Kronikë

Banorët e Thethit protestë kundër prishjes së objekteve pa leje, bllokojnë urën! Tensione me policinë: Nuk i kemi vjedhur kujt! Po largoni turistët (VIDEO)

9 Korrik, 09:22| Përditesimi: 9 Korrik, 11:38

  • Share

Për thuajse dy orë, banorët e Thethit bllokuan urën në hyrje të fshatit, teksa po protestonin kundër aksionit të prishjes së 40 objekteve pa leje. Protesta u shoqërua me tensione me policinë. Banorët kërkuan që shteti të ndalë prishjen e objekteve, aksion të cilin e cilësuan si masakër që po kryhet në mes të sezonit turistik.

"Duhet ta mbrojmë por jo të dhunohemi. Nuk kemi bërë asnjë krim, thjesht kemi përmirësuar shtëpitë e të parëve tona. Është krenari për Shqipërinë. Shteti shqiptar po bën masakër. Ne po kërkojmë më minimalen”, u shpreh një banor që ka investuar në fshat, duke e cilësuar si të papranueshme aksionin në mes të sezonit.

Një tjetër banor, i cili ndonëse me aftësi të kufizuara doli në protestë, tha se po humbin investimet e bëra nga kursimet e jetës. Me lot në sy, ai tha se ka ngritur vetëm 5 shtëpi prej druri, dhe nuk ka asnjë pëllëmbë beton.

"Kam ndërtuar 5 shtëpia druri pa beton dhe asgjë në tokën time. Kemi kërkuar por thonë nuk ka leje, toka është e imja, është trashëgimtare brez pas brezi. Kërkojmë prej shtetit që të mos i prishë sepse dalim në rrugë të madhe. Veç me vdekur, nuk e di me çfarë ka me jetuar familja ime. Synojmë me na lënë shteti me jetuar”, thotë banori. 

Një tjetër banor tha se autoritetet mund të prishin objektet pa kriter,  jo të gjitha.

“Unë nuk njoh ligje shteti, por shteti s’më njeh mua dhe nuk ekzistoj fare këtu se ky popull po të ekzistonte këtu nuk do të kishte ardhur kjo ditë. Nuk kemi asnjë lloj pronësie dhe asnjë lloj gjëje.”, tha banori.

“Ai ndërtim që është pa kriter, le të shembet por jo të gjitha mbarë. Pa njoftim në kulmin e sezonit. Ne po çorodisim gjithë botën.”, shtoi ai.

Lajm në përditësim...

Ora 10:29
Protesta në Theth/ Deputetja demokrate Greta Bardeli ‘debat’ me policinë: Kanë të drejtë të protestojnë, janë në truallin e tyre

 

Deputetja e PD-së Gerta Bardeli debatoi me policinë gjatë protestës së banorëve në Theth kundër prishjes së objekteve pa leje. Ajo thotë se policia nuk duhet t’i pengojë ata që të protestojnë pasi janë në të drejtën e tyre kushtetuese dhe në tokën e tyre.

“Edhe këto janë në përmbushje të të drejtës së tyre kushtetuese. Asnjë shtyrje atje. Me banorët s’keni punë, kanë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar. Ata janë në truallin e tyre.”, tha ajo.

Ora 10:14
Banori në Theth: Të shemben ndërtimet pa kritere, por jo të gjitha! Unë nuk njoh ligje, kur shteti s’më njeh mua! Po çorodisim botën

 

Një tjetër banor në protestën në Theth, thotë se është padrejtësi që shteti ka ndërhyrë në shembjen e objekteve në kulmin e sezonit. Ai theksoi se është dakord që të shembjen objektet pa kriter, por jo që të merren të gjitha mbarë.

“Ne jemi dakord që shteti të bëjë punën e vet. Por jo në këtë mënyrë në kulmin e sezonit. Ne po na merrni përpara padrejtësisht. Unë nuk njoh ligje shteti, por shteti s’më njeh mua dhe nuk ekzistoj fare këtu se ky popull po të ekzistonte këtu nuk do të kishte ardhur kjo ditë. Nuk kemi asnjë lloj pronësie dhe asnjë lloj gjëje. Jemi krejt si kaçak të malit. Do ju lutesha sa më qetë me popullin që të mos bëjmë konfrontime. Janë njerëz të kulturuar se po durojnë tepër veprimet tuaja. Ju lutem shumë me banorët e fshatit Theth mos bëni konfrontim. Ligjet ne i zbatojmë, por kur erdhi kryeministri Rama këtu, i tha hapur ndërtoni në pronat tuaja. Tani nga doli kjo, ku të shkojmë të mbytemi në ujë, edhe ujë ka pak këtu. Më mirë të na marrin shpirtin. E di se ju keni detyrën e shtetit, por edhe ne do mbrojmë pasurinë tonë. Ta kalojmë vëllazërisht, të merremi vesh edhe të qetësojmë gjakrat. Ai ndërtim që është pa kriter, le të shembet por jo të gjitha mbarë. Pa njoftim në kulmin e sezonit. Ne po çorodisim gjithë botën.”, u shpreh banori.

Ora 10:08
Protesta në Theth, banori mes lotësh: Kam ndërtuar në tokën time 5 shtëpi prej druri, asnjë pëllëmbë beton! Shteti të mos i prishë

 

Një banor me aftësi të kufizuara që ka dalë të protestojë kundër shembjes së objekteve në Theth, thotë me lot në sy se ka investuar kursimet e jetës. Ai shprehet se ka ndërtuar 5 shtëpi prej druri në tokën e tij të trashëguar ndër vite, dhe se nuk ka bërë asnjë pëllëmbë beton.

I pyetur për leje, ai thotë se kanë aplikuar por nuk ua kanë dhënë.

"Të gjithë shpenzimet e jetës. Kam ndërtuar 5 shtëpia druri pa beton dhe asgjë në tokën time. Kemi kërkuar por thonë nuk ka leje, toka është e imja, është trashëgimtare brez pas brezi. Kërkojmë prej shtetit që të mos i prishë sepse dalim në rrugë të madhe. Veç me vdekur, nuk e di me çfarë ka me jetuar familja ime. Synojmë me na lënë shteti me jetuar. Vetë kanë thënë me investuar, unë nuk jam i ardhur por jam këtu. Toka është e jona 200 vjeçare. Ashtu siç kanë thënë kemi investuar, nuk ka asnjë pëllëmbë beton.", thotë banori. 

Ora 10:07
Protesta në Theth, sipërmarrësi: Ku do të shkojnë turistët? Po na merrni të ardhmen, është mundi dhe djersa jonë

 

Një sipërmarrës që ka dalë në protestë kundër prishjes së objekteve pa leje në Theth thotë se aksioni i ndërmarrë në mes të sezonit është i papranueshëm. Gjatë tensioneve me policinë, ai u shpreh se shteti po ‘vret’ të ardhmen e tyre dhe se po largon turistët nga zona.

“Të ardhmen tonë, fëmija jonë, ku do të rrimë, ku do të shkojnë turistat. Nuk i kemi vjedhur kujt. Çfarë të bëjmë ne nesër kur të shemben objektet, të bëjmë krime dhe të përfundojmë nëpër burgje dhe në rrugët e botës. Ju po provokoni turistin e Thethit, çfarë doni të promovoni shpopullimin e vendit, ku të ikë kjo rini. Fatmirësisht ka jetë në këtë vend falë mundit dhe sakrificave tona që kemi bërë. Doni të na merrni edhe këtë që na ka dhënë zoti. Nuk tolerohet, kjo është mundi, djersa dhe gjaku jonë. Po na e morët këtë, na merrni jetën.

Në mes të sezonit kur ndodh kjo punë. Në fund të sezonit ulemi e flasim, por jo sot. Ku të shkojnë këta njerëz që janë brenda, ku ndodh kjo masakër. Po më shemb shtëpinë, çfarë do të më penalizosh tjetër. Çfarë është kjo shprehje. Më ke gjobitur, më ke uruar për punën që kam bërë dhe turistët që kam pritur. Sa herë kam ndalë në male me shpëtuar turistët, bashkë me policinë e shtetit. E kemi ndërtuar këtë vend, kemi pritur e përcjellë dhe sot po na shembet shtëpia. Ju po na merrni edhe këtë. Ku të shkojmë, kush do të ndërtojë në këtë vend. Ka mijëra turista që janë jashtë se janë shembuj objektet prej strukturave të policisë.”, tha ai.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sandri: 09/07/2025 13:51

    I zaptut tokat në Shkodër deri në livalle .pastaj u my tem nga uji .tani që i doli boja në Shkodër OPA në mal

    Përgjigju
  • Rati: 09/07/2025 12:02

    Sa shtëpi pa leje ke ndërtuar në Shkodër se ju shquheni pë ndërtime pa leje?

    Përgjigju
  • jon: 09/07/2025 11:22

    O shpellarë nuk ua bëri rrugën për të betonizoni ambientin....

    Përgjigju
  • Altin: 09/07/2025 11:09

    Shume durim paska ai polici qe u shpjegon ligjet. Merrini plasini brenda, nuk kane me shume te drejta ata se banoret e tiranes apo zonave te tjera. Ndertimi paligjshem eshte veper penale, bllokimi rruges gjithashtu. Cfare ndodh nese i vendos dhe une 10 shtepi druri tek sheshi skenderbe?! Dhe une dua te ha buke

    Përgjigju
  • Era: 09/07/2025 10:22

    Ju hengert nje mortje nuk e kuptoni qe me duart tuaja po e shkaterroni ate vende dhe te ardhemen tuaj. Plus pse duhet ti beni mu ne qender te Thethit duke e shemtuar vendin? Nuk i beni dot 1 apo 3 km jashte qendres se fshatit? Zgjidhja eshte te ngrini cmimet o truthare ne ato banesa qe keni e jo te zgjeroheni kot me kot duke bere konkurece me 50 euro nata.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 09/07/2025 10:03

    Ligji duhet te veproje per te gjithe .Kur drejtesia aspaku le jasht personat qe kane grabitur Shqiperine edhe populli do te grabise. Aspak zbato ligjin osé dorezo çelsat .

    Përgjigju
  • Lala: 09/07/2025 09:48

    Nuk ndertohet Öse investohet pa nxjerr lejet perkatese.e thjeshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?