TIRANE- Azem Bushati, babai i Alma Arrazit (Bushati), e cila më 2 maj 2024, u vetëflijua duke u hedhur në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, në gjendje të rënduar emocionale ekskluzivisht për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv thotë se shpesh herë i kishte kërkuar të bijës që të ndahej.
‘Nuk është gjë e vogël të përcjellësh 4 kufoma’- thotë ai, ndërsa i është përgjigjur edhe kunatit të të bijës së ndjerës Edison Arrazit, i cili një ditë më parë tha se në shtëpinë e tyre kishin bërë gati 4 arkivolë, për të varrosur edhe Almën në shtëpinë e tyre. ‘Sa të jem gjallë unë goca ime nuk varroset atje’, betohet Azem Bushati, i cili shtoi se do ta varrosë në Durrës pranë nënës së saj.
Azem Bushati: Nuk është gjë e vogël që të përcjellësh 4 kufoma. Jemi në gjendje nuk e di si ta them, nuk më dalin fjalët. Nuk e kam mendjen. Kunati ka thënë kam blerë 4 arkivole, po goca ime nuk varroset atje sa të jem gjallë unë. Gocën time do ta marr ta varros në Durrës, te nëna e vet. Nuk kemi njeri në Shkodër ne”.
Odeta Dume: Ju kishte treguar që kishte probleme me burrin?
Babai: Patjetër.
Odeta Dume: Pse s’kishit marrë masa që ta largonit vajzën nga ajo familje?
Azem Bushati: I kemi marrë masat, i kemi thënë që çdo ka marrë fund, duhet ta kuptosh diçka të tillë. Lërë dhe eja në shtëpi. Nuk je as e para as e fundit.
Flijimi i Alma Arrazit me tre fëmijët për shkak të dhunës dhe tradhtisë bashkëshortore tronditi opinionin publik. Pas tre ditë kërkimesh janë gjetur trupat e pajetë të të gjithë të mbyturve në Bunë. Gjykata e Shkodrës vendosi të lërë pas hekurave bashkëshortin Erdgys Arrazi, i cili dyshohet si shkaktar i vetëvrasjes.
Ky eshte karakteri legen i femres. Hakmerret tek femijet e pafajshem qe vete i kishte pjell, sikur te ishin sende dhe jo frymore. Kjo eshte femra. Prandaj ata te paret e kishin thene rri dhe qi per femren. pavaresisht se eshte ofenduse faktet flasin vete.
PërgjigjuKjo eshte e vertete, por keta vazhdojne ta mbrojne femren cfardo qe te beje ajo. Cfare taksirate kane femijet pse do ajo te vrase veten? Tamam femer ordinere
posi, faji i saj ishte se mori nje plehre per burre, dhe ne fund e vret me gjithe femije
Bota e civilizuar i ka gaditur me kohe keto pune, gjithkush ne rrugen e vet me partneret e rinj, per femijet kuhdesen te dyja palet. Shpellaret vrasin, ofendojn tmerrojn
PërgjigjuUne i njaf cfare familjet jane se i kam kojshi dhe sasht hera pare qe vrasin por ket here kan dallim se skan bajrat me ju dal zot
PërgjigjuE kuptoj dhimbjen tende dhe ke plotsisht te drejt Kto jane familje kriminelash Nuk eshte hera pare qe vrasin
PërgjigjuO Nul si kame vra kta