Ngjarja e Thethit në Shkodër tregoi se ndërtimet janë kthyer në një batërdi, katastrofë mjedisore dhe një mosfunksionim i sistemit që duket se ka dështuar për territorin.
Kjo ishte prognoza e debatit që u bë sot në panelin e studios së ‘Repolitix’ në Report Tv, me të ftuarit e moderatorit Denis Minga.
Të ftuar ishin avokati Idajet Beqiri, drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Vendit, Agron Haxhimali, gazetari Eljan Tanini dhe avokati Përparim Çaça.
Ata ndanë mendimin se autoritetet duhet të kenë plane territoriale për ndërtimin dhe duhet të mbrojnë zona historike, kulturore dhe me trashëgimi natyrore si Thethi, duke parandaluar ngjarje si ato të fundit.
“Kam qenë në Theth para ca vitesh dhe ka pasur një gjendje mizerable. Se si mund të ndërtohet në atë zonë, në atë kishë që është kartolinë e Shqipërisë, ose që mund të ishte edhe në kartmonedha, nuk e di, ata njerëz qofshin. Atje nuk ka asgjë turistike, kështu është edhe Valbona, katastrofë, nuk ka një gje që i identifikon në zonë. Duket si Astiri, edhe Braka është më mirë. E kanë ndarë me kufij, me parcela, shihet nga pamjet. Batërdia e ndërtimeve nisi që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, nga ajo u trashëgua kjo dukuri”, tha gazetari Tanini.
Kurse avokati Përparim Çaça ndau mendimin se ndërtimet nuk bëhen brenda natës dhe dikush i ka lejuar, ndërtuesit kanë mbështetje.
“80 objekte pa leje nuk u ndëruan sot, brenda një dite. Vetë shteti është në legalizim të përhershëm. Në Shqipëri vazhdohet të ndërtohet pa leje dhe të legalizohet. Rolin kryesor në kontrollin e territorit e ka pushteti lokal, a ka një plan për këto zona, për ndërtime. Ka nevojë për planifikim, nëse nuk duhet ndërtuar, atëherë të mos ndërtohet. Nuk kemi të qartë ende se çfarë do ketë në Theth, do ketë vetëm bujtina druri apo çfarë. Janë pasoja të dhimbshme. Kjo ndodh gjithmonë, ato nuk mund të vendosen aty pa mbështetje, jo më në mes të Thethit. Ku ishin autoritetet që nuk i panë”, tha ai.
Idajet Beqiri vuri theksin te batërdia e ndërtimeve, mungesa e planit të ndërtimeve, mosmbrojtja e zonave që janë pasuri natyrore e vendit dhe mungesa e masave deri te arrestimet e personave që lejuan ndërtimet në Theth dhe zona të ngjashme.
“Sehirxhinj të mëdhenj, heshtim kund ndëohet dhe më pas bëjmë batërdi edhe më t ëmadhe kur kujtohemi. Duket si një pushtim që do të shkatërrojë atë bukuri. Më pas bëjmë shkatërrimin e dytë duke i prishur që s’e marrin veten për vite që të rikuperohen. Ne nuk i paraprijmë gjërave. Vendi ka prioritet turizmin dhe vendet prioritare dihen, Dhërmiu çfarë ka dhe çfarë do bësh në atë vend. Nëse është për portokalle, ti e betonizon. Për Thethin, çfarë synimi ke, plani që ke, do jetë pyll, ujvarë, kanione dhe jo ndërtime. Edhe ai që ka tapinë e tokës, nuk mund të ndërtojë përveç asaj që lejohet, pisha psh., dhe të financohet banori, ose të kthehet në Park Kombëtar dhe duhet bërë park kombëtar.Kështu kjo batërdi nuk ndodh kurrë. Betonin e hodhën brenda 2-3 ditëve. I lejojnë vetë këto situata, për pesë lekë. Edhe banori apo ndërtuesi duhet të pyesi veten se si mund ta ndërtojë. Duhet të ishin në burg ata që i lanë, duhet të kishte pasur arrestime sot për ata që i lejuan. Republika duhet të jetë e qytetarëve dhe jo e kusarëve, që vetëm grabisin”, u shpreh avokati.
Kurse Agron Haxhimali nënvizoi se sistemi ka dështuar, teksa janë regjistruar 240 mijë raste të ndërtimeve pa leje.
Kjo është kronikë e një shteti pa sistem dhe pa shtetformim. Kemi edhe Vlorën, jo vetëm Thethin. Hapësirë publike nuk është vetëm trotuari, por edhe pallatet e mëdhaja me apo pa leje që nuk kanë respektuar rregullat. Ku bëhen kalatë bare e restorante, në cilin vend të botës? Thethi është në lotë. Jep pasiguri për ata që jetojnë atje, emigrantët që investuan aty dhe ata që vendosin. Humbje e madhe nga ana ekonomike, familjet humbën atje. Ka humbur edhe shteti, rritet kostoja. Dimensioni ligjor, dështim spektakolar, bashkia apo qeveria. Është zonë e mbrojtur dhe duhet të dalë përgjegjësia ligjore administrative. Kjo tregon pasiguri ekonomike dhe sociale. Mendësia e ndërtimit është e gabueshme, pavarësisht nëse ke apo jo certifikatë, tapi apo legalizim. Nëse nuk funksionon shteti, ndërtohet pa leje, unë mendoj se kanë dështuar institucionet. Janë të regjistruara 240 mijë ndërtime pa leje në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh ai.
Komente

Ç'far ndryshimi ka Thethi me Llogaranë si fenomenë, mund të ma thotë ndokush?
Përgjigju