Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar. Në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, VLO, u krye sot fluturimi i parë certifikues.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, ndërsa në pistë u ul edhe avioni privat i biznesmenit nga Kosova, Behgjet Pacolli
Ky aeroport do të jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit. Ky aeroport, po jetësohet në terren për t’u shndërruar në aeroportin kryesor të vendit, i cili do të funksionojë me mbi 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë.
Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 milionë euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend.
Ai është projektuar për të akomoduar të gjitha fluturimet kudo në botë dhe ato transoqeanike.
Fluturimet e para projektohen të bëhen në verën e vitit 2025. Porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës, veçanërisht zhvillimit të turizmit në vend.
Avioni i parë i ulur në pistën e aeroportit të Vlorës
Avioni i Behgjet Pacollit
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar. Në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, VLO, u krye sot fluturimi i parë certifikues.
Banorë të zonës shprehen të entuziasmuar dhe shpresëplotë për “serumin” ekonomik që fiton zona nga ky aeroporti.
“Unë dua të falenderoj në radhë të parë numrin 5, gjigandin, me fitore të thellë, sepse është një endërr e realizuar. Do ta nis nga Novosela njëherë se ky quhet aeroporti i Novoselës për mua sepse unë jam banor i Novoselës. Ditë historike dhe ëndrra po bëhet realitet”,-tha një banor.
“Jemi të gëzuar. Jemi të gëzuar shumë, e pruri Edi Rama. Kam ardhur kastile. Shumë e madhe për qytetin tonë. Për të gjithë jugun”,- u shpreh një tjetër.
“Krenar i madh. Do sjellë ndryshim. Është e gjithë myzeqeja këtu. Është i gjithë jugu. Më shpejt është bërë. Nuk ka më kënaqësi për mua”,- deklaroi
Komente

Te gjithe e kemi enderr me pas nje aeroport ngjit me shtepine tone
PërgjigjuSi u cerfifikua ??
Përgjigju