Atentati ndaj prokurorit në më pak se 60 sekonda në parakalim, gjurmët që mund të zbulojnë autorët dhe PISTAT

2 Nëntor 2019, 08:24| Përditesimi: 2 Nëntor 2019, 17:48

  • Share

DURRES- Më pak se 60 sekonda ka zgjatur atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe të fortit të Sukthit Landi Muharremi. Sipas hetuesve dy atentatorët kanë ditur se Ndoja dhe Muharremi udhëtonin në atë mjet pasi i kanë ndjekur ata për disa orë përgjatë paradites së të premtes dhe deri sa kanë hapur zjarr.

20 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo njihen si persona me precedent penal në qarkun e Durrësit janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje por ende askush s'është i ndaluar dhe mes të liruarve pas deklarimeve të dhëna janë Plarent Dervishi dhe Julian Mece.

Dy prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj nga Krimet e Rënda e kanë përqendruar hetimin në këto pista, përfshi atë të konflikteve personale të personave si Ndoja, Muharremi apo Maloku, atentat për shkak të detyrës së prokurorit apo përplasje të grupeve kriminale. Pamjet e disa bizneseve në autostradën Durrës-Tiranë kanë fiksuar automjetin që ndjek nga pas në një distancë të shkurtër fuoristradën e prokurorit, ndërsa në zonën e mbikalimit të Shkozet momenti atentatit nuk është i fiksuar nga kamerat.

Para atentatit Ndoja ka qenë duke drekuar me bashkë me shoferin Andi Maloku dhe të 'fortin' e Sukthit, Landi Muharremin në një restorant në zonën e plazhit dhe më pas janë larguar nëpërmjet unazës së plazhit dhe kanë rënë në pritë në autorët pikërisht në momentin kur do dilnin në autostradë.

Pas breshërisë së tetë plumbave makina ka dalë nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private, një 'Benz CLS' që dyshohet se ishin të njohur të të plagosurve. Më rëndë ndodhet shoferi Andi Maloku 30 vjeç, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, që së fundi e kishte ndryshuar emrin në Aleksandër Laho, po marrin trajtim në spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Ora 16:00
Targa, disku i makinës...çfarë ka mbetur në vendin e ngjarjes një ditë pas atentatit ndaj prokurorit (FOTO)

Report Tv ka shkuar në vendin e ngjarjes ku iu bë atentat prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja dhe të "fortit" të Sukthit Landi Muharremit. Ajo çfarë ka mbetur pas është nga ajo ngjarje që tronditi opinionin publik është vetëm targa "AA 333 ZD" e mjetit me të cilin lëvizte prokurori, disku dhe maskarinoja. Makina ishte në emër të Fadil Çallikut, por ajo përdorej gjithmonë nga prokurori Ndoja, duke konfirmuar që shenjestra e atentatit ka qenë pikërisht ai. Nga atentati mbeti i plagosur rëndë shoferi i tij, Andi Maloku, e ndërsa Landi Muharremi, i njohur ndryshe si “Rrumi” dhe prokurori Ndoja janë jashtë rrezikut për jetën.

Ora 15:58
I vjedhur dhe me targa të mbivendosura! Report Tv siguron foton e mjetit të autorëve të atentatit të prokurorit

1572706625_makinaautoret.jpg

Report Tv ka siguruar makinën e autorëve të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja dhe të "fortit" të Skuthit, Landi Muharremi. Autorët kanë përdorur mjetin Mercedez- Benz gri, për të kryer atentatin. Ky automjet ishte i vjedhur dy javë para se të ndodhte ngjarja në Tiranë, e ndërsa targat ishin të falsifikuara. Mjeti u gjet i braktisur në Shkozet të Durrësit, në fshatin Shkafanë në zonën e Ishmit, kur kishin kaluar vetëm dy orë pas atentatit. Gjithashtu brenda në makinë janë gjetur dy maska dhe dy automatikë AK47, që janë përdorur nga autorët kundër prokurorit dhe dy personave të tjerë, shoferit të tij dhe të fortit të Sukthit. Autorët që kryen atentatin kanë ikur me shpejtësi duke mos arritur që t'i vendosin flakën makinës për të humbur gjurmët, që tani janë në dorën e ekspertëve.

Ora 15:08
'Pështyma', shenjat e gishtave dhe maskat/ 'Arma' e policisë për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Provat e gjetura në makinën e dyshuar e përdorur nga autorët e atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, si armët e zjarrit, maskat apo faktorë të tjerë biologjikë, si përshtyma  apo shenjat e gishtave të fiksuara në to, pritet të hedhin dritë për identifikimin e atentatorëve.

Ora 12:54
Atentati ndaj Ndojës zgjati më pak se 60 sekonda, autorët e ndoqën prokurorin që nga orët e paradites

Në më pak se 60 sekonda ka zgjatur atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe të fortit të Sukthit Ladi Muharremi. Sipas hetuesve dy atentatorët kanë ditur se Ndoja dhe Muharremi udhëtonin në atë mjet pasi i kanë ndjekur ata për disa orë përgjatë paradites së të premtes dhe deri sa kanë hapur zjarr.

Ora 11:21
U plagos një ditë më parë/ Prokurori Arjan Ndoja del nga reanimacioni, takohet me familjarët

 

Prokurori Arjan Ndoja i cili u plagos me dy plumba pas një atentati të ndodhur ditën e djeshme ka dalë nga reanimacioni dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Ai është takuar me familjarët ndërkohë vijon të ruhet nga forca të shumta policie.

Ora 10:51
Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ FNSH dhe RENEA 'blindojnë' Durrësin, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Grupi hetimor ka marrë pamjet e një sërë kamerash sigurie të cilat po analizohen për të mundësuar shfaqjen e mjetit me të cilin autorët mund të kenë ndjekur veprimet e prokurorit Ndoja i cili bënte çdo ditë vajtje ardhje rrugën Tiranë-Durrës dhe anasjelltas. Në  Durrës vazhdon të ketë një numër të madh forcash speciale të ardhura nga Tirana,RENEA dhe FNSH të cilët kanë vepruar në Durrës deri në Fushë Krujë

Ora 10:25
Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Autorët lëviznin me dy makina, manovrat e shoferit i shpëtuan jetën

Atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja kanë qenë me dy automjete, një prej të cilëve i ka prerë rrugën. Sipas burimeve kanë qenë manovrat e shoferit Andi Maloku, që i kanë shpëtuar jetën Ndojës dhe Lahos.

Ora 10:03
Ndoja shënjestra e atentatit të djeshëm, prokurori lëvizte gjithmonë me një makinë në emër të një personi tjetër (EMRI)

Prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte në momentin e atentatit me një makinë tip 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezulton në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Ndoja. Ndonëse makina ishte në emër të Çallikut, ajo përdorej gjithmonë nga prokurori Ndoja, duke konfirmuar që shënjestra e atentatit ka qenë pikërisht ai. Ajo që mbetet e dyshimtë është fakti pse Ndoja lëvizte gjatë gjithë kohës me një makinë që nuk ishte në pronësi të tij.

Ora 09:39
Makina e autorëve që i bënë atentat prokurorit Ndoja, 'provë kyçe' për zbardhjen e ngjarjes

1572684218_ndojaa.jpg

Mjeti tip 'Benz' i gjetur në Ishëm dhe i dyshuar i përdorur nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, pritet që ditën e sotme t'i nënshtrohet një ekspertimi për të zbuluar nëse në të ka shenja gishtat apo faktorë të tjerë që mund të çojnë në identifikimin e tyre.

Ora 09:10
Atentati ndaj prokurorit, merren në pyetje Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj

1572682323_319436.jpg

Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj është marrë në pyetje nga hetuesit lidhur me atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Shkozet, ku mbetën të plagosur prokurori Ardjan Ndoja, shoferi i tij, Andi Maloku, si dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “rrumi”

Meçe dhe Dervishaj janë pyetur nga grupi hetimor, si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe më pas është lënë i lirë. Meçe mbeti i plagosur gjatë një atentati të ndodhur në qershor të këtij viti, bashkë me Plarent Dervishajn.

Ora 08:59
Prokurori Arjan Ndoja: Nuk i pashë atentatorët

1572681930_ndoja.jpg

Për të identifikuar atentatorët e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë janë marrë në pyetje prokurori Arjan Ndoja dhe i plagosuri Landi Muharremi. Ndoja ka treguar se ka qenë duke drekuar në një restorant dhe më pas aty ishte takuar me Landi Muharremin. "Pasi kemi përfunduar drekën, jemi nisur për në Tiranë", ka pohuar Ndoja duke pretenduar se nuk ka mundur të shohë ndonjë prej personave që i qëlloi.

Ora 08:54
Atentati ndaj prokurorit Ndoja u bë nga vrasës me pagesë

1572681123_arjanndoja.jpg

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga veprimet e kryera deri më tani është arritur në përfundimit se atentati mund të jetë porositur nga persona të tretë. Nisur nga trajektorja që ka përshkuar makina  e autorëve që u gjet e braktisur në Shkafane të Ishmit është arritur në përfundimin se ata janë larguar përmes kësaj zone duke shmangur rrugën nacionale Durrës- Vorë- Fushë Krujë ku ka një përqendrim të forcave policore dhe një numër të lartë kamerash sigurie.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lakrori: 02/11/2019 21:06

    Te quash kete prokuror eshte nje ofendim per te gjithe ata, te paket apo te shumet, prokurore te ndershem qe luftojne perdite krimin .

    Përgjigju
  • life: 02/11/2019 20:40

    prokurori rri me banditet.lind pytja kush do ti denoj banditet?dhe themi te revoltuar se nuk na do europa

    Përgjigju
  • Gazmend D.: 02/11/2019 17:39

    Ekziston një detaj që i përket kësaj Mercedes luksoze prokurori apo ai ishte mysafir në atë automjet? Ai mund të jetë i pasur, por ende jo një imazh i mirë për nëpunësit civilë që zbatojnë ligjin dhe rendin.

    Përgjigju
  • Liku (hidrauliku): 02/11/2019 15:41

    Ore me ate ajken (Kajmakun e vores) ca u be se kemi 2 dit që sna ze gjumi?

    Përgjigju
  • trendelina: 02/11/2019 12:27

    Te kishte vdekur do ishte mire. Rri me kriminelet kriminel je. Qe nga fyryra dukej qe nuk ishte per prokuror.

    Përgjigju
  • Argita me lesh ndoj: 02/11/2019 12:16

    Nuk bie rrufeja ne halete e Salehut

    Përgjigju
  • Rendi: 02/11/2019 11:49

    PSE NUK PYETET ERION BRACJA AI E DIN KUSH JANE AUTORET

    Përgjigju
    • Erioni: 02/11/2019 13:18

      RENDI Pyeta, dhe më thanë më mirë se motra, gruaja dhe mamaja jote asnjë se di

    • Bobi: 02/11/2019 12:47

      O rendi dukesh qe je shum i informuar dhe inteligjent...pse nuk hyn ne polici qe te zgjidhesh krimet se paske talent

  • valter: 02/11/2019 11:29

    Mjafton te shikosh lukun,pamjen e jashtme,qendrimin dhe te kuptosh qe nuk ke pune me nje "prokuror" por me nje legen picerruk kriminal...duhet te hetohet se kush e ka bere kete legen "prokuror"..eshte pleher i PSa po PD a ndoshta mbetje e LS-is

    Përgjigju
  • Toni: 02/11/2019 11:17

    Shife surratin këti proku-k... .! Nuk ka ligjë që e denon këtë MASKARA.

    Përgjigju
  • populli: 02/11/2019 11:13

    jam dakort me keta me poshte qe kur te hane plumbin vet, atehere autoret te taksohen me 15% te fitimit

    Përgjigju
  • Shaban: 02/11/2019 10:18

    Ne orar zyrtar del e ha dreka me njerez ne kerkim????

    Përgjigju
  • Turi: 02/11/2019 10:16

    Jam dakort me petritin mbi taksimin...

    Përgjigju
  • Petriti: 02/11/2019 09:34

    Ka ardhur koha qe "profesionin"e vrasesve me pagese te rregullohet me ligj.te pakten te paguajne taksat mbi fitimin.

    Përgjigju
  • goni: 02/11/2019 09:10

    pse nuk vdic plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?