SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 24 gushtit në aksin Sarandë - Delvinë, ku dy motra nga fshati Kopaçeza humbi jetën dhe një tjetër vajzë që po udhëtonte me to mbeti e plagosur. Në aksident u përfshinë dy mjete, ku njëri prej tyre drejtohej nga një 23-vjeçar Kevin Nora dhe tjetri nga 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, drejtuesja 22-vjeçare humbi jetën sëbashku me motrën e saj, Rozina Dimaku, 20 vjeçe. Kjo e fundit mësohet se studion për mjekësi.
Ndërkohë, e plagosura Antonela Zhupa 24 vjeçe, fillimit u dërgua në spitalin e Srandës, por tashmë është te Trauma në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”, ndërsa siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, përplasja ka qenë shumë e fortë saqë makinat janë bërë copash dhe njëra prej tyre është përmbysur në mes të rrugës. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
'Delvinë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen Elvisa Dhimaku.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja Elvisa Dhimaku, 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen Rozina Dhimaku, 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve', njoftoi sot policia.
Gjatë 24 orëve në vendin tonë u regjistruan 5 aksidente, 2 prej të cilave në qarkun e Fierit. Në total humbën jetën 3 persona, ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur.
Në Fier, një drejtues mjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Ai pësoi atak kardiak dhe humbi jetën. Po në këtë qark, një 35-vjecar u përplas nga një Land Rover teksa kalonte rrugën. Kreshnik Tomani ndodhet në gjendje të rëndë të Trauma.
Në Lushnjë, u plagosën babë e bijë që udhëtonin me motor pas përplasjes me një mjet. Ndërkohë, 3 makina u përplasën në Bulqizë, por pati vetëm dëme materiale.
Rozina Dhimaku dhe Elvisa Dhimaku
Report Tv ka siguruar fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë - Delvinë.
Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat Elvisa Dhimaku, e cila ka qenë drejtuese e një prej mjeteve dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku, pasagjere. Kjo e fundit mësohet se ishte edhe studente mjekësie.
Komente

E turpshme qe kye Shtet LESHI, nuk reagon!Dikush i prie vret keto dy engjej. Nje tjeter pa patente (17 vjec) plagos rend ne Fier. Ku Shtet LESHI, te denon penalisht per parkim 2sh. PATETIKE! aksidentet me vdekje ne kushtet e shkeljes se rregulave te qarkullimit , alkol, droge, pa patente, duhet te barazohen me vrasje me paramendim!
PërgjigjuShiko çfar shkruan ky shpellari derr maloku edhe për këtë aksident e paska fajin Rama... O RRK nuk e ka fajin as Rama as rruga fajin e kanë ata që viktimave u japin makina të fuqishme dhe atyre që ju japin patentën...
PërgjigjuA ba vendi si kabul! Shkon ka shkon vec rrumpallhan, albania e tallavas dhe hajvanis
PërgjigjuKJO PO ESHTE KARTOLINA E TURIZMIT..
Përgjigju