SARANDË- Dy motrat Dhimaku, Elvisa 22-vjeçare dhe Rozina 20 vjeç studionin të dyja për mjekësi, njëra në universitetin publik dhe tjetra në privat në Tiranë. Më e madhja, drejtonte makinën Lancia, me motrën dhe një shoqe pasagjere.
Rreth orës 20:15 në aksin Sarandë-Delvinë, një një Audi i përplasi fort, duke i lënë pa jetë dy motrat, ndërsa shoqja e tyre, 24-vjeçarja, Antonela Zhupa, gjendet ne spital jashtë rrezikut për jetën.
Në timon, rezultoi të ishte një shofer i dehur, 24-vjeçari Kevin Norra. Sipas hetimeve paraprake, ai bëri një parakalim të gabuar duke u përplasur kokë me kokë me makinën ku udhëtonin te rejat, në korsinë e tyre. Norra udhëtonte drejt Gjirokastrës, ndërsa Dhimaku në drejtim të Sarandës. Kevin Norra, i cili ngiste makinën ne gjendje te dehur punon specialist në Ministrinë e Brendshme.
Nga testi i parë i alkoolit Kevin Norra rezultoi në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l. Niveli i alkoolit për të drejtuar makinën duhet të jetë zero, nëse del deri në 0.3 mg/l atëherë ndëshkimi nis me gjobë. Ndërsa nëse testi rezulton në masën 0.5 mg/l, shkohet direkt në arrestim në flagrancë, gjobë 40 mijë lekë dhe pezullim patente.
"Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve", njoftoi Policia e Sarandës.
Audi fuoristradë, të cilin zyrtari i ministrisë e drejtonte me shpejtësi ka kryer një parakalim të gabuar në një zonë me vija të pandërprera dhe ka dalë përballë Lancias që drejtohej nga Elvisa Dhimaku. Goditja ka qene tejet e forte sic shihet nga pamjet qe sjell report tv. Kevin Norra u arrestua kete te hene dhe do të hetohet nga Prokuroria e Sarandës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Tragjedia ka tronditur fshatin Kopaçez të Delvinës, ku familja Dhimaku po përjeton humbjen e dy vajzave. Sipas banoreve, i ati, ruante bagëtitë dhe mblidhte sherebele ne mal për te rritur fëmijët mes shume sakrificave. Ata kane dhe nje djalë 10-vjec. Jashtë kamerave, banoret tregojnë se motrat ishin nisur për një kafe në Sarandë, duke marrë me vete shoqen e tyre. Nëna dhe babai u kishin dhene leje, por gjyshja u kishte thënë: “Mos ikni, se kam parë një ëndërr të keqe”.
Motrat, Elvisa 22 vjeç dhe Rezina Dhimaku 20 vjeç, mbrëmjen e djeshme ishin nisur për të pirë një kafe në Sarandë, po humbën jetën në aksidentin tragjik. Mësohet se ato morën leje nga prindërit duke u thënë se do merrnin me vete edhe shoqen e tyre, Antonelën. Madje donin të merrnin me vete edhe vëllanë e tyre 10-vjeçar, por babai u tha ta linin atë se, “është i lodhur”. Babai dhe mamaja e tyre i la të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se “kam parë një ëndërr të keqe”.
Një banor i fshatit Kopaçez në Delvinë tregoi për Report Tv se babai i dy vajzave është bari. Rizal Dhimaku, ose Zotja, siç i thërrasin në fshat, i ka rritur fëmijët duke mbledhur sherebelë.
Motra më e madhe drejtonte një makinë Lancia, me motrën dhe një shoqe pasagjere.Reth orës 20:15 të mbrëmjes së 24 gushtit në aksin Sarandë-Delvinë, një tjetër automjet, një Audi, i përplasi fort, duke i lënë pa jetë motrat, e duke plagosur miken e tyre, 24-vjeçare, Antonela Zhupa. E reja po merr trajtim të specializuar nga bluzat e bardha në spitalin e Traumës, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në timon, rezultoi të ishte një shofer i dehur, 24-vjeçari Kevi Norra, i cili kreu edhe një parakalim të gabuar.
Kevi Norra
24-vjeçari në foto është Kevi Norra, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë që i mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe.
Nga aksidenti i rëndë mbeti e plagosur edhe një vajzë tjetër që po udhëtonte me motrat, 24 vjeçarja Antonela Zhupa, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
Norra që u përplas me mjetin e dy motrave që humbën jetën ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar dhe i ka dalë përballë mjetit me të cilin po lëviznin dy motrat duke u përplasur kokë më kokë. Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku humbën jetën.
Rozina dhe Elvisa Dhimaku
24-vjeçari Kevi Norra që u përplas me mjetin e dy motrave që humbën jetë në aksidentin tragjik në Sarandë mësohet se punon si specialist në Ministrinë e Brendshme. Ai ka qenë dukë lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar dhe i ka dalë përballë mjetit me të cilin po lëviznin dy motrat duke u përplasur kokë më kokë. Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku humbën jetën.
Komente

Kur ne qe kemk votuar 20 vjet PS thonim kujdes patronazhistet se ndihen Zoti, na thonin jeni te Saliut. Mbajeni Rilindjes dhe zogjte e saj se kur te ndodhi ne shtepine tuaj fo na kujtoni.
PërgjigjuKe shume te drejte. Eshte nje zhgenjim i madh per te gjithe ata qe shpresuan te Rama ne vitin 2013. Ndihem keq kundrejt femijeve te mi, per votat qe kam dhene ndaj nje qeverie kullaxhove te dorezuar ndaj te forteve, oligarkeve e krimineleve dhe te dobet e te lig ndaj ligjit e njerezve te thjeshte. Turp i madh qe nje punonjes i Ministrise se Brendshme nget makinen tap i alkolizuar si nje rrugac ordinere
Cfare lidhje ka politika me kete aksident o njeri i mare fund ? Paske lajthitur me kohe o mjeran qe kerkon te besh politike mbi fatin e keq te dy vajzave te reja
Si ka mundesi qe te gjith plerat dhe drogaxhijte levizin me audi, edhe ai plehra ne autostraden e vlores te kripa qe shuajti nje familje audi kishte, po ai do kete dal nga burgu se babai i tij kishte kompani autobuzash dhe ben ndonje transport droge dhe i paguan gjyqetaret tane gjakatare dhe vetem me nenin 290 te kodit penal kane bere kerdine ne shqiperi.
PërgjigjuKu i gjeni këta tipa të ndyrë23 vjeç punon në ministri frytet si gjel dhe kryen këtë kriminel,këti plere duhet tja shash rracën e ndyrë dhe ata që marin në punë të tillët duhen shkarkuar.E keqja është se këta ndyrësira dhe policia nuk ka çfar tju bëjë këta duan ndonjë tip si MIRAT Havari apo si Koseni që jo vetëm i fuste në burg por i ngordhe në dru.Ministria e brendshme duhet të reflektoi se ka mbledhur shum fundrina.
PërgjigjuPo çfar lidhje ka Rama me këtë aksident o shpellar derr maloku... Tipa si ky plerë ka çdo ditë dhe në mes të Tiranës dhe nuk i shikon policia.... Ky ndyrësirë burgimin për jetë e ja hak prandaj drejtësia duhet të veproi.
PërgjigjuTi Kleo je nga Parisi besoj. Sa per dijeni keta Fieraket kane mbushe institucionet e ministrave te Beles. Nje nder keto ministri eshte edhe e Brendshmja. Ishala ne koken e ketyre qe punesojne ordinera per vota. Te rroje Paetia shoku Kleo
Ka ka o idiot, se ky vendos flet ministria e brendshme e nuk e ndalon njeri. Keshtu eshte kur shteti behet parto e partia shtet, ti je malom qe mbyll syte, injorant.
Trimat e qeverise me fenelina edhe ne bythe qe nuk pyesin per ligj e kod rrugor ne cdo cep te Shqiperise .. ai djale eshte vrases me paramendim…!!
PërgjigjuKeta jane “ garipat” qe mbledh ne qeveri Edi Rama..!!
PërgjigjuPo ky duket ne fetyre qe eshte zyrtar shteti. Ska gje me e ndal
PërgjigjuPse o plehere e pashpirt leviz me ate shpejtesi. Te levizesh i dehur dhe me shpejtesi eshte njesoj si te hapesh zjarr me automatik ne nje turme. Je vrases, je nje derre!
PërgjigjuTa varin ne mes te fierit plehren halabak. Ishalla nuk shikon dite te bardhe me sy more felliqesire e u kalbsh ne burg
PërgjigjuJane mbushur ministrite me specialiste qe u duket vetja mbret. Ky me siguri do ia gjeje anen ligjit dhe do dale por mjere familja e mjere Shqiperia qe humbi dy njerez te mire.
PërgjigjuWow.., 23 vjeç specialist në Ministrinë e Brendshme?! Në atë moshë maksimumi mund të jesh specialist te halet e ministrisë se për gjë tjetër nuk bën.
PërgjigjuZoti te dhente ate qe meriton o rrobqir djal, te marrshin pas dy vajzat e pafajshme qe ju preve jeten ne lule te rinise!
PërgjigjuGjynah i mori ne qafe ne lule te rinise,,,qeveria te mari masa eshte e dukshme qe njerzit kane patentat e blera japin para per te mare papenten,,,,
PërgjigjuQelbesire shoqeri islamike. Meshkuj te shkerdhyer e te prirur per keq qe ne bark te nenes
PërgjigjuPse e fut fen ne mes o hale
Ore injorant, po te ishte shoqeri islamike nuk do pinte alkool. Vere pak trurin npun se tpaska zen myk...
Familja e vajzave te mari hake ndaj ketij qelbaniku akoma svdiq ky palaço
Përgjigjume fal i kthen vajzat ne jete vrasja e ketij? apo te hyne ne bela me ligjin familjaret e ketyre fatkeqeve. Ku ta kapesh kete aksident me pare? koke me koke makinat perplasur: e ku ka me bukur tek i sheh makinat ne ate fare feje dhe prodhuesi ri e vret mendjen dhe kjo ndodh rendom ne shqiperi dhe flet shume per ate vend.te gjitha mosha 20+ nen 25 vjec jane mosha statistikisht me e keqe per te ngare makine.kamikazet i shohim perdite rruges po keta e cojne nje nivel me lart kuptimin e nje aksidenti. E zeze si pus nata ne nje rruge pa drita ku mund te ikesh per lesh s'ka rendesi shpejtesia me te cilen ecen. Shtoji dozen e te fortit me audi qe eshte ligji vete (se ne shqiperi ka te beje shume te qenit i forte dhe makina qe nget).Nuk dua te them se dhe viktimat nuk kane patur faj. Per nje kafe naten te shkosh deri ne sarande. amane dhe historirat jane per te qeshur. nga tipa dhe tipe si keta kam hequr doe nga e ngara ne shqiperi. kjo nuk me ben me te pandjeshem ndaj statistikave vrasese shqiptare gjithsesi.
Ta kalbin ne burg shkerllaten i mori jeten dy vajzave. Te reja edhe pa test alkoli ne qofte se eshte futur ne parakalim te gabuar atje te kalbet ti behet mesim dhe per te tjeret se po ikin njerezit si kokrra fiku
Përgjigju