Real Madrid dhe Manchester City luajnë sot aktin e dytë mes tyre në play-off e Champions League. Me fillim nga ora 21:00 në "Bernabeu" dy skuadrat do kërkojnë një biletë për në fazën e 1/8, në atë që është quajtur finale e parakohshme apo edhe 'Klasikja' moderne e futbollit evropian, kjo për shkak se dy skuadrat takohen për vitin e katërt radhazi në fazën me eliminim të Ligës së Kampioneve.
Ndeshja e parë në Manchester u fitua 2-3 nga Real Madrid dhe spanjollët janë në avantazh të lehtë. Si Ancelotti dhe Guardiola kanë një plan për formacionet titullare, me ato të mundshme që janë si më poshtë.
Formacionet e mundshme:
Real Madrid: Courtois; Valverde, Asencio, Rudiger, Mendy; Camavinga, Tchouameni; Rodrygo, Bellingham, Vinicius; Mbappe
Manchester City: Ederson; Nunes, Dias, Ake, Gvardiol; Gonzalez; Savinho, Silva, De Bruyne, Marmoush; Haaland
Komente
