TIRANE- Konflikti për pronat me anëtarë të tjerë të fisit dyshohet se është pista kryesore e hetimit për vrasjen e Bujar Nasufit pronari i mobilierisë "Ferdinand" në Tiranë. 56 vjeçari u ekzekutua reth orës 20:40 të mbrëmjes së 12 janarit sapo iu afrua banesës në rrugën “Myrte Zeneli”, mes Pallatit me Shigjeta dhe zonës së Selitës.
Dyshimet janë se viktima Bujar Nasufi ka pasur konflikte për pronat me anëtarë të tjerë të fisit. Për këtë arsye, po punohet për verifikimin e tyre.
Bujar Nasufi rezulton të jetë pronar i mobilierisë 'Ferdinand', në rrugën 'Irfan Tomini' e cila sipas QKB-së rezultonte se ishte në likuidim e sipër, ndërsa së bashku me të vëllanë rezultojnë se kanë ndërtuar pallatin e quajtur 'kulla Ferdinand" ku dhe banonin, ndërsa apartamentet e tjera ishin shitur tek persona të ndryshëm.
Çfarë regjistruan kamerat e sigurisë?
Grupi hetimor e ka të qartë dinamikën si ka ndodhur vrasja. 56 vjeçari është vrarë në sy të bashkëshortes së tij, kur makina sapo ishte parkuar. Ai kishte dalë nga makina, dhe është qëlluar në drejtim të tij, ndërsa brenda makinës gruaja e tij ka parë gjithçka.
Janë sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë ku duket autori i krimit, i cili me kapuç i kamufluar si motorist për shpërndarje picash ka pritur viktimën në afërsi të banesës. Pas vrasjes ai është larguar me motorçikletë të zezë drejt Selitës. Ndërsa më herët në rrugicë ka hyrë dhe makina e të vëllait të 56 vjeçarit.
Familjet e të dy vëllezërve jetonin në pallatin që e kishin ndërtuar disa vite më parë dhe e kishin quajtur 'kulla Ferdinand' , emër i njëjtë me mobilierinë 'Ferdinand' afër Pallatit me Shigjeta, ndërsa vrasja ka ndodhur në zonën mes Selitës dhe Pallatit me Shigjeta.
Lajmi ne perditesim...
Në rrugën “Myrte Zeneli” në Tiranë, ku mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:20 u ekzekutua Bujar Nasufi ka ende xhamat e thyer të makinës së tij. Autori i kamufluar si shpërndarës picash e ka pritur vetëm pak metra larg pallatit, ku 56 vjeçari kishte ndërtuar së bashku me të vëllanë dhe banonin të dy.
Pista kryesore e hetimit është ajo e konfliktit të pronësisë me anëtarë të fisit të tij por nuk përjashtohen pistat e tjera. Nasufi rezulton pronar i mobilierisë 'Ferdinand' që ndodhet në rrugën “Irfan Tomini”
Ndërkohë grupi hetimor ka kryer të gjitha verifikimet gjatë orësve të mbrëmjes dhe ka sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë.
Foto: Copa xhamash të makinës së viktimës
Foto: Bujar Nasufi
Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron foton e 56 vjeçarit Bujar Nasufi i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Pallatin me Shigjeta.
Ai rezulton të jetë pronar i mobilierisë 'Ferdinand', e cila është në likuidim e sipër.
Pista kryesore ku Policia e Tiranës po heton deri tani për vrasjen e Bujar Nasufit, janë konfliktet brenda rrethit familjar, informoi gazetari Sokol Dema.