SARANDË- Vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 11 majit, kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Vlorës, Ergys Isufi, është ndaluar nga policia. Kandidatit të Adriatik Lapajt iu gjet një dozë kokainë me vete, që burimet thonë se dyshohet ta kishte për përdorim vetjak. Ai u ndalua nga policia teksa udhëtonte së bashku me një person tjetër të mitur nga Saranda drejt Borshit aty ku edhe do të kishte një miting elektoral dhe më tej do të nisej në Tiranë për të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës që do të mbajë nesër Nisma Shqipëria Bëhet.
Gjatë kontrollit, Isufi fillimisht ka tentuar të largohet me vrap, por është ndaluar dhe neutralizuar nga uniformat blu.
Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” vijon të qëndrojë në Komisariatin e Sarandës ku ka dhënë edhe deklarimin e tij.
Vetë shtabi elektoral e cilësoi inskenim për të dëmtuar këtë forcë politike në kushtet kur sipas tyre, sondazhet e nxjerrin “forcë të parë në qytet”. Burime pranë shtabit thonë se ngjarja mund të jetë stisur nga dy persona që kandidati takoi në Sarandë vetëm pak para se të ndalohej në Borsh. Këta persona dyshohet t’i kenë dhënë edhe lëndën narkotike për përdorim personal.
Ndalimi i kandidatit të Lapaj është ironizuar edhe nga ministri për marrëdhëniet me parlamentin Taulant Balla që tha se tashmë do të gjendet justifikimi i organizimit të qëllimtë.
“Se mos ta kanë organizuar nga brenda, apo ky Agroni mos ka gisht. Se një armik do ta gjesh ti tani, siç të ka mësuar baba bufi’, tha Balla.
Burime nga policia thonë se janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e Ergys Isufit, por nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme.
Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi kandidatit të ‘Nisma Shqipëria Behet’ Ergys Isufi. Sipas gazetarit të Report Tv Limos Didani kandidati është arrestuar në aksin rrugor Borsh-Sarandë. Ai ka qenë në automjet së bashku me një person tjetër, i mitur, dhe ishte duke drejtuar vetë makinën. Sipas burimeve kandidati Isufi ka tentuar të largohet për t’i shpëtuar policisë por nuk ka mundur.
Sipas të dhënave kandidati përpara se të arrestohej, kishte pasur një takim me dy persona Sarandë. Pas ndarjes me ta, policia e ka ndaluar gjatë rrugës për në Borsh, ku pritej të zhvillohej një takim elektoral. Më pas, ai do të nisej drejt Tiranës për të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës që do të mbahet nga nisma "Nisma Shqipëria Bëhet ".
Policia ka kryer edhe një kontroll në banesë, por nuk është gjetur asgjë e paligjshme. Kokaina është gjetur gjatë kontrollit fizik ose gjatë kontrollit të automjetit. Aktualisht ai ndodhet i ndaluar në Komisariatin e Sarandës, ndërsa arrestimi nuk është bërë ende publik nga policia.
Nga ana tjetër shtabi politik i koalicionit të ‘Nisma Shqipëria bëhet në Sarandë’ është shprehur se kjo është një inskenim.
Avokati Brigels Dervishi ka deklaruar se ka pritur dy orë në komisariat përpara se t’i lejohej të takohej me klientin e tij, kandidatin. Dervishi është kontaktuar nga Report Tv në lidhje me ngjarjen dhe është shprehur se dyshohet për një inskenim nga pala e mbrojtjes.
"Mendojmë se kemi të bëjmë me një inskenim duke përdorur një dobësi të tij. Personat ia kanë dhënë qëllimisht për të tentuar të ulen imazhin e tij duke qenë se ka një status politik në fushatë." -është shprehur avokati Dervishi.
Komente

Te gjithe kandidatet dhe ish kandidatet malliste jane e kane qene e do mbeten Nga i madhi deri te ushtari me i vogel, Dihet boterisht sa droge pine ministrat e deputetet Sidomos nga koha sajmit tahirit qe ste mbante ne tavoline Po nuk ishe drogaxhi
PërgjigjuHajd me krah te lehta shoku. Beje atje ku do shkosh tani. Merre nismen atje, se jashte, u dhi muhabeti.
Përgjigjuse ftyren e ke tbardh si ko si ko si ko kainaa :D
PërgjigjuS'ështëe i mir as llapa her kështu e her ashtu .jan te lidhur me juden e vjetër skan kushkojn as keta
PërgjigjuDONI TE ASGJESONI PARTITE E VOGLA....PS NE BASHKEPUNIM ME PD..
Përgjigju