Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor
Politikë

Nënshkruhet marrëveshja, nis puna për Aeroportin e Vlorës, i treti ndërkombëtar në vend! Rama: Fluturime transoqeanike, do ngrejmë Akademinë e Aviacionit Civil

20 Prill, 10:11| Përditesimi: 20 Prill, 13:49

Më nënshkrimin e marrëveshjes sot, Shqipëria i ka hapur rrugë ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, brenda 4 viteve të ardhshme i cili do të jetë i tretë aeroport ndërkombëtar në vend. Fitues për ndërtimin e tij, janë shpallur tre kompani Mabetex Group, YDA Group she A2 SHPK. Gjatë ceremonisë për nënshkrimin e marrëveshjes kryeministri Edi Rama tha se aeroporti i Vlorës do të mundësojë fluturimet transoqeanike ku pista do të jetë mbi 3 km. Rama tha ndër të tjera, se me Behgjet Pacollin, njeriut që qëndron pas ndërtimit të aeroportit, ka folur për të hapur në Shqipëri akademinë e aviacionit. Ndërkaq kryeministri tha se me nisjen e punimeve në aeroportin e Vlorës, tregoi, se javën e ardhshme mund të hapet gara për aeroportin e Sarandës.

“Më në fund rrugë ndërtimi i një tjetër porte të qiellit të Shqipërisë, Aeroporti i Ndërkombëtar i Vlorës, i cili do të jetë një tjetër motor i ri i ekonomisë shqiptare përtej pandemisë. Nënshkruhet kontrata e shumëpritur pas një pune të gjatë këmbëngulëse dhe brenda Mandatit të Tretë kjo portë e re do të hapet për shqiptarët e për turistët nga mbarë bota”, shkruan Rama në Facebook. 

Kryeministri deklaroi, se me 4 portat hapëse nga qielli, me aeroportet e Tiranës, Vlorës, Kukësit dhe Sarandës, po edhe me katër portet, Shëngjinit, Vlorës, Durrësit dhe Sarandës, Shqipëria do të ketë një bum të madh ekonomik.

Vlera e investimit të këtij aeroporti do të jetë 104 milionë euro. Aeroporti i tretë në vend do të ndërtohet nëpërmjet praktikës së Partneritetit Publik Privat, me një kohëzgjatje të koncesionit për 35 vite.  Konsorciumi fitues i projektit do ta ndërtojë me fondet e veta aeroportin, ndërsa shteti shqiptar merr përsipër të garantojë të ardhurat minimale për 10 vitet e para të operimit.  Nëse në 10 vitet e para fitimi i kompanisë është nën limit, diferenca e fitimit të parashikuar do të paguhej nga shteti, ndërsa në rast se fitimi ka tejkaluar parashikimin të ardhurat do të ndahen 50 me 50 me shtetin.

Pas konsorciumit fitues fshihet Bexhet Pacolli i cili zotëron Kompaninë Mabetex Group, si dhe kompania turke që po ndërton Spitalin e Fierit që ka ndërtuar aeroportin e Stambollit YDA Group. Gara për këtë projekt ishte hapur në nëntor 2019 dhe duhet të mbyllej në 12 mars 2020, por u shty si pasojë e pandemisë.

 

Ora 10:57
Rama: Javës tjetër hapim garën për aeroportin e Sarandës

Kryeministri Edi Rama tha se javën tjetër do të hapet gara për aeroportin e Sarandës.

"Aeroporti i Vlorës është një aset i ri për ekonominë shqiptare, ne do të hapim katër aeroporte. Mbase javën tjetër, do të lancojmë garën për aeroportin e Sarandës, ndërkohë që gara për Vlorën është mbyllur. Pista e Vlorës, janë të tilla që udhëtimet për në Nju Jork të jenë edhe nga Vlora. Unë s’i ndahem gjërave që them, sepse gjërat bëhen jo gjithmonë kur dëshiron sepse ka dhe faktorë të tjerë. Por “Fan Nolin” do e çojmë në SHBA. Në Shqipëri, numri i vizitorëve do të rritet shumë, sepse nuk janë vetëm këto porta, por do të jenë edhe dy porta të vogla, ai sportiv i Gjirokastrës dhe Korçës, që ndonëse të një niveli tjetër, janë mundësi të hysh", tha Rama

Ora 10:51
Rama: Fluturimet do të jenë transoqeanike, do ngrihet akademia e aviacionit civil në Vlorë

Kryeministri Edi Rama tha se aeroporti i Vlorës do të mundësojë fluturimet transoqeanike ku pista do të jetë mbi 3 km si dhe do të ngrihet Akademia e Aviacionit Civil në Vlorë.

" Pista e Vlorës janë të tilla që fluturimet New York Shqipëri të jenë të realizueshme dhe fluturimet transoqeanike. Nuk do të jenë vetëm këto 4 portat nga qielli, por dhe 4 portat e tjera nga deti, ai i Durrësit, Sarandës, ai i Vlorës dhe ai i Shëngjinit. Është aeroport që do të ofrojë fluturime transoqeanike. Përpos pengesave që ne kemi hasur ne nuk e kemi ndalur punën. Kemi edhe dy sektorë të tjerë mirëmbajtja e avionëve dhe kargo që nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Mirëmbajtja e avionëve do të sjellë të ardhura për vendin porsa i përket punësimit. Si rrjedhojë ngritja e akademisë për aviacionin civil, për mirëmbajtjen e avionëve është hapi i radhës. Kargo është një nga fushat ekonomike më të zhvilluara në botë ndërsa në Shqipëri nuk përdoret. Pista do të jetë mbi 3 km dhe do të sjellë një rritje të jashtëzakonshme ekonomike", tha Rama.

Ora 10:45
Rama: Baca Behgjet e kishte ëndërr investimin në Vlorë, hyri në garë pa i thënë askujt dhe bëri të mundur Aeroportin e  Vlorës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar detaje nga negociatat dhe gara për marrëveshjen për aeroportin e Vlorës e cila do të bëhet nga kompania e Behgjet Pacollit. Rama thotë se fillimisht gjërat nuk po shkonin mirë, por erdhi një shqiptar special si Pacolli të shpëtonte të gjithë nga ankthi dhe t’i jepte Vlorës aeroportin. Sipas Ramës, Pacolli  hyri në garë pa i thënë askujt.

"Më në fund rrugë ndërtimi i një tjetër porte të qiellit të Shqipërisë, Aeroporti i Ndërkombëtar i Vlorës, i cili do të jetë një tjetër motor i ri i ekonomisë shqiptare përtej pandemisë. Nënshkruhet kontrata e shumëpritur pas një pune të gjatë këmbëngulëse dhe brenda Mandatit të Tretë kjo portë e re do të hapet për shqiptarët e për turistët nga mbarë bota. Politika shqiptare nuk është një hapësirë dashamirëse. Unë e di shumë mirë që Baca Behgjet e ka pasur ëndërr të vjetër që të bënte diçka në Vlorë. Unë besoj që aeroportin i Vlorës është një motorr i ri për ekonominë. Do të hapim katër porta nga qielli. Do t’i hapim me durim të madh", tha Rama

Ora 10:31
Rama: Ky moment për mua më i rëndësishëm se vaksina, më jep mundësi të buzëqesh! Procesi i mbushur me nervozizëm dhe zhgënjim

 

Gjatë nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kryeministri Edi Rama është shprehur se ky moment është më i rëndësishëm se vaksina. Rruga për të nënshkruar kontratën Rama thotë se është më i rëndësishëm se vaksina.

"Ky për mua është një moment shumë më i rëndësishëm se vaksina. Më jep mundësi të buzëqesh pas një përpjekje shumë të gjatë aq të gjatë me pengesa aq të shumta saqë Belinda ne di shumë mirë që në momente të caktuara fillova të them ska mundësi ka një mallkim dikush e ka mallkuar këtë projekt sepse sapo ngjishnim një problem lindte një tjetër. Procesi i mbushur me nervozizëm dhe zhgënjim. Ka qenë një histori për tu bërë libër historia e rrugës tona për të ardhur deri këtu që në fillim.

Por në fund axha Behgjet e di se kush bën biznes do tja dijë sa është fitimi. Kur gara ishte në proces ra virusi, i cili siç e dimë të gjithë mbylli botën dhe sot e gjithë ditën është e qartë nqë industria më e goditur ndër të gjitha industritë e bombarduara është ajo aeroportuale. Dhe në atë moment të interesuarit na çuan kërkesat për ta pezulluar garën. Gara u pezullua për tu hapur pas. Gjatë kësaj periudhe ndodhi bllokimi për të gjitha kompanitë në industrinë aeroportuale, kështu kompanitë smund të angazhoheshin në investime të reja gjë që na la realisht përsëri jashtë procesit dhe mesa duket gjërat ndodhin gjithmonë për 1 arsye. 

S’ka pasur kënaqësi më të madhe në këtë proces, një proces që s’ka pasur qenë fare i mbushur me kënaqësi, por me nervozizëm, kur Belinda më mori në telefon e më tha që baca Behgjet ka hyrë në garë, ne jemi dhe shumë miq, por absolutisht nuk zgjodhi rrugën e një telefonate me mua apo Belindën, këtu ai është në shtëpinë e vet që shiko se unë dua ta bëj, e hyri në garë pa i thënë askujt asgjë, e fitoi garën me një konsorcium që i ka gjithë kapacitetet. Pa lejen e tij them se çka më tha Belinda nga raporti i komisionit që në të gjitha garat ndërkombëtare të bëra në Shqipëri, gjatë gjithë periudhave, është konsorciumi që nuk ka paraqitur garancira financiare me shprehjen që ne ja u kemi lekët, por ka paraqitur financimin në bllok, që ësthë garanci absolute për faktin se aeroporti qysh sot është 100% i financuar, nuk është kontratë që do e çojë kompaninë nëpër banka.”- tha Rama.

Ora 10:30
Pacolli flet për aeroportin e Vlorës: Të shkurtojmë afatet ligjore që investimi të bëhet më shpejt! Krenarë për këtë investim

Behgjet Pacolli, kompania e të cilit është shpallur fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, gjatë ceremonisë të nënshkrimit të marrëveshjes tha se kjo është një investim që ai e ka dashur prej kohësh.

Pacolli nënvizon se Vlora është një qytet historik dhe si e tillë, realizimi kësaj vepre atë e mbush me krenari.

“Kam nderin sot të jem pjesë direkte e kësaj vepre madhështore, si pjesë e kësaj ceremonie që planifikon, investon, ndërton dhe operon për 35 vite. Kjo kontratë ka rëndësinë e vet, sepse ndodh pas shumë kohësh dhe mori dëshirash. Unë kam pasur dëshirë që një investim i tillë të ndodhë në trojet tona. Tani që të kem këtë kontratë për këtë qytet historik, si është Vlora.

Unë do të thoja që është një rast jashtëzakonisht i mirë, për kompaninë dhe partnerët e mi që jemi në këtë projekt. Falenderoj Edi Ramën, që me kujdes ka përcjellë punët që kompania ime ka implementuar gjatë një vizite ku kompania ime punon. Nuk është e rastit që kjo punë kaq e rëndësishme t’i besohet kompanisë time. Kjo do të ndodhë dhe të gjithë do të jemi krenar për këtë investim.

Do të jem krenar unë, që kjo gjë të ndodhë në vendin që dua dhe jam krenar që e bëj për kombin tim, popullin tim. Jam krenar që e bëj për njerëzit që kanë kontribuuar shumë për Shqipërinë Evropiane, do t’ia dalim dhe nuk mbetet gjë tjetër, vetëm të fillojmë punën dhe të shkurtojmë afatet ligjore sa më tepër, sepse koha për ndërtimin e veprave të tyre është kryesorja. Shkurtimi i kohës krijon më pak harxhime”, u shpreh Pacolli.

Ora 10:23
Balluku: Aeroporti i Vlorës kushton 104 mln euro , punimet nisin brenda 14 muajsh

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se punimet do të nisin brenda 14 muajsh dhe aeroporti do të kushtojë 104 milionë euro.

"Me ngritjen e Aeroportit të Vlorës do të hapet mundësia për investime shumë të mëdha në sektorin turistik. Punimet do të nis brenda 14 muaj, do të ketë një fazë përgatitore për sa i përket studimit mjedisor, ku është një aeroport që do të ngrihet sipas kritereve evropiane, do të ketë edhe një studim arkeologjik, më pas 8 muaj do të jenë në dispozicion për  përmbushjen e kushteve paraprake dhe dorëzimit të masterplanit dhe 6 muaj për marrjen e lejeve të ndërtimit. Këto janë afatet maksimale të ligjit dhe do mundohemi t'i mbyllim sa më shpejtë. Në fazën e parë, përfshin ndërtimin e terminalit dhe nisin operimet dhe faza e dytë konsiston në zgjerimin e terminalit të pasagjerëve do të fillojë pas vitit të 4 të operimeve. Jo vetëm do të ketë injektimin direkt të 104 milionë eurove në ekonomi por edhe në zhvillime në fusha të tjera", tha Balluku.  

Be.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/04/2021 01:14

    I nderuar z.Pacolli,vetem nje kerkese kam:Ju lutem shume,shume,vendosini aeroportit te Vlores nje emer te vertete shqiptar,nuk duam emra ,qe nuk jane emra gjeografike shqiptare,ose qe nuk jane emra patriotesh shqiptare dhe mos lejoni asnje tradhetar te shitur dhe asnje asshole-kisser t'i vendose aeroportit ndonje emer si atij te Kuksit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?