Politikë

Berisha fushatë me Sali Lushajn në Tropojë: Ministret e Ramës stolisen si princesha, pensionistëve u thonë jetohet me 140 euro! Në 12 vite veriu ka marrë më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit

4 Maj, 12:07| Përditesimi: 4 Maj, 14:44

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të dielë takimin përmbyllës elektoral në Tropojë të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet e 11 majit. I pranishëm në takim ishte edhe sh truproja i tij, Sali Lushaj, të cilin e ka marrë nga Tirana,

Berisha tha qeveria shqiptare, dhe veçanërisht ministret e saj, përbuzin pensionistët duke thënë se me 140 euro jetohet normalisht.

“Këta qeveritarë që janë vite dritë larg jush, larg halleve tuaja, larg problemeve tuaja, larg jetës suaj, nuk duan t’ia dinë për ju. I keni dëgjuar, besoj, një shprehje që vjen nga thellësitë e kohërave, sipas së cilës “këtu nuk vdes njeri për bukë”. Vërtet nuk vdiste njeri për bukë, se njerëzit ndanin kafshatën me njëri-tjetrin, por qeveritarë, ministra që thonë se “nuk vdes njeri për bukë”, nuk ka fjalë që nuk meritojnë t’u thuhen. Por nuk është fjala që të mos vdesë njeri për bukë, por të jetojë me dinjitet. Është fjala që ata burra dhe gra të mos tremben se nuk e mbyllin 15-ditëshin me pensione”,-tha Berisha.

"Apo tjetra, ministret e tij, që stolisen sikur janë princesha të sulltanateve. U thonë shqiptarëve, që çfarë kanë pensionistët, pensionistët jetojnë shumë mirë. Se, me 140 euro jetohet normal, jetohet fare mirë. Pra, kjo situatë, ky largim i tyre nga qytetarët për shkak të plaçkitjes, sepse hajduti për të justifikuar plaçkën e tij e urren viktimën. Mirë ua bëra, thotë. Dhe ata, mirë ua bënë ju, thonë. Miq, 100 ditët e para, ne japim përgjigje përfundimtare, çdo shqiptar do marrë 200 euro minimumin jetik",-tha Berisha.

Krydemokrati përsëriti pretendimet se Rama po diskriminon veriun, ndërsa zyrtarë të tij, në nivel qëndror dhe vendor, përfitojnë padrejtësisht nga pushteti,

Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës, kanë marrë në 12 vite më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit paratë e taksapaguesve shqiptarë",-tha Berisha.

Ora 12:39
Berisha: Tropojasit s'duhet të votojnë PS, do tradhtonit gjakun e sakrificat e të rënëve për Shqipërinë

Kreu i demokratëve, Sali Berisha, u kërkoi tropojasve (siç i quajti më herët në fjalimin e tij) të mos votojnë Partinë Socialiste, pasi kjo do të ishte tradhti.

“Mos votoni për Pashiqin shqiptar sepse keni tradhtuar gjakun e sakrificat e të rënëve. Rama nuk ka asgjë shqiptare. U ndry 3 muaj pa dalë para asnjë gazetari e donte t’ju mashtronte me buf, kënetë, çyryk, zhapinj. Kërkonte që të zezat që ju ka bërë ju t’i mbulojë si hokatar. Me banalitete, me tallje. Por kë tallte ai? Tallte qytetarin. Organizonte mbledhje si në vitet ’50 veçmas me burrat e veçmas me gratë”, tha ai.

Ora 12:34
Pasi humbi zgjedhjet në Australi, LaCivita dërgon këshilltarin e tij në Tropojë: Berisha nuk mund t’ia dalë vetëm

Megjithëse ka mbetur edhe një javë nga zgjedhjet e 11 majit, strategu elektoral i Sali Berishës, Chris LaCivita nuk po duket asgjëkundi në Tiranë.

Në fillim të javës së kaluar, ai u shfaq në një lidhje zoom me kandidatët demokratë, të cilët e pyesnin se si e kishte këshilluar Presidentin Trump të fitonte në SHBA, ndërkohë që pak ditë më vonë, u kap “mat” në Australi ku tha se kishte këshilluar liderin e opozitës, i cili i humbi zgjedhjet.

Ndërkohë në mungesë të tij, LaCivita ka sjellë në Tiranë një prej këshilltarëve të tij, Philip Griffin, i cili iu bashkua kryetarit të PD-së, Sali Berisha në Tropojë, në mitingun përmbyllës.

“Në SHBA socialistët u përpoqën të shkatërrojnë Trump me anë të sistemit ligjor, por Trump dhe populli amerikan nuk e lejuan. Këtu socialistët po provojnë të bëjnë të njëjtin marifet dhe jam këtu për tiu thënë se nuk do t’ia dalin mbanë.

Doktor Berisha nuk do të ndalojë të luftojë për ju për ta kthyer shtetin nga narkotrafikantët dhe politikanët e korruptuar.

Jam në politikë prej 40 vitesh, nuk kam parë kurrë një politikan që të punojë kaq fort sa Sali Berisha. Por ai nuk mund t’ia dalë vetëm. Tani është koha për ju të bëni pjesën tuaj. Duhet të flisni me familjen, me fqinjët dhe të afërmit tuaj të dalin të votojnë”, tha Griffin.

Ditën e djeshme, partia e djathtë e Australisë, e cila këshillohej nga strategu elektoral i Sali Berishës, Chris LaCivita, shënoi një disfatë spektakolare.

Ora 12:30
Rama tha në Shkodër se në 2013 shkollat nuk kishin shkumësa, Berisha: I vodhët, kishim dhe internet nga sateliti

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratës së kryesocialistit Edi Rama të bërë sot në Shkodër, ku tha se në vitin 2013 shkollat nuk kishin as shkumësa.

“Deklaroi sot se në 2013 shkollat shqiptare nuk kishin shkumësa. Kishim 26.500 kompjuter dhe kishte internet që e blinim nga sateliti. Por i vodhi Rilindja. Është njeri i cili nëse në Vlorë ia thash një të vërtetë, do të betohem para Ismail Qemalit se këtë tradhtar do ta çoj në Beograd ku e ka vendin. Këtu betohem se nuk do të dalë dot nga kufiri shqiptar pa dhënë llogari për të këqijat që u kë bërë shqiptarëve”,-tha Berisha.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ceni: 04/05/2025 14:10

    Po ti i fute në vllau vllanë në vrasje mo kriminel indyrë! Dhe tani me paftyrësinë mëtë madha ju kërkon votat turp për ty dhe atyre qëtë votojnë ty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?