56

  • Share

Kjo e shtunë ka shënuar ulje të rasteve me COVID krahasuar me një ditë më parë, por nuk ka ndryshuar numri i vitkimave. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë shënuar 777 raste të reja dhe 21 humbje jete. Mes viktimave është edhe një 22-vjeçare nga Kolonja, Euxhena Jorgji, e cila prej 1 muaji ishte e shtruar te Infektivi.

Ndërkaq një tragjedi është shënuar në Mirditë. Dy prindërit dhe djali kanë humbur jetën brenda një jave. Shtatë ditë më parë ka ndërruar jetë në banesë, 83-vjeçari Hamit Cara. Brenda së njëjtës ditë ka vdekur në spitalin e Rrëshenit, i biri Alban Cara 42 vjeç.  Ndërsa nëna e tij, Dushe Cara 75 vjec u përcoll këtë të shtunë në banesën e fundit.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Bulqiza, të moshave 22-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve", thotë ministria.

Gjithsej janë kryer 3308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 777 qytetarë.  Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  

"320 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 41 në Berat, 40 në Shkodër, 32 në Korçë, 26 në Gjirokastër, 21 në Kolonjë, 20 në Sarandë, 17 në Kavajë,  16 në Kamëz, 13 në Krujë, nga 12 raste në Fier, Elbasan, nga 11 raste në Lezhë, Përmet, 10 në Kuçovë, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Mat, Malësi e Madhe, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Pogradec, Fushë Arrëz, nga 6 raste në Vlorë, Tepelenë, Maliq, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, Ura Vajgurore, 4 në Vorë, nga 3 raste në Devoll, Has, Skrapar, nga 2 raste në Lushnje, Dibër, Himarë, Peqin, Memaliaj, Shijak, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Librazhd, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Patos, Këlcyrë", vijon ministria.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1110 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime. Në 24 orët e fundit janë shëruar 742 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 74,352 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. 

Ministria e Shëndetësisë iu bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital", thotë ministria.

Statistika (6 Mars 2021) 
Raste të reja ditore       777
Të shëruar në 24 orë     742
Të shtruar në spitale      639
Humbje jete në 24 orë   21
Testime ditore               3308

Testime totale          485,764
Raste pozitive          112,078
Raste të shëruara       74,352
Raste Aktive              35,808
Humbje jete               1,918

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë     23411
Fier         2565
Vlorë       1757
Durrës     1653
Shkodër   1372
Gjirokastër 1198
Korçë       922
Elbasan    800
Lezhë       771
Berat        663
Dibër       362
Kukës     334

Ora 12:01
Ndërron jetë nga COVID-i 22 vjeçarja në Kolonjë, kishte një javë në intubim

KOLONJË- Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë në moshë të re. Bëhet fjalë për 22-vjeçaren, Euxhena Jorgji, cila studionte në Tiranë për financë.

Beteja e saj me këtë virus ishte e gjatë, por fatkeqësisht nuk ia doli të triumfonte. Jorgji prej 1 muaji ishte shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, e ndërsa prej 1 javë ishte në intubim. Nga sa raportohet, 22-vjeçarja vuante nga sëmundje autoimune. 

Në ndryshim nga fillimi i pandemisë, është vënë re që është ulur grupmosha e të prekurve, për pasojë edhe e viktimave. Ekspertët kanë ngritur alarmin se është rritur numri i moshave të reja që janë infektuar me COVID, disa prej të cilëve nuk ia kanë dalë. Kjo sipas tyre, lidhet edhe me ardhjen e varianteve të reja të COVID-it, të cilët janë më agresiv.

Pak javë më parë, ka ndërruar jetë edhe një 18-vjeçar në Elbasan. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?