DURRËS - Pak pas mesnate, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Ermir Dedja, 29 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës shëndetësore të lagjes, ku viktima po lëvizte në këmbë, i veshur me kostum sportiv. Persona të maskuar kanë shfrytëzuar momentin që ai po ecte në trotuarin e një pallati dhe e kanë qëlluar me armë automatike nga pas, në zonën e shpatullave, bëhet me dije sipas burimeve.
Një banor i një pallati përballë vendit të ngjarjes ka deklaruar se dëgjoi breshëri arme zjarri dhe në fillim mendoi se bëhej fjalë për fishekzjarrë. Nga dritarja ka parë një person të shtrirë në tokë dhe ka kuptuar se bëhej fjalë për një vrasje. Sipas tij, pak më vonë mbërritën forcat e policisë dhe më pas autoambulanca që transportoi trupin e të riut drejt Spitalit Rajonal Durrës, ku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Nga informacionet e para, autorët kanë qenë në gjurmim të viktimës dhe pasi janë koordinuar për itenerarin e viktimës, kanë sinjalizuar njëri-tjetrin për të kryer vrasjen e tij dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet. Viktima, me origjinë nga Shijaku, por banues në Durrës, jetonte në një banesë në lagjen nr. 11 i vetëm. Ai rezulton person me precedentë penalë.
Policia informoi se ka gjetur në Gërdec një makinë të djegur tip 'Seat'. Në makinën e shkrumbuar totalisht e cila dyshohet se i përket autorëve u gjet edhe një kallashnikov.
Në vitin 2015, Ermir Dedja është arrestuar pasi i kishte shitur drogë një grupi personash që synonin ta transportonin atë nga pika kufitare e Morinës drejt Kosovës. Rasti ishte pjesë e operacionit policor të koduar “Jupa 1”. Në një tjetër rast, në vitin 2017, ai është arrestuar pasi kishte përkrahur Ismail Nuredinin në një plagosje në Shijak.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po zhvillohen hetime intensive për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes dhe sigurimin e provave për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia deklaron se po shqyrton pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më mirë dinamikën e ngjarjes. Hetimet janë në vijim dhe aktualisht po shqyrtohen disa pista, por ende nuk ka një pistë të saktësuar për motivin e vrasjes.
"Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", informoi sot policia.
Në përditësim...
lajm ne perditesim...
Report Tv ka siguruar momentin kur autorët me makinë të bardhë hyjnë në rrugicën ku ekzekutuan 29-vjeçarin, Ermir Dedja.
Siç shihet nga pamjet autorët po lëvizin në sens të kundërt drejtimi.
Ndërkohë aty pranë kanë qenë edhe dy kalimtarë të rastësishëm - të cilët në momentin që dëgjojnë të shtënën e armës vrapojnë të tmerruar.
"Hajde këtej nga unë", dëgjohet të thotë njëri prej tyre.
Foto nga vendi i ngjarjes
Pas ekzekutimit të 29-vjeçarit pak pas mesnate në Durrës polica ka njoftuar se kanë gjetur të djegur në Gërdec një makinë - dyshohet e autorëve.
Edhe pse e shkrumbuar totalisht në sediljen e pasme u gjet edhe arma kallashnikov e cila gjithashtu dyshohet se i përket autorëve.
Sipas burimeve mjeti tip ‘Seat’ i bardhë rezulton me targa të vjedhura, ndërsa hetuesit po punojnë për të identifikuar numrin e shasisë.
Po të njëjtat burime raportojnë se autorët u futën kundravajtje në rrugicën e lagjes nr.18 ku ndodhi krimi.
“Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje”, informoi sot policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Report TV ka siguruar foton e 29-vjeçarit Ermir Dedja, të cilit iu bë atentat pak pas mesnatës në lagjen nr. 18 në Durrës. I riu, me precedentë kriminalë, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Ende nuk ka asnjë gjurmë për autorët që raportohet se kanë qenë të maskuar. Policia deklaron se po shqyrton pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më mirë dinamikën e ngjarjes.
Ende nuk ka një pistë të saktë për motivin e ngjarjes.
Foto nga vendi i ngjarjes
Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Durrës. Një 29-vjeçar u vra me breshëri plumbash teksa po ecte në lagjen nr.18.
Një banor i zonës tha për Report Tv (jashtë kamerave) se në fillim kur dëgjoi të shtënat mendoi se ishin fishekzjarre.
“Pashë nga dritarja këtë personin të shtrirë në tokë dhe kuptova që kjo ishte vrasje. Sipas asaj që munda të konstatoj nga dritarja e banesës time, munda të kuptoj që ishte qëlluar në zonën e shpatullave. Pak më vonë erdhi policia dhe pas tyre një autoambulancë që e mori trupin”, tha një banor për Report Tv.
Komente
