Sipas një studimi prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të tyre.
Shkencëtarët në Universitetin Concordia në Kanada zbuluan se 30 deri në 50% e familjeve me kafshë shtëpiake i marrin ata rregullisht në shtrat.
Ata kryen një studim me fëmijë nga mosha 11-17 vjeç. Prindërit gjatë kësaj periudhe iu përgjigjën disa pyetësorëve për cilësinë e gjumit të tyre. Përveç kësaj fëmijët kishin edhe një paisje të posaçme në kyçin e dorës për të analizuar ritmin gjumë-zgjim.
Nga rezultatet përfundimtare u pa se fëmijët që shpeshherë flenë me kafshët e tyre kishin një avantazh më shumë për të bërë një gjumë të mirë.
Prandaj hulumtuesit besojnë se ndarja e dhomës me një kafshë shtëpiake nuk është e dëmshme për gjumin e fëmijës madje mund të jetë e dobishme për shkak të efektit qetësues të pranisë së kafshës, shkruan scientificorigin.com.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kjo sjellje duhet të inkurajohet domosdoshmërisht pasi duhet të merren parasysh karakteri i kafshës (i qetë ose jo).