Avokati i Fredi Belerit ka folur për mediat dhe ka thënë se 40 mijë lekët e sekuestruara nuk kanë lidhje me kandidatin për kryetar bashkie për Himarën. Ai ka thënë se 40 mijë lekët prokuroria janë të një personi tjetër.
"Sapo kam dalë nga dyert e komisariatit të policisë se Vlorës. Kam takuar vetë zotin Beleri, akuza e tij është për korrupsion aktiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim. Kushtet e flagrancës nuk ekzistojnë në këtë momente, se vetë Beleri ka qenë me dy miqtë e tij duke darkuar me një lokal dhe ka dalë jashtë duke biseduar sepse normale janë në fushatë elektorale bisedojnë gjatë fushatës. Në atë moment i ka vajtur policia dhe pretendon se është kapur në kushtet e flagrancës. Kushtet e flagrancës nuk ekzistojnë sepse neni 253 dhe 254 i Kodit të Procedurës Penale parashikon që kushtet e flagrancës duhet të kesh diçka që ti japësh, ose lekë. Beleri në këtë moment nuk është kapur me para. Paratë e sekuestruara i janë gjetur një personi tjetër që s’ka lidhje me zotin Beleri. Ashtu siç shpjegoi dëshmitarja tjetër që ishte këtu dhe tha se me zotin Beleri s’kemi fare kontakte. Nuk ka qenë zoti Bleri që ia kemi marrë", ka thënë ai.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Ra në 'grackën' e të infiltruarit, arrestohet kandidati i Berisha-Meta për Himarën, Fredi Beleri u kap duke blerë 8 vota për 40 mijë lekë (DOKUMENTI)
SI.E./ReportTv.al