Marku shkarkon kreun e Krimeve të Rënda Hajdarmataj, në vend të tij Donika Prela

9 Maj 2018, 15:32| Përditesimi: 9 Maj 2018, 21:32

  • Share

Pas afro dy vitesh Besim Hajdarmataj nuk do të mbajë më postin e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai është shkarkuar sot nga kryeprokurorja Arta Marku, e cila sqaron se:

Emërimi i znj. Donika Prela si kreu i krimeve të rënda, do të sjell ndryshim në drejtim të rezultatit të ndjekies penale më të shpejtë dhe më të efekshme të cështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit, mbetet prioritet më i lartë i kryeprokures.

Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme

Sipas këtij motivacioni, nga sot në krye të akuzës për Krimet e Rënda është caktuar Donika Prela e cila prej janarit 2018 ishte komanduar në krye të Prokurorisë së Durrësit.

Besim Hajdarmataj do të kalojë si prokuror i thejshtë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe eprorja e tij tashmë do të jetë Prela.

Prokurorja e re në Durrës dhe akuzat e Dritan Ginës për të

Ndërkohë, vendin e Prelës në Prokurorinë e Durrësit do ta zërë Anita Jella.

Ish-prokurori i Elbasanit Dritan Gina, pasi ishte shkakruar nga Arta Marku nga funksioni i tij, kishte ngritur padi ndaj kryeprokurores, padi e cila ishte marrë në shqyrtim nga Anita jella, të cilën Gina e akuzoi se nuk mund të hetonte çështjen e tij, pasi ka qenë shoqe klase me Arta Markun.

“Prokurorja Anita Jella nuk ka kompetencë për hetimin e materialit që unë kam paraqitur për Markun. Jella që po merret me hetimin ka lidhje shoqërore me Kryeprokuroren Arta Marku. Ato kanë qenë në një klasë” – ishte shprehur Gina në atë kohë.

Hajdarmataj, nga emerimi nga Llalla deri te dosja "Tahiri"

Hajdarmataj ishte një prej prokurorëve të dosjes “Tahiri”, në grup sëbashku me prokurorët Genti Osmani, Elisabeta Imeraj, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Pak ditë më parë ai konfirmoi se brënda javës ish ministri Tahiri do të thërritej për të dëshmuar sërish, pasi la mandatin e deputetit javën e kaluar.

Hajdarmataj erdhi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me firmën e Adriatik Llallës në 2016, ndërsa më parë ai ka qenë Prokuror në Tropojë dhe në Krujë.

Donika Prela (majtas) dhe Arta Marku gjatë një mbledhjeje

Hajdarmataj kishte zëvendëzuar Eugen Becin në krye të prokurorisë së Krimeve të Renda.

Donika Prela, mikeshë e Arta Markut

Donika Prela është një prokurore karriere dhe është një ndër emrat që u lakuan si mikeshë e Arta Markut, kur u vendos në krye të prorkurosë së Durrësit.

Emërimi i Donika Prelës në këtë detyrë të rëndësishme, vjen një ditë pasi në qytetin e Durrësit u grabit posta sekrete e Prokurorisë së drejtuar prej saj.

Dyshohet se grabitësit grabitën postierin pasi mendonin se ai kishte tërhequr para në postë.

Komento

Komente

  • Tirona: 10/05/2018 07:31

    Iku dhe nji bajg.

    Përgjigju
  • Fredi: 09/05/2018 21:09

    Shume rastesi nuk perbejne me koincenca o komentues militante. Ato jane fakte. Te jesh i majte nuk do te thote te mbeshteses banden LSI, ose Ndyresirat qe kane flliqur PS-ne. Do te thote te jesh i drejte dhe me llogjike. Premtimi i pare kur u vendos Arta Marku ishte se prokuroret e ceshtjes Tahiri nuk do preken. Genjeu! Nipin e Jemin Gjanes, ish kryeprokuror te durresit, ish student i armatosur ne '97 per te shtypur revoltat e jugut, atiji qe ju refuzua viza amerikane, pasi e degdisi ne tropoje e rikthen serish, por kete rradhe ne prokurorine e pergjithshme. Kush nderhyri kaq fort per kete rokade? Mos thoni krimi i organizuar nga Durresi se " nuk e beson " njeri. Momentin kur Tahiri le mandatin dhe i thirren sersh kelyshet per te deshmuar vjen hapi i rradhes nga Zonja Manja, me falni Zonja Marku. Vendoset ne krye te Krimeve te renda pikerisht prokurorja qe mbylli ceshtjen e Ledio Rucit, djali i Gramozit, keshtilltari juridik, mentor dhe mbrojtes i Sajmir Tahirit. Keto nuk jane koincidenca por fakte qe dhe Rilindja po tallet me shqipetaret. Nuk me intereson fare opozita e kalbur dhe e kriminalizuar, pastrimi fillon nga vetja. Nuk mund te me mjegulloj llogjiken mua Mero Baze, me shkrime dhe portalin e tij pamflet qe sponsorizohet nga Sajmjr Tahiri. Behuni qytetare, jo militant. Merruni me Izet Haxhin se keto qe po ndodhin jane " pa rendesi" Turp.

    Përgjigju
    • Shpellar vicidoli: 10/05/2018 01:02

      Vendimi i shkarkimit e thotë qartë arsyen. Besim Hajdaramtaj është prokurori garant i trafikut të drogës nga Kolumbia të kompanisë “Alb Garden”, pasi dy vjetë më parë, në një situatë të ngjashme si kjo e para dy muajve, ai ka pushuar çështjen ndaj këtij biznesmeni në kontinerin e të cilit u gjend kokainë e ardhur nga Kolumbia. Skema e garancisë së prokurisë së Adriatik Llallës, përmes Hajdarmataj për atë linjë trafiku, është bazuar tek skema e thjeshtë e transportit të heroines, përmes një kompanie e cila formalisht nuk mban përgjegjësi për “mallrat” e tjera përveç bananeve që vijnë në portin e Durrësit, nëse prokuroria nuk bën hetime shtesë.  Kështu sipas këtij parimi kjo kompni ka sjell kokainë në Portin e Durrësit dhe kur është kapur në kohën e Adriatik Llallës, çështja është pushuar. Prej atëhere, pronari I “Alb Garden” nuk është vendosur nën përgjim, nuk është bërë asnjë përpjekje për hetime të thelluara dhe me të janë sjellë sikur ai të ishte viktimë e trafikut të kokainës dhe jo autor i saj

  • Faik: 09/05/2018 19:43

    FALEMINDERIT 1.000 herë AMBASSADORIT AMERIKAN DONALD LU , që po ju nxin jetën Gjyqtarëve dhe Prokurorëve , që nuk po ndjekin Penalisht asnjë ish HAJDUT të ZYRAVE të SHTETIT edhe pse kanë bërë BATËRDINË duke GRABITUR gjithçka !!! Pse nuk HETONTE ky PROKURORI PETRIT VASILIN , GENC RULIN , VANGJEL TAVON , RIDVAN BODEN , ARBEN AHMETAJ , HAXHINASTRO HAJDUTIN ?!? Shqiptarët I NJOHIN HAJDUTËT dhe PESHKAQËNËT e MËDHENJË , prandaj edhe ARTA MARKU e shkarkoi këtë HAJDARMATAJ , sepse ky po flinte 'GJUMË' mbi Dosjet e KRIMIT dhe KORRUPSIONIT ! THANK YOU MS DONALD LU ! KRYEMINISTËR i ardhshëm duhet të jetë DONALD LU , JO këta ZAGARËT e Politikës Shqiptare që e kanë mendjen vetëm për të VJEDHUR dhe GRABITUR POPULLIN e tyre .GOD BLESS DONALD LU .

    Përgjigju
  • Prishtinasi: 09/05/2018 17:28

    kjo nuk vendos asgje vetem te huajt e vendosin drejtesine dhe pike!!! cdo gje do te vije ne vendin e vet.. me rend shkojne gjerat

    Përgjigju
  • Tahipi: 09/05/2018 17:05

    Tamam reform ne drejtesi avash avash Markus Po I vendos deget ne Pemen e vet , Tashi te shohim cdo te behet me birin e Nenes

    Përgjigju
  • Enea: 09/05/2018 16:27

    Ky prokuror nuk meriton vetem largimin nga detyra por edhe hetim ndaj tij per mbylljen e shume dosjeve te trafikut te droges,mbylljen e dosjes se Arber Cekaj ne menyre misterioze ta shpjegoje ky zoteria

    Përgjigju
    • ela: 09/05/2018 20:15

      kjo eshte e verteta dhe shum e shum te tjera ,qe per mua duhet ti hidhen prangat

  • Donela: 09/05/2018 16:03

    Bravo znj.Arta Marku,te shkunden nga themelet keta lapanjoz te klanit Llalla-Berisha-Meta.

    Përgjigju
  • Eri: 09/05/2018 15:38

    Po pse kot e beri luften Ps per te vendos arta markun , filluan provat e para qe kryeprokuroria eshte w edi rames , budalla ishte tahiri qe la mandatin jan te gjitha te planifikuara ah popull i shkret qe ju besoni politikes se rames

    Përgjigju
    • Eri2: 09/05/2018 17:35

      A qafsh veten ti o mjeran. Ia rruajten t***t Rames kur ne krye te gjyqesorit ishin te gjithe horrat e Saliut dhe LSI-se duke filluar me Nishan e Llalle, me Zaganjore, me Imerajt e Fanajt, bashke me Visho e qifshot e ShISH, KLSH etj etj, ngeli t'ia gjente hajdari i matajve krimin dhe korrupsionin.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?