VIDEO/ Ra në 'grackën' e të infiltruarit, arrestohet kandidati i Berisha-Meta për Himarën, Fredi Beleri u kap duke blerë 8 vota për 40 mijë lekë (DOKUMENTI)

12 Maj 2023, 06:41| Përditesimi: 13 Maj 2023, 09:48

  • Share

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, është zyrtarisht i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e 'korrupsionit aktiv në zgjedhjet', pra për blerje të voatve. Ai u ndalua nga policia mbrëmë në mesnatë, bashkë me 3 të tjerë, ndërkohë që ka qenë prej ditësh në hetim.

"Arrestimi u krye si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 328 e 25 te K.Penal, që ka ndodhur në rrethanat si më poshtë: Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votes", thuhet në proceverbalin e arrestimit. 

Të shoqëruar në komisariatin e Vlorës së bashku me Fredi Belerin kanë qenë edhe 3 persona të tjerë, avokati i tij, një anëtar i Shtabit elektoral dhe një tjetër. Shoqëruesi i Belerit, Pano Kokoveshi është vënë në pranga për korrupsion në zgjedhje në bashkëpunim.Kokaveshi, truproja i Fredi Belerit, rezulton të jetë i afërmi i Andrea dhe Nikollë Kokoveshit. Këta dy së bashku me Fredi Belerin nën siglën e organizatës “MAVI” hynë nga Greqia në territorin shqiptar të armatosur duke sulmuar me armë postën kufitare të Peshkëpisë. Ndërkohë, janë thirrur për t’u marrë në pyetje disa banorë të Himarës.

Një agjent policie zbuloi të paktën rastin e blerjes së 8 votave nga Fredi Beleri, një votë 5 mijë lekë, gjithsesj 40 mijë lekë. Burime zyrtare të Prokurorisë së Vlorës, i thanë Report Tv, ky pazar votash nga Beleri, kandidati i koalicionit Meta-Berisha për Bashkisë e Himarës, është dokumentuar. Të njëjta burime tregojnë për Report Tv, se hetimet nisën pasi policia, pati informacion paraprak për kërkim vote me para. Agjenti i policisë ishte në mesin e njerëzve që iu premtua kjo gjë. Këtu nisi dhe mbikqyrja, kurse agjenti i infiltruar, u pajis me logjistikën e nevojshme, që nga rregjistruesi, për dokumentim të provave.

Agjenti i infiltruar nga policia, ka biseduar shumicën e kohës me një prej bashkëpunëtorëve të afërt të Belerit, duke regjistruar veprimet e tij mbi bazën e urdhrave të përgjimit të nxjerrë nga prokuroria e Vlorës. Agjenti i infiltruar po ashtu ka biseduar me Fredi Belerin 5 ditë para se të arrestohet. Prokuroria ka dokumentuar se në momentin kur do të bëhej dorëzimi i parave, ka pasur një vonesë të palëve në takim dhe për këtë, anëtari i stafit ka pasur një komunikim me Fredi Belerin, i cili e udhëzon të presë dhe pak. Dorëzimi i parave ka ndodhur në ambientet e brendshme të lokalit, në WC, dhe e gjithë skena është e regjistruar me bisedat zanore që kryejnë personat e përfshirë. Dyshohet se paratë i ka dhënë ndihmësi i Fredi Belerit.

Ndalimi i Belerit është bërë pak pas mesnate, nga forca 'Shqiponja' dhe FNSH teksa ishte në shëtitoren e Himarës. Beleri dhe 3 të tjerët janë dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës. Ai është marrë në pyetje në Komisariatin e Vlorës. Mësohet se ndalimi i Fredi Belerit është bërë pas një hetimi të prokurorisë së këtij qyteti, konkretisht i prokurorit Anton Pali, pasi kishte indicie për sa i përket veprimeve të Belerit dhe anëtarëve të stafit të tij.

Report Tv ka siguruar videon nga momenti i arrestimit të Fredi Belerit. Në pamje duket që Beleri po qëndron me disa persona në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës kur efektivë të Policisë së Shtetit e arrestojnë. Në operacion kanë marrë pjesë Forcat 'Shqiponja' por edhe ato të FNSH. Në pamje duken 6-7 forca policie që i marrin me shpejtësi personat, ndoshta edhe për të shmangur ndonjë incident apo irritim me mbështetës të Belerit. Për momentin çështja po hetohet nga policia dhe prokuroria e  Vlorës. 

Mbrëmë pas mesnate, në ambientet para komisariatit të Himarës janë mbledhur një grup simpatizantësh, ndërkohë që ka qenë i pranishëm edhe Vangjel Dule, kreu i PBDNJ, partia në koalicion me Berisha-Meta që e ka propozuar kandidatin Beleri. Në një prononcim për mediat Dule e ka quajtur sulm të pastër politik arrestimin e Fredi Belerit dhe bën thirrje që të tilla tentative për pengimin e procesit elektoral të ndalen veprime të tilla. Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit orkestruar enkas nga kryeministri Rama. 

Ndërkohë që sot në polici janë thirrur edhe banorë të Himarës. Një prejt tyre ishte Mariglinda Mërkuri nga Himara.

Na është premtuar 200 mijë lekë për tre persona. Nuk me ka thënë gjë Fredi Beleri, por më ka thënë Niko Panajoti jepja votën Belerit edhe lekët ai do të mi jepte”-  

Një tjetër banor, Ligor Merkuri, u shpreh se ju kanë premtuar nga 100 mijë lekë për votë por që deri më tani nuk ju kanë dhënë asgjë.

Mbrëmë vonë, në një intervistë ekskluzive edhe kryeministri Edi Rama e ka akuzuar Fredi Belerin për tentativa për manipulim të votave. Rama e cilësoi Belerin një maskara për të cilin shtoi se ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët shqiptarë në Greqi që të votojnë për të më 14 maj. Rama foli edhe me emra kur thha se 2 personat që po kërcënojnë emigrantët se do iu grisin letrat greke janë Napolon Çakalli dhe Spiro Koka, të cilët i paralajmëroi se do merret personalisht me ta.

Ky arrestim ka sjelle reagime të ashpra, ky dyshja Berisha-Meta e cilësojnë si politike për të penguar fitoren e Belerit në 14 maj. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama e mohoi një gjë të tille, duke thënë se beteja e Partisë Socialiste me kandidatin në fjalë nuk kanë lidhje me hetimet. Ndërkohë, Greqia nëpërmjet ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias kanë bërë me dije se nëse arrestimi i Belerit nuk është bërë mbi bazën e provave do përbënte një skandal të madh.

Reagimet e ashpra për Fredi Belerin kanë ardhur nga shumë krah politikë dhe jo vetëm pasi në një deklaratë të tijën për mediat greke tha se do të helenizojë Himarën në rast se do të zgjidhet në krye të bashkisë më 14 maj.

“Është jetike për helenizmin e Himarës të kapërcejë të gjitha pengesat, që e pengojnë këtë mundësi, të ketë punë të mira, të gëzojë pasurinë e tij, e cila na është mohuar prej 60 vitesh, për t’iu ofruar arsim në gjuhën amtare, greke të gjithëve. Zgjedhja ime do të lehtësojë rrjedhën e helenizmit”, pati deklaruar  Beleri për gazetën e madhe greke 'Protothema'. 

 

Procesverbali i arrestimit

Ora 15:15
Detajet nga përgjimet që ‘fundosën’ Fredi Belerin! Çfarë roli kishte bashkëpunëtori i drejtësisë, komunikoi me kandidatin pesë ditë më parë

1683867293_fredibeleri.jpg

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i kandidatit të koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Mediat raportojnë se i infiltruar i drejtësisë që ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me autoritetet, hyri në diskutim me Belerin pesë ditë para arrestimit në pazaret për shit-blerjen e votës. 40 mijë lekë të vjetra janë dhënë për 8 vota, ndërsa mësohet se Fredi Bleri i kishte premtuar bashkëpunëtorit të policisë se nëse do ua blinte votat këtyre 8 personave do t’i jepte 40 mijë lekë për 8 votuesit dhe 30 mijë lekë për atë vetë.

Sipas TCH, për ta bindur personin që bashkëpunoi me drejtësinë i është treguar dhe lista e zgjedhësve që bashkëpunëtori i drejtësisë tha se i kishte gati.

Ndihmësi i Belerit dyshohet se është personi që në vëzhgimet ambientale ia çon paratë bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ky i fundit u vonua në takim dhe në një moment ndihmësi e telefonon Belerin duke i treguar se personi nuk gjendej aty. Beleri shprehet “prit një minutë” dhe më pas bashkëpunëtori i drejtësisë shfaqet në vendtakim për të marrë paratë nga ndihmësi i Belerit. TCH shkruan se sipas dosjes së hetimit rezulton që paratë për tetë vota u dhanë në një WC dhe se ky moment është vetëm me audio dhe jo i filmuar dhe me kamera sikurse takimet e tjera nën vëzhgim nga një grup i Policisë së Shtetit të dërguar nga Tirana.

Ora 15:06
Avokati i Fredi Blerit: 40 mijë lekët e sekuestruara s’kanë lidhje me të! Janë të një personi tjetër

Avokati i Fredi Belerit ka folur për mediat dhe ka thënë se 40 mijë lekët e sekuestruara nuk kanë lidhje me kandidatin për kryetar bashkie për Himarën. Ai ka thënë se 40 mijë lekët prokuroria janë të një personi tjetër.

"Sapo kam dalë nga dyert e komisariatit të policisë se Vlorës. Kam takuar vetë zotin Beleri, akuza e tij është për korrupsion aktiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim. Kushtet e flagrancës nuk ekzistojnë në këtë momente, se vetë Beleri ka qenë me dy miqtë e tij duke darkuar me një lokal dhe ka dalë jashtë duke biseduar sepse normale janë në fushatë elektorale bisedojnë gjatë fushatës. Në atë moment i ka vajtur policia dhe pretendon se është kapur në kushtet e flagrancës. Kushtet e flagrancës nuk ekzistojnë sepse neni 253 dhe 254 i Kodit të Procedurës Penale parashikon që kushtet e flagrancës duhet të kesh diçka që ti japësh, ose lekë. Beleri në këtë moment nuk është kapur me para. Paratë e sekuestruara i janë gjetur një personi tjetër që s’ka lidhje me zotin Beleri. Ashtu siç shpjegoi dëshmitarja tjetër që ishte këtu dhe tha se me zotin Beleri s’kemi fare kontakte. Nuk ka qenë zoti Bleri që ia kemi marrë", ka thënë ai.

 

Ora 14:03
Operacioni 'Matrix' vë në pranga Fredi Belerin, prokurori: Kemi siguruar prova për blerje votash! Hetimet nisën në 8 maj, vijojnë ende

 

Prokuroria e Vlorës ka bërë me dije se hetimet për korrupsion në zgjedhje ndaj kandidatit Fredi Beleri kanë nisur në 8 maj. Në një deklaratë për mediat, prokurori i Vlorës, Aurel Zarka ka bërë me dije se janë siguruar prova për akuzën e blerjes së votave, e ndërsa tha se janë sekuestruar 40 mijë lekë në cilësinë e provës maksimale.

“Më datë 08.05.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka regjistruar procedimin penal nr. 489, mbi bazën e referimit të bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.   Nga aktet e administruara deri më tani në funksion të hetimit për këtë procedim penal, nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, informacione në lidhje me disa shtetas të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të shit-blerjes së votës, për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023, në qytetin e Himarës dhe në fshatrat që janë pjesë e bashkisë Himarë, duke iu ofruar qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurues. 

Pas regjistrimit të procedimit penal, nga ana e prokurorit është autorizuar kryerja e një sërë veprimesh procedurale në terren, me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, me qëllim konstatimin e faktit penal për të cilin është regjistruar ky procedim penal.  Pas kryerjes së një sërë veprimesh nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në faktet e mbledhura gjatë hetimit dhe në provat e siguruara në dinamikë, me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, në kuadër të operacionit policor të koduar "Matrix", është bërë në arrestimi në flagrancë i shtetasve:      

Dh. B. alias A. B., 51 vjeç, dhe P. K., 44 vjeç, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328, 25 i Kodit Penal.     Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shumë monetare prej 40 000 lekësh të rinj. Hetimet vazhdojnë", tha ai. 

Ora 12:26
Arrestimi i Belerit, kandidati i Berishës ra në grackën e ‘të infiltruarit’, do blinte 8 vota për 40 mijë lekë

 

Report Tv mëson se kandidati i koalicionit Berisha-Meta Fredi Beleri u përgjua, Bëhet fjalë për 40 mijë lekë për 8 vota. Policia futi agjent të infiltruar që përgjoi pazarin për shitjen e 8 votave.

Ora 11:49
VIDEO/ Arrestimi i Belerit, qytetarët e Himarës: Na premtoi nga 10 mijë lekë për votat, por s’pranuam

Qytetarë të Himarës që janë shoqëruar nga policia, pas daljes nga DVP Vlorë deklarojnë se janë kontaktuar nga njerëz të Fredi Belerit për të shitur votën. Ata thonë se u ishte ofruar nga 10 mijë lekë për person në familje për t’i dhënë votën Fredi Belerit.

“Ishte Beleri dhe na tha do të japim lekë. Nuk dua lekë i thashë. 100 mijë lekë për votë më tha. Isha unë nusja dhe mamaja. Ne nuk pranuam. Nuk kemi marrë lekë.”- tha Gligon Mërkuri, qytetar.

Ndërkohë një qytetare tjetër tha se nuk i ka thënë gjë Fredi Belerit, por i ka thënë Niko Panajoti, që t'ja japë votën Fredi Belerit, kundrejt 10 mijë lekëve.

“Na thanë do u japim secilit nga 10 mijë lekë për të votuar Belerin. Vetë ai nuk më ka thënë gjë, por më kanë thënë Niko Panajoti ”jepja votën Fredi Belerit”. Erdhën sot na morën në 3 pa 10 nga shtëpia.”- tha një tjetër qytetare.

Ora 11:38
Nga masakra e Peshkëpisë te dënimi me 3 vite për burg për thirrje urrejtjeje nacionaliste, kush është Fredi Beleri, sot i arrestuar për blerje votash

 

Sot është arrestuar me akuzën e blerjes së vota, po kush është Fredi Beleri, cili pas marrëveshjes Berisha-Dule, është konfirmuar si kandidat i opozitës për Bashkinë e Himarës? Për afro tri dekada emri i tij është lidhur me një prej ngjarjeve më të rënda, që cënoi sovranitetin e vendit, “Masakrën e Peshkëpisë”. Është arrestuar, liruar, hetuar e gjykuar për atë ngjarje, dosja e të cilës përfundon gjithmonë duke u mbyllur me siglën “pa autor”.

Paradoksi qëndron në faktin se në vitin 1994, kohë kur Sali Berisha ishte president i Republikës, Beleri ishte një nga personat e akuzuar për “Masakrën e Peshkëpisë”. Pavarësisht asaj që kishte ndodhur në Gjirokastër, ai mori guximin dhe kandidoi për kryetar të Bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të 2015-ës, në siglën e PBDNJ. Edhe pse e mori me vote përgjigjen e himariotëve, duke mos arritur të fitonte, ai e provoi sërish në vitin 2019, por, para 4 vitesh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi kandidimin e Alfred Belerit si kandidat i pavarur për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 në Bashkinë e Himarës.

Shkak për këtë vendim ishin shkeljet që iu gjetën në formularin e dekriminalizimit. Në vitin 2006, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 3 vjet burg për thirrje urrejtjeje nacionaliste.

E prapë nuk dorëzohet. Beleri sërish kandidon dhe aspiron për të tretën herë që të drejtojë Bashkinë e Himarës. Ai është hetuar tri herë për “Masakrën e Peshkëpisë”, një herë në Greqi dhe dy herë në vendin tonë. Tashmë dosja është e arkivuar, ashtu si edhe në rastet e mëparshme, me siglën “Pa autor”. Fredi Beleri dhe dy të dyshuarit e tjerë të kësaj ngjarjeje, prej asaj date u liruan nga akuzat e ngritura ndaj tyre.

Ora 11:23
DOKUMENTI/ Urdhër arresti i firmosur për Fredi Belerin! Prokuroria: U arrestua duke dhënë para në këmbim të votës

Report Tv siguron dokumentin e urdhër arrestit të firmosur për Fredi Belerin. Beleri u arrestua teksa premtonte dhe jepte para për vota

“Është arrestuar duke premtuar dhe dhënë para në këmbim të votës”, thuhet në dokument.

Ora 11:16
Në ndalim prej mesnatës së djeshme, Fredi Belerit i komunikohet arresti nga policia e Vlorës

 

Fredi Belerit i komunikohet urdhri i arrestit. Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, bëjnë me dije se urdhri i arrestit është firmosur pak më parë. Ndërkohë avokati i tij është lirua dhe ka dhënë dorëheqjen nga çështja për të dalë si dëshmitar.

Ora 10:16
Arrestimi i Belerit/ Drejtori i Policisë së Tiranës: Ka qenë në hetim prej pak kohësh

 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë detaje lidhur arrestimin e Fredi Belerit.

“Është e vërtetë që është shoqërua në Policinë e Vlorës. Nën drejtimin e prokurorisë ka pasur një procedim në ndjekje, për këtë do ketë një njoftim për shtyp”, tha Jaupi.

Ora 08:12
VIDEO/U shoqërua në komisariat bashkë me Fredi Beleri, anëtari i shtabit elektoral dërgohet në spital me ambulancë! U ndie keq

 

Të shoqëruar në komisariatin e Vlorës së bashku me Fredi Belerin kanë qenë edhe 3 persona të tjerë, avokati i tij, një anëtar i Shtabit elektoral dhe një tjetër. Njëri prej të arrestuarve është ndier keq pasi kishte probleme me zemrën dhe ka ardhur ambulanca, e cila e ka marrë nga komisariati për ta çuar në drejtim të spitalit.

Ora 06:57
VIDEOLAJM/ Momenti kur forca policie arrestojnë kandidatin për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri

 

Report Tv ka siguruar videon nga momenti i arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë" për bashkinë Himarë.

Në pamje duket që Beleri po qëndron me disa persona në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës kur efektivë të Policisë së Shtetit e arrestojnë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/05/2023 01:12

    IT'S OVER!!! /More fund Gjon Fusha!/

    Përgjigju
  • Linda: 12/05/2023 21:29

    Per tu habitur se kryeministri grek dhe politika e tij i kane shkelur te drejtat e emigranteve shqiptare dhe jo vetem me kembe e me duar dhe ju vjen keq tani pse zbatohet ligji i votes se lire per Bejlerin.Blerja e votes denohet me ligj evropian dhe Shqipria eshte e vendosur te eci perpsra ne rrugen evropiane.

    Përgjigju
  • Gjin Shehu: 12/05/2023 18:35

    Aman moj drejtesia shqiptare po keni perendi ,mos e lini me te dale nga burgu.....

    Përgjigju
  • George: 12/05/2023 15:02

    Askush nuk duhet te qendroje mbi ligjin. Fred Bejleri duhet te denohet per krimin e blerjes se votes qe ka bere!

    Përgjigju
  • Gjergj: 12/05/2023 15:00

    Tani,,palaçua i qarqeve talebane me velladon,,le tè greqizojè haletè e birucave tè paraburgimit. Asnjè tèrheqje mbrapa nga drejtèsia shqiptare. Pèrpjekjet nga qarqe tè caktuara greke pèr tè ndikuar nè lirimin e palaços, vetèm se tregojnè qartè, se pèr ta, ligji shqiptar nuk ka rèndèsi. Zbatoni ligjin shqiptar dhe tregojini vèndin çdo keqbèrèsi,,zonja dhe zotèrinj tè SPAK. Pèrpjekjet e Ilir hajdutit dhe Sali Non Gratès pèr tè destabilizuar vèndin, duke bashkèpunuar me qarqe terroriste tè fqinjit jugor,,janè tè dukshme dhe nuk tè duhet tè jesh profet, pèr ti kuptuar. Ata tè dy dhe gjithè soji i shitur shqipfolès nè Shqipèri,,,KANÈ DÈSHTUAR DHE VETÈM SE PÈRSHPEJTOJNÈ DEKOMPOZIMIN E TYRE. Ata, janè nè shèrbim tè interesave tè kètyre qarqeve, tash 35 vjet.!!!

    Përgjigju
  • Flori: 12/05/2023 14:41

    Bravo Rama nuk cenohet territori i Shqiperise..beheni shembull plehren!!

    Përgjigju
  • Stela: 12/05/2023 14:02

    Kush e di veten ky kryeministri grek qe urdheron te lirohet menjeher dhe te mari pjes ne zgjedhje.Nderhyn ndonjeher kryemistri shqiptar ne zgjedhjet greke? Shikoni punet tuaja dhe futini ne by.h kercenimet me BE-ne

    Përgjigju
  • Arben: 12/05/2023 13:32

    Mire tha dje Pjerin Ndreu. Keta te opozites jane te gjithe talebane. Derisa sa bashkepunojne me Saliun apo Ilirin, armiq te shqiptareve do jene.

    Përgjigju
  • Turi: 12/05/2023 12:16

    Po cpun ka kandidati le te mbajn brenda ate qe afroi lek

    Përgjigju
  • Blenard: 12/05/2023 11:44

    Sh mire ben qe e arestuan zagarin hajdut i pabes dhe llapen e gjat kjo esht te jesh andej nga ai percaktoi preardhjen e shqiptareve maskara i pa bes

    Përgjigju
  • Turi: 12/05/2023 11:27

    Cfare lidhje ka nese eshte Grek apo Shqiptar,drejtesia nuk duhet te njohe rrace apo ngjyre lekure por te veproj njesoj per te gjithe

    Përgjigju
    • Nuk ka lidhje: 12/05/2023 15:33

      Lidhjen e bën ti

    • Agjenti: 12/05/2023 14:18

      O koktul je apo sje ktu ti. Ai thote do ta helenizoje ti del thua perralla. Ishalla e kalbin mrena grekofilin

  • Hahahahahaaaaa: 12/05/2023 11:17

    Nga doli grek ky me kete fytyr? Se kuptoj reagimin e shtetit grek per kete pseudogrekun nqs provat jan kunder ketij cfare kerkon miçogari.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 12/05/2023 10:55

    Shoqeria shqiptare ka mbritur ne zgrip....tani po ndajme politikanet e konsumuar ne vlersimin "më i mirë hajduti im,se hajduti jot". Cfare neverie....por siç ka thene njeri "SKEMI PARË GJË AKOMA..."

    Përgjigju
    • Tepelena: 12/05/2023 16:44

      Nese ti ke prova per hajdute te tjere, dergoi ne prokurori ose polici. Por neve s’do na e prishesh dot festen kur arrestohet nje hajdut antishqiptar.

  • Dil Sali e mbro Bejlerin tani: 12/05/2023 09:55

    Thuaj ky është urdhër i Erdoganit ndërsa të krishterët e Fan Nolit me në krye Edi Ramën e arrestuan Beun tonë. "dhe një zë vëngon nga lumi, më buçet, më zgjon nga gjumi, se mileti po gatitet, se tirani lebetitet, se pëlcet, kërcet furtuna, fryhet vjosa, derdhet buna, skuqet semani dhe drini, dridhet beu dhe zengjini"

    Përgjigju
  • Skrapar: 12/05/2023 09:41

    Po shoh se për shtrëmbaluqin sali ca kokrra m... shesin himarë e çamëri!! O jashtqitja e kombit...po ky gjëja e zezë ka vrarë dy shqiptarë, roje të atdheut...o gjaklëtyrë!

    Përgjigju
  • Pse disa po qajnë për Bejlerin: 12/05/2023 09:34

    Sovranistët ose ata që janë aleatë me të gjithë veç Amerikës e Shqipërisë po qajnë për Bejlerin. Po pse? Se janë të shitur, të korruptuar dhe me dosje spiuni në Gërqi e Sërbi.

    Përgjigju
  • Shqipëria: 12/05/2023 09:18

    Po vëllai i Safet Gjicit është arrestuar? Spaku partisë e arrestoi apo ç'e do thuaj?

    Përgjigju
    • Beni: 12/05/2023 10:24

      Pse te vjen Keq per kte grek un ty mo. Je shqiptar a jo o ca te them un ty.

  • vlora3: 12/05/2023 09:01

    po pse veten Fredi blen vota, kjo ja ben muu qe eshte selektive se i prishen pazaret e pronave ne himare e dhermi prandaj

    Përgjigju
  • Arbëri: 12/05/2023 08:44

    E gjitha është lojë e pist e Edvin shkjaut shqipfolës

    Përgjigju
    • Rruli: 12/05/2023 19:03

      O ty tu shperthefte majaselli se nuk ngeli gabel pa ta leruar ate qe ke ne shpi

    • Po me po: 12/05/2023 10:25

      O te mort emrin se è kevika Keq per ket jevgjit grek.

  • Vlonjat: 12/05/2023 08:29

    Ky rrobqiri Dule duhet varur me koke poshte, ky eshte me negativ se beler rrobqiri ky nxit vetem urrejtje e percarje .

    Përgjigju
  • Arbëri: 12/05/2023 08:21

    Loja e Edvin shkjaut shqipfolës, ky tradhtar i pështirë do e greqizoj dhe serbizoj të Shqipërin sepse vet është më rrënj nga të du anët armike . Edvin shkjau shqipfolës nuk është Shqiptarë!

    Përgjigju
    • Niku: 12/05/2023 13:22

      Arberor serbi ty nuk te lidh puna fare me shqiperine sepse je serbobullgar ti je kokrra e idiotit merru me lopet Coban i trash ,.

    • e drejta: 12/05/2023 09:12

      IK MORE M A S K A R A .SERB KRIMINEL

  • Kur ka shtet: 12/05/2023 08:06

    Tani Saliun. Likja është i kapur, vjen vetë ai.

    Përgjigju
  • Cameria: 12/05/2023 08:06

    Jevgjitet e anadollit. Zoti kryeminister,pse nuk flisni per Camerine?

    Përgjigju
    • Arber: 12/05/2023 10:48

      Ja kemi lene Irizit qe eshte ne koalicion me salen dhe Liken dhe "bashke fitojne" kane cakuar Belerin ti qaje hallin çamerise .Ikni ore dallavere. Per aq kohe sa ti shkoni pas qoftelargut keshtu do tollovitetini , te shfrytezuar per vota .

  • Vlora: 12/05/2023 08:03

    I paharruar qoft ..hidheni ne det te shkoj ne te semes

    Përgjigju
  • edmond( koder rreshen): 12/05/2023 08:02

    Tre dit para votimit ne i bem nje nder Bejlerit ! Ju plotesuam deshiren "patrioteve Tosk Shqiptar" me arrestimin e tij (per disa or) .E bem Hero ne syt e minoritetit Grek,dhe e viktimizuam si te perndjekur politik . Shteti yn mendon dhe programon per Bejlerin me shum vota ne kutit e votimit te se dieles .

    Përgjigju
  • patrioti: 12/05/2023 08:00

    kam 1 mije ankesa per kete qeverisje, por sot i them BRAVO sepse kombi eshte mbi gjithcka. nuk mund te vije nje plere, kriminel, pseudogrek te bej deklarata shoviniste. kalbeni maskarajn edhe per masakren e peshkepise

    Përgjigju
  • Riku: 12/05/2023 07:51

    Ta nise helenizimin nga top hati ievp-se

    Përgjigju
  • Qatipi: 12/05/2023 07:31

    Ore Tahip po si nuk merni vesh qe kete gje do ta ham ne si popull se Rama muti si gjen gje. Si gezoni qe vendosen diktatura ne kete vend. Po le te punoi Gorua te fitoi jo te vjedhe e te le sekretaret shtatzane te gjitha.

    Përgjigju
    • Sinani: 12/05/2023 18:18

      O qato po ca thua o qato... shteti funksionon mbi ligje ta dish shoku qato,diktature quaj kur mulosmani ne vlore arrestonte komisioneret me urdher te xhelatit sali te kujtohet...? keshtu qe sa per diktature eshte saliu jot qe e ka ne gjake bashk me komunistat qe ka ne strofullen e tije .

    • Tahip: 12/05/2023 14:52

      O qatip, merru me diktatura dhe diktator se sme interesojne! Me interein vetem qe cdo bajge antishqiptare te shkoje ne kokerr te bugut! Duke filluar nga ky plere me dulen e saliun!

  • Tahip: 12/05/2023 06:46

    Shyqyr nje lajm i mire

    Përgjigju
    • Erald: 12/05/2023 08:09

      Hahahha i bukur ky koment

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?