Belerit iu hoq mandati, PD: Begaj shpalli zgjedhjet në Himarë në shkelje të Kushtetutës, proces politik me urdhër të Ramës

6 Korrik, 14:40| Përditesimi: 6 Korrik, 22:24

  • Share

TIRANË- Shpallja e zgjedhjeve në Himarë më datë 4 gusht, pas heqjes së mandatit të Fredi Belerit, ka nxitur reagimin e ashpër të opozitës, të cilët akuzojnë Presidentin Bajram Begaj se është në shkelje të Kushtetutës. Në një deklaratë nga selia e PD, sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso e cilëson një proces kryekëput politik, në shkelje të ligjit dhe sipas tij dëshmi që Fredi Beleri është i burgosur politik i Edi Ramës.

“Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri u “ekzekutua” dje edhe politikisht, pasi u mor peng juridikisht para 14 muajsh. Në një seancë urgjente Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi shkarkimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës.

Sapo KQZ mori vendimin e shkarkimit, Edi Rama i dërgoi Presidentit kërkesën e parapërgatitur dhe e urdhëroi të shpallte datën e zgjedhjeve për bashkinë Himarë. Kjo urgjencë dëshmon edhe njëherë se Fredi Beleri nuk është një i dënuar i shtetit shqiptar, por një i marrë peng, një i burgosur politik i pushtetit të Edi Ramës”, shprehet Kaso.

Njëjtë si një ditë më parë, Kaso thotë se nuk ishte kompetencë e KQZ për t’i hequr mandatin Belerit si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, por duhej të betohej dhe më pas ta shkarkonte kryeministri Rama.

“Rrethana dhe fakte të ndodhura pas plotësimit të formularit të vetëdeklarimit nuk janë kompetencë e KQZ, por e organeve të tjera kushtetuese. Fredi Beleri duhej të betohej dhe të merrte mandatin, dhe më pas mund të shkarkohej nga Edi Rama, siç parashikon edhe Kushtetuta, neni 115 i saj, apo neni 62 i ligjit nr. 139/2015.

Vendimi i Komisionerit, përveçse i paprecedent dhe pa asnjë bazë ligjore, nuk është i ekzekutueshëm. Neni 133 i ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” parashikon që efektet e aktit administrativ pezullohen deri në shqyrtimin e ankimit. Komisioneri nuk referon në asnjë ligj i cili e bën të ekzekutueshëm menjëherë vendimin e tij administrativ”, vijon Kaso.

Sa i takon dekretit të Begajt për shpalljen e zgjedhjeve, Kaso po ashtu thotë se është antikushtetues, pasi vendimi nuk ekzekutohet pa kaluar afati i ankimit. Beleri ka kohë 30 ditë për të ankimuar në KAS vendimmarrjen e KQZ.

“Antikushtetues është edhe Dekreti i Presidentit. Sipas nenit 10/3 të Kodit Zgjedhor Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme pasi ka kaluar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar. Presidenti ka zbatuar një akt administrativ që nuk ka filluar efektet pasi nuk ka mbaruar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar, madje pa filluar ende afati i ankimi”, shprehet Kaso.

Edhe Gazment Bardhi akuzoi dje Presidentin se ka shkelur Kushtetutën duke shpallu zgjedhjet pa kaluar afti i ankimit, ndërsa Begajn e cilësoi si ushtar të Ramës.

KQZ vendosi dje heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO për korrupsion zgjedhor. Menjëherë Presidenti Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • MAFMUT HAXHI REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 07/07/2024 07:39

    Shikoni se sa tē flliqur jan partia e hajdutit kriminel sali bajgēs. Mbrojn qenefin fredi bejleri njē flliqsir antishqiptare njē kriminel qē ka vrar djemt e nēnave shqiptare. E partia wc pd e kishin von kandidat. Po prandaj ēshtē katandis kshu pd qenefi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?