Foto ilustruese

Armiqtë kryesorë të trurit, faktorët që dëmtojnë funksionin mendor

29 Tetor, 15:27| Përditesimi: 29 Tetor, 15:33

  • Share

Truri është një nga organet më të rëndësishme për njeriun. Sipas ekspertëve këta janë gjashtë “armiqtë” që mund të ndikojnë negativisht në funksionin njohës, gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien tuaj.

Sheqeri
Konsumi i tepruar i sheqerit shkakton inflamacion në tru, duke ndikuar në kujtesë dhe rregullimin e humorit.

Aktiviteti i ulët fizik
Mungesa e aktivitetit fizik ndalon qarkullimin e gjakut në tru, duke ulur funksionin njohës dhe rritur nivelet e stresit.

Qëndrimi para ekranit
Kalimi i tepërt i kohës para ekranit mbingarkon trurin, duke rezultuar në lodhje dhe ulje të fokusit. Rekomandohet që çdo ditë të bëni pak pushim minuta nga teknologjia.

Mungesa e socializimit
Lidhjet njerëzore janë thelbësore për shëndetin mendor dhe emocional. Ndërveprimet sociale stimulojnë rrjetet nervore dhe ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit kognitiv.

Dehidratimi
Pirja e pamjaftueshme e ujit ndikon në përqendrimin tuaj. Duke qenë se truri është rreth 75% ujë, është thelbësore të qëndroni të hidratuar për të funksionuar në mënyrë optimale. Mbani gjithmonë një shishe me ujë pranë.

Mungesa e gjumit
Gjatë gjumit, truri pastron dhe përpunon informacionin. Mungesa kronike e gjumit ndikon negativisht në kujtesë dhe përshpejton rënien njohëse. Këshillohet të flini 7-8 orë çdo natë për të shplodhur trurin tuaj.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?