EKSKLUZIVE/Atentati në Vlorë, foto e Gëzim Sinomatit, u vra me snajper në ballkon! Dritat u fikën për 10 minuta! I riu mbante emrin e xhaxhait të vrarë në 1997

8 Janar, 15:11| Përditesimi: 9 Janar, 11:03

  • Share

Vlore - Gëzim Sinomati, i pagëzuar me emrin e xhaxhait të tij, vrarë në 1997, gjatë një përplasje bandash, po qendronte në këtë ballkon të shtëpisë së tij, pranë Poliklinikës së Vlorës, kur e qelluan me plumb në kokë. 

Ekzekutimi besohet u bë me snajper. Ka një variant, që snajperisti ndodhej në një makinë tip BMW, parkuar 30 minuta para, poshtë pallatit, me fushëpamje nga shenjestra.

Por mund të jetë shtënë edhe nga një objekt përballë ballkonit të Sinomatit. Në zonë, në lagjen “Hajro Çakerri” atë kohë rreth orës 22.00, (7 janar 2024)  energjia mungoi dhe për 10 minuta ishte errësirë e plotë.

Duket se kjo gjë e nxori në ballkon për të pirë cigare 22 vjeçarin që u vra. Nuk dihet nëse, ikja e dritave ka qënë e qellimshme, apo rastesi. Dyshohet për tre autorë, njeri ekzekutuesi, kurse makina, targat e së cilës ishin dubluar në  Fushë Krujë, u gjet e djegur në në lagjen “24 Maji”.

22 vjeçari që kishte ardhur për të festuar Vitin e Ri më nënën e divorcuar, është djali i Sokol Sinomatit i dënuar për vrasje në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuhon, qëlloi gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit me bicikletë.

Në 2014 Gjykata e Lartë  atëherë me relator Edmond Islamaj vendosën që Armando Sulejmani (Cipuri) dhe Sokol Sinomati me pseudonimin “Buzëderri”,  të dy ushtarë të bandës së Gaxhait - të mos dënoheshin me burgime përjetë si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënoheshin me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim me 16 vite burgim, çka fituan lirinë për këtë çështje.

Por duke qënë të dënuar për një tjetër krim  në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku, Sinomati mbeti në burg.

Referuar ngjarjeve të mëparshme dyshohet se vrasja e të riut ka ndodhur motive hakmarrje, por ka dyshime edhe për implikim në trafikun e drogës. Dy vite më parë më 3 janar, vëllait të viktimës, Bernard Sinomatit i vendosën tritol në automjetin e parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ndodhi ekzekutimi mbrëmë. Bernard Sinomati rezulton i dënuar edhe në Belgjikë, ku nga burgu ka dalë në vitin 2021.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kuriozi: 09/01/2024 12:17

    Kush eshte kokekuqi ne Vlore ?

    Përgjigju
    • Tamam per deputet: 13/01/2024 03:36

      Per kuriozin me Pak humor ,"kokekuqi "duhet ti jete ndonje "koke comunisti "????????????,sipas meje

  • Vlora: 09/01/2024 00:18

    Pse Çamet qe kan 3 breza ne vlore nuk qenkan vlonjate ?

    Përgjigju
    • Tamam per deputet: 13/01/2024 03:47

      Per Vlora,realisht njeriu eshte ajo qe ndihet dhe ajo qe i njohin ,nqs shume ne vlore veteidentifikohen si came dhe Jo si vlonjat kur Ka lindur e rritur ne vlore ,kjo eshte njefare vetedistancimi dhe resistenze nga identiti i ri ,nqs "vlonjatet puro "nuk i mire njohin si vlonjat si vetja ,kjo quhet racizem ,dhune ,diskriminim mbi baza te ngushta krahinore .ne te dyja rastet kto Jane manifestime mendjengushtesie

  • Alb: 08/01/2024 23:00

    Hapen depote si shqiptaret te vriten edhe 100 vjete mrapa. Kjo ashte politika shqiptare

    Përgjigju
  • Fushkuqe: 08/01/2024 18:50

    Duhet ta din shume mire me ke ka lidhje! Moren superxhiro tu ba atentate kte te vlores tani u kthy ai i zhdukuri!

    Përgjigju
    • Skelar: 08/01/2024 23:23

      Vlonjat quani edhe ata qe e kan pas gjyshin nga fshatrat e vlores juve

    • Grupi: 08/01/2024 22:21

      Futja gjumit se je pozicion jashte loje. Me vjen keq nese ky djali nuk eshte perfshire ne punet e babait te vet sepse ishte ne lule te moshes. Sulmi eshte ne mendjen tende se fuqi nuk keni me. Çamet nuk jane vlonjat sepse jane çam, ashtu sikurse vlonjatet nuk jane çam se jane vlonjate. Keta çamet qe thua ti dikur ishin nen urdhrat e nje vlonjati. Tani punojne argat per te tjeret jashte vlores.

    • O bosi: 08/01/2024 22:14

      Nuk ka lidhje njeri me tjetrin mos rrini hani m.. kot

    • Fushkuqe: 08/01/2024 21:51

      O grupi ka lidhje ka! Se ju duk e lehte ne fillim kur ishin ne sulm.. tani te rrine mbyll nshpi

    • Timi: 08/01/2024 21:27

      Ti o rei Kjo esht e keq'ja qe komenton lloj lloj zhulaci!!! Ku din ti o plumb qorr.!

    • Grupi: 08/01/2024 20:47

      Nuk ka lidhje Vlora o fushnxire me ate qe ju ndodhi juve. Ai eshte vrases me pagese dhe eshte Çam jo Vlonjat. Vlonjatet e priten dhe e percollen shendoshe e mire ate qe ju bente juve zap, tjeter kush e preu ne bese. Vrasjet ne vlore jane hesape te brendshme. Kjo eshte ngjarje shume e rende.

    • Fushkuqe: 08/01/2024 20:41

      Do e shofim ne fund kush do pastroje me mire

    • Rei: 08/01/2024 19:45

      Ati vlonjatit duet ti Beni statuj ne fushkuqe se u pastroj gjith plerat e fushkuqes ua beri fushbardh

  • Pali: 08/01/2024 15:52

    A ka lidhje kjo vrasje me vrasjen e fundit ne vlore?

    Përgjigju
    • Vlroa: 09/01/2024 13:10

      @Aliu ç'do të thuash me këtë që Kokëkuqi dhe Buzeli janë vari leshtë?

    • Aliu: 09/01/2024 01:04

      per kete vrasje pyesni kokuqin dhe buzelin se ata e dine

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?