Këtë të mërkurë (19 shkurt) në orën 21:00 luhet ndeshja e kthimit play-off në Champions League mes Real Madrid dhe Manchester Cityt. Sfida e parë në Angli foli për spanjollët 2-3, teksa Galaktikët kanë një epërsi të lehtë.
Guardiola ka deklaruar se ekipi i tij ka shanse minimale për të eliminuar Real Madridin në ndeshjen e sotme, por këtë nuk e mendon rivali i tij, Ancelotti.
“Guardiola thotë se ata kanë 1% shanse për t’u kualifikuar? Epo, nuk jam dakord. Ne mendojmë vetëm se kemi një avantazh të vogël që duhet ta shfrytëzojmë.
Unë nuk e mendoj si Guardiola. Mendojmë se na pret një ndeshje e vështirë. Ne po përpiqemi të përgatitemi mirë dhe të rikuperojmë lojtarët. Nuk mendojmë për precedentët e të kaluarës.
Me arbitra europianë ka më pak polemika dhe më pak ndërhyrje nga VAR-i, i cili ndërhyn kur është e nevojshme. Këtë e thonë statistikat. Në Champions League janë arbitrat më të mirë të shteteve të ndryshme dhe cilësia është shumë më e lartë”, tha Ancelotti.
Komente
