Adriatik Lapaj

Politikë

Kandidati për deputet i ‘Nisma Shqipëria Bëhet' në Sarandë u kap me kokainë, Lapaj: S'mund të shpëtoni prej meje, vetëm nëse më vrisni

8 Maj, 11:15| Përditesimi: 8 Maj, 11:30

  • Share

Adriatik Lapaj reagoi sërish mbrëmjen e djeshme pas lajmit se kandidati i Sarandës Ergys Isufi u kap me një dozë kokainë në xhep nga Policia e këtij qyteti.

Lapaj para banorëve në Drenovicë të Beratit, tha se pasi nuk e joshën dot, filluan ta kërcënojnë, por sipas tij, është i pashantazhueshëm dhe se “nuk bëj pas, përveçse po më morët jetën”.

“Ka muaj që kur shteti, pasi nuk më joshi dot, pasi e pa që unë nuk pranoj pazar, filloi baltën, dhunën, kërcënimet, inskenimet, për të ndalur nevojën për ndryshim të popullit tonë.

Unë Adriatik Lapaj jam i pashantazhueshëm. Sikur të gjithë t’i kërcënonin, shtypni, kërcënoni, unë nuk bëj pas, përveçse po më morët jetën”, tha Lapaj.

Sot burime për Report Tv informuan se kandidati Ergys Isufi, është liruar nga ambientet e Policisë Sarandës rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 7 majit. Policia nuk ka dalë ende me deklaratë zyrtare për ndalimin e tij dhe nuk ka asnjë informacion nëse ndaj tij është ngritur ndonjë akuzë ose jo.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?