Dorëzohet Lulzim Basha! Tani gati për zgjedhje më 13 tetor edhe me Ramën kryeministër? (VIDEO)

16 Korrik 2019, 09:51| Përditesimi: 16 Korrik 2019, 20:59

  • Share

TIRANË  - Lideri demokrat Lulzim Basha është dorëzuar nga të gjitha kauzat me të cilat ngriti në këmbë opozitën kundër qeverisë. Qeveri traniziore dhe zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër.

Zgjidhjen e krizës politike, lideri demokrat Lulzim Basha e gjen tek 13 tetori. Një takim që pati këtë mëngjes në presidencë përreth 40 minuta, kokë më kokë me kreun e shtetit Ilir Meta, e ka bindur kryedemokratin, se aksionin opozitar tashmë duhet ta fokusojë tek data 13 tetor. Basha ka mirëpritur këtë të martë propozimin që kreu i shtetit bëri pasi njëjtë si opozita joparlamentare nuk i njohu zgjedhjet e 30 qershorit, se 13 tetori duhej të ishte një datë për tre zgjedhje: Përsëritjen e atyre vendore, zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjeve për presidentin e ri. Kjo do të kërkojë ndryshime kushtetuese - tha Basha në një prononcim për gazetarët - por PD sipas tij, është e gatshme tu garantojë shqiptarëve zgjedhje të lira.

"Pa dyshim lidhet me 13 tetorin. Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike përmes zgjedhje të parakohshme parlamentare, lokale dhe siç është shprehur politikisht edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese. Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e  presidentit dhe shqetësimin e tij i kam bërë të qartë që PD dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve. Që zgjedhjet e ardhshme ndryshe nga farsa e 30 qershorit sic e deklaroi dhe OSBE/ODIHR, duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë aq më pak për Ymer Lalët dhe shokun e tij bablokun e madh dhe oligarkët. Dhe se në këtë funksion opozita është e gatshme të ndërmarrë cdo hap për tu garantuar shqiptarëve të drejtën e votës që është dhunuar, cka e pamë edhe me 30 qershor ku Rama nuk i rezistoi dot tundimit të manipulonte edhe një proces votonte vet, numëronte vet, tabulonte vet. Dhe për të garantuar përmes zgjedhjeve të lira një qeveri që buron nga njerëzit dhe u shërben njerëzve", tha Basha.

Bisedën që ka bërë me kreun e shtetit në Presidencë, Basha ja përcolli menjëherë krerëve të partive aleate në një takim në selinë blu, me të cilët ka qenë bashkë që nga djegia e mandateve, tek protestat antiqeveritare dhe deri tek bojkoti i zgjedhjeve të 30 qershorit që i dha fitoren Partisë Socialiste në 61 bashkitë.

Fushatën që nuk bëri në qershor, opozita e bashkuar, PD, LSI dhe aleatët, duket se do ta bëjnë gjatë muajit shtator, ku siç Basha u shpreh, kanë nisur hapat e parë të programit politik Ai u shpreh se opozita e bashkuar ka nisur punën për një program ekonomik që sipas tij e nxjerr vendin nga kriza. Lideri demokrat e quan opozitën e bashkuar mazhorancën e re politike nisur nga pjesëmarrja që pati në votimete 30 qershorit, 21.9%.  Basha nuk përmendi në asnjë rast kërkesën për largimin e Ramës si kryeministër.

"Sot në takimin me opozitën e bashkuar kemi diskutuar për hapat e mëtejshëm që do të hidhen në aksionin tonë politik në të gjitha rrafshet, në raport me njerëzit, qytetarët, faktorin ndërkombëtar, dhe me zgjidhjet që do tu ofrojmë shqiptarëve. Kemi diskutuar gjerë e gjatë për emergjencën ekonomike ku ndodhet vendi sepse një nga mëkatet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është që duke tërhequr opozitën në betejën parimore për vlerat themelore të demokracisë, luftës kundër krimit e drogës ia ka dalë t'i sulet buxhetit të saj, pasurive të saj, ta vjedhje dhe grabisë qytetarin, pasuritë e këtij vendit. Ndaj bashkërisht kemi diskutuar për platformën tonë ekonomike që shqiptarët meritojnë dhe do të kenë me fitoren e opozitës së bashkuar që tashmë përmes studimeve të opinionit publik dhe referendumit të 30 qershorit është konfirmuar si mazhoranca e re politike", tha Basha.

Vendimi për dekretin e Metës, nëse e rrëzon apo jo, i mbetet Gjykatës Kushtetuese, pasi të formohet. Një vendim pro dekretit do t'i hapte rrugë nisjes së negociatave politike

Hapi i radhës që opozita po përpiqet të ndjekë është të mos lirojë zyrat nga kryebashkiakët aktualë të PD-së dhe LSI-së në disa bashki, për t'i dorëzuar detyrën drejtuesve të rinj vendorë të zgjedhur më 30 qershor, tashmë në proces certifikimi nga KQZ dhe nga Gjykatat që vërtetojnë mandatin e tyre. Por i pyetur nga gazetarët nëse ky skenar mbetet ende në fuqi siç disa kryebashkiakë 'rebelë' janë shprehur, Basha nuk dha një përgjigje.

Presidenti Ilir Meta nga ana e tij ka shpallur 13 tetorin si datë të zgjedhjeve vendore, me një dekret të vlerësuar nul nga ana e mazhorancës, njëjtë si ai që zhdekretoi 30 qershorin. Por ofertën për zgjidhjen e krizës politike, Meta e bëri duke propozuar tre zgjedhje më 13 tetor, të cilat janë pranuar nga partia që drejtohet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe së fundi, edhe nga Lulzim Basha.

Mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta përmes një komisioni parlamentar hetimor, por kreu i shtetit ka deklaruar se nuk e lëshon karrigen e Presidentit deri në 2022 kur përfundon mandati i tij i plotë. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meta: 17/07/2019 09:43

    Me Ramewn Kryeminister po se po!dhe me Bashen ne PD dhe opoziten e "bashkuar", humes perseri,Por jo edhe me Meten President. do te shkohet ne zgjedhje,Por ne cilat?! kush vendos?! dhe me pajtim te kujt?!Te shikohet Kushtetuta e Shqiperise parlamentare, e jo Presidenciale.sic po flet Meta e po marrin vendim jashtekushtetues me Bashen dhe opoziten e "Bashkuar"

    Përgjigju
  • EDI: 16/07/2019 19:54

    Nga je ti lulush nga DIBRA .hEY CA THONE ESHTE KAMARIER I MIRE CA THONE POLITIKAN GARBAGE Ca thone mban fjalen se eshte pe DIBRE , nE FAKT ATO E MBJNE BESEN ASHTU SI KY LULUSHI

    Përgjigju
  • Serj: 16/07/2019 18:02

    Shko mor lul se je boll vone duhet me hek vedin sa ma par

    Përgjigju
  • Erik: 16/07/2019 17:06

    Erdhi veza tek vendi o dudum, por je teper vone tani. More mendjen e Andi Bushatit dhe Saliut, dogje mandatet, bojkotove zgjedhjet lokale dhe hodhe molotove me idene se Rama do te vinte pas avazit, por ua futi aq bukur sa s'po dini nga ta rrotulloni qafen, askujt nuk ju dhimbseni tani. E humbe trenin e 30 qershorit dhe s'ke shanc te kerkosh zgjedhje te parakohshme.

    Përgjigju
  • Populli: 16/07/2019 15:52

    Zgjedhjet ne vitin 2021

    Përgjigju
  • shoku: 16/07/2019 14:43

    Keta jane te gjithe bashke dhe populli ngeli dele, marreveshja eshte shpetoni ca te keni mundesi para se te behet SPAK dhe dalin te gjithe te fituar, Mona po i shet te tera dhe leket po i dergon ne Angli duke blere prona e biznese me emra te tjere, Lulja po i dergon ne holland e ofshore llogari bankare dhe ne fund e ha populli.Rama luajti bllofun me SPAK dhe Likja i mbushi breket dhe pranoi ne fund.

    Përgjigju
  • QENEF REXHEP LEKA KASAP [ KEPI ]: 16/07/2019 14:37

    O lyl kok ngjymi je bo më keq se ver pallla o lyl kaqoli. Po ti defi dje thoshe s'boj zgjddhje me Edi Pallën.Je përbetuar 100 her po çfar burri je ti mor Zot ti je pa din e pa iman o lyli tralala . Mur o lyl 7×7=42 aq bojn e vazhdo lloqe boj se të gjith mas ty shkojn.

    Përgjigju
  • Timi: 16/07/2019 14:24

    Mire maj naqe, kur te doni, Por pa na vjen presidenti tjeter e pa na ven date tjeter. Se na u bo data e zgjedhjeve si date pushimesh "a po e lame per korrik a gusht".

    Përgjigju
  • Baca: 16/07/2019 13:48

    Si ka mundsi i qeka bind dhe kryemadhi metes. Po ikni o ju raft kanceri me gjith klas politike qe jeni ju. Mos bogshi hajer ku te jeni

    Përgjigju
  • Genti: 16/07/2019 13:41

    Po kush k...i jeni ju ju si un jeni njerz te thjesht bile tani jeni me keq se do ju fus ne burg? Nuk vendos me likjamonik asht tadh bodh me gjith ky i gjati tani doj vi hakut, e lat shqiprin mrapa he ju grift tomori

    Përgjigju
  • Mortja tju haje me sre e sorollop: 16/07/2019 12:50

    Nqse luli, meta dhe kryemadhi quhen kushtetut le te behen te 3 zgjedhjet ne 13 tetor Duke patur parasysh qe te behen zgjedhje per president duhet te nderohet kushtetuta se ai zgjidhet nga kuvendi e jo nga populli direkt ( apo eshte loja e tille qe te shpetoje nga shkarkimi dhe te kaloje nga gjykata kushtetuse ) Qe te behen zgjedhjet e pergjithshme duhet te dorhiqet kjo qeveri qe ka mandat 4 vjecar qe eshte e firmosur edhe nga opozita e rruges. Qe te behen zgjedhjet vendore duhet te bejne dorheqje keta te 30 qershorit qe kjo opozite frikacake e rruges kish frike te matej dhe beri bojkot duke mos mare pjese, vendimet e gjykatave per te zgjedhurit e rinje te ankimohen ne gjykatat e tjera me larte. Keto jane lojra me kungulleshen ndaje bashkohem me Neritani qe tju mallkoje JU HENGERT NJE KANCER ME SOJE E SOROLLOP

    Përgjigju
  • ERP: 16/07/2019 12:43

    Nje gje te mire e bere ER. I bashkove te gjithe plehrat bashke

    Përgjigju
  • te shitur: 16/07/2019 12:34

    nga 2021 behuni gati .me te kuq do dilni edhe atehere jeni ktastrof e ketij vendi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?