Ekonomi

Aksioni për faturat tatimore, Gjokutaj: Do sjellë rritje të informalitetit! Preçi: Po favorizohen oligarkët! Danaj: Biznesi i vogël në shënjestër, të shkohet edhe tek i madhi

21 Korrik, 22:24| Përditesimi: 21 Korrik, 22:59

  • Share

Prej disa ditësh ka nisur aksioni në terren i administratës tatimore, i cili fokusohet në kontrollin e subjekteve për t’u siguruar që të lëshohet faturë tatimore për blerjen e produkteve ushqimore, përfshirë ato bujqësore dhe blegtorale.

Lidhur me këtë në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv eksperti i Ekonomisë Eduard Gjokutaj, tha se ky aksion do të sjellë efekt të kundërt, pasi rritet informaliteti.

‘Sektori i bujqësisë lëngon nga informaliteti prej dy ose 3 dekada dhe mënyra si qeveria i qaset për ta formalizuar nuk është hera e parë, por formalizmi ka kosto sepse në momentin që ti shkon për ti kërkuar faturën fakt është se i ke shtuar kostot edhe më tej. Duhet që të jenë zgjidhësh njëherë problemat që ka ai bujku dhe mënyrën se si duhet që ti qaset tregut në momentin që zgjidh këto atëherë fatura është qasja e fundit. Unë e shoh si një qasje që ka tendencë për të na dhënë të kuptojmë se diçka do të ndryshojë. Nuk e shoh si diçka serioze ka kohë nuk trajtohet në themel. Po informalitet ka kudo, ka informalitet në ndërtim, në turizmin dhe në sektor të tjerë që lidhen me shërbimet. Fatura nuk diskutohet se duhet, por ai se pret dot faturën për arsye që ne i dimë shumë mirë’, tha ai.

Eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli, ka theksuar rëndësinë e lëshimit të faturave për shërbimet dhe mallrat, si një hap i domosdoshëm drejt një ekonomie të formalizuar.

‘Nuk ka asnjë tatimor të Ministrisë së Financave apo asnjë punonjës të inspektorateve që të bëjnë këto kontrolle. Nuk ka asnjë fermerë ambulante që ti jetë vënë gjobë dhe ti jetë sekuestruar një bidon qumësht, por ato janë sekuestruar nga tregjet e shumicës. Jo se nuk ka ndodhur ajo në Sarandë, por s’ka qenë tatimor i ministrisë, por një punonjës i bashkisë së Sarandës dhe e ka tejkaluar atë që i ka dhënë ligjit. Ato që janë sekuestruar kanë ardhur sekuestrime nga tregjet me shumicë, asnjë kilogramë nuk është sekuestruar nga fermerët ambulantë. 14 korriku ishte fati i fundit kur tregtari duhet që të paraqiste faturën, në këto pika grumbullimi kanë shkuar ata që janë të mandatuar për të sekuestruar. Fatura është e ardhmja sa më shumë ne të kërkojmë faturë shërbimit të mallit aq më shumë i afrohemi shtetit ligjor në ekonomi’, tha ai.

Ndërsa, eksperti i Ekonomie Zef Preçi, e sheh këtë aksion si i ndërmarr nga qeveria për të favorizuar oligarkët dhe kompanitë e mëdha.

‘Po përdoren tatimet për ata që janë në kufirin e mbijetesës, por duhet që të nis nga fillimi, duhet që fshatari të ketë kontroll të tokës dhe cilësisë së tokës që ne këtë gjë se kemi dhe duhen këto ingranazhe që të mos dal fshatari me 2 shishe qumësht, sepse shitja e tij në qytet është më e lartë. Që ta çojë në një pikë grumbullimi duhet që të ketë kontroll mbi cilësinë dhe duhet që të akreditohet. Qeveria është duke punuar në favor të oligarkë të mëdhenj të kompanive të mëdha’, tha ai.

Eksperti i Ekonomisë Vjoldi Danaj tha se informaliteti nuk duhet që të luftohet me aksione. Ai tha se biznesi duhet që të mbështetet. 

‘Nuk e shoh problemin tek biznesi që është ai grumbulluesi, ku do ta gjejë ai faturën, por unë e shoh problemin tek i gjithë zinxhiri. E di pse produktet tona të mishit nuk eksportohen jashtë, sepse ne nuk kemi gjurmueshmërinë e rracës së asaj bagëtie. Pse shkohet tek biznesi i vogël dhe nuk preket një grup  biznesesh të mëdha. Ne jemi një sistem i kalbëzuar edhe administratë tatimore që nuk funksionon dhe si hedh faj Ramës për këtë qe bënë sepse ne duhet që të shohim se nga ka ardhur e gjithë kjo. Nuk mund ti bësh biznesit terror me fushata, por ti duhet ti vish në ndihmë që ta motivosh që ai të formalizohet, nuk bëhet më presion kjo’, tha ai.

Ora 22:57
‘Para në dorë për ndërtimet në trotuare në Tiranë’, ekonomisti Zef Preçi: Bizneset i kanë shfaqur sërish karriget te Stadiumi

 

Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi, teksa u ndal tek aksioni për lirimin e hapësirave publike, e cilësoi atë si një veprim të ngjashëm me fushatat e mëparshme kundër informalitetit, që sipas tij dhanë rezultate të përkohshme.

'Fakti që ndërmerret një fushatë e tillë reflekton shqetësimin publikë për zaptimin e zonave të përbashkëta publike dhe instrumenti i zgjedhur të kujton ato fushatat e mëparshme, bënë fushatë kundër informalitetit, ra përkohësisht dhe më pas u rrit, u bë për energjinë elektrike dhe ujin. Unë e shoh si një parapërgatitje, ky aksion të krijon një shije të pakëndshme. Duhet që të ketë një analizë si erdhëm deri këtu. Nuk besoj se një biznes ka vendosur karriget aty pa marr leje në bashki dhe pa dhënë para nën ose mbi dorë. Të mos merremi sot me dy karrige që kanë vendosur atje dhe ata pas dy ditësh do ti vënë prap. Kishin filluar prap që ti nxirrnin karriget tek stadiumi’, tha ai.

Ora 22:41
Ish- ministri Arben Malaj: Të hartohen reforma të plota strukturore, biznesi i vogël nuk duhet sulmuar, vihet në rrezik vazhdimi i aktivitetit të tij

 

Ish- ministri i Ekonomisë, Arben Malaj, në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, teksa komentoi aksionin për lëshimin e faturave tatimore, tha se duhet që të hartohen reforma të plota strukturore.

“Unë jam i pozicionuar që herët që Shqipëria e ka të pamundur që të rrisë të ardhurat dhe financat në një kohë të shkurtër. Të ardhurat e përgjithshme në 0.44% e dyta nuk vijnë nga ndryshimi të ardhurave dhe është provuar nga studimet e një politikë e ngritur nga tatimet mund të vijë nga një administrim i keq tatimor dhe doganorë. Hapat që merren kanë kosto dhe prandaj rritjet janë më të ngadalshme. Duhet të bëjmë reforma të plota strukturore’, tha ai.

Malaj tha se biznesi i vogël nuk duhet që të sulmohet.

 ‘Ne patëm një aksion kundër informalitetit, aq sa të gjitha dyqanet kanë vendosur me tabela merrni faturën në dyqane, ishte një aksion që nuk dha asnjë rezultat. Duhet që të qartësohemi mirë, biznesi i vogël nuk është lopa e madhe për buxhetin që herë pas herë ti sulesh. Administrata tatimore këstin e parapagimit të fitimit gati e ka dyfishuar për të gjitha bizneset dhe kur ankohesh në mënyrë zyrtare të thonë kështu e ka nxjerr sistemi. Sistemi kush është? Sepse ato sistemi i nxjerr pasi koefiçentët i vendos individi. Dhe ai që ka vendosur koeficentët ka dashur që të ketë të ardhura tatimore apriori. Dhe ti marrësh paratë nga duart çdo biznesi para se ai të ketë një fitim real kjo do të thotë që ta vësh në rrezik për vazhdimin e aktivitetit’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?