Sarandë-Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë - Delvinë, ku kanë mbetur të vdekura dy motra nga fshati Kopaçeza, dhe një tjetër e plagosur.
Në aksident janë përfshirë dy mjete, ku njëri prej tyre drejtohej nga një 23- vjeçar dhe tjetri nga 22- vjeçarja Elvisa Dhimaku.
Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat Elvisa Dhimaku, e cila ka qenë drejtuese e një prej mjeteve dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku, pasagjere.
E plagosura Antonela Zhupa 24 vjeçe, është transportuar drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.
'Delvinë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen Elvisa Dhimaku.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja Elvisa Dhimaku, 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen Rozina Dhimaku, 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve', njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ky është aksidenti i 4 që ndodh për ditën e sotme, ndërsa si pasojë e tyre janë shënuar 3 viktima dhe 4 të plagosur.
Rozina Dhimaku dhe Elvisa Dhimaku
Report Tv ka siguruar fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë - Delvinë.
Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat Elvisa Dhimaku, e cila ka qenë drejtuese e një prej mjeteve dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku, pasagjere. Kjo e fundit mësohet se ishte edhe studente mjekësie.
Komente

KJO PO ESHTE KARTOLINA E TURIZMIT..
Përgjigju