Politikë

Berisha ‘përulet’ para Belerit në Himarë: Më i keqi është armiku i brendshëm! Rama përdor drejtësinë për dhunë politike, s'e lejoi të betohej se refuzoi të garojë për PS

24 Prill, 11:53| Përditesimi: 24 Prill, 12:42

  • Share

Sali Berisha u shfaq sot në Himarë krah Fredi Belerit, duke bërë fushatë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha u ‘përul’ para tij, duke ‘varur shpresat’ tek Beleri për vota.

Për të shmangur sulmet ndaj Belerit, Berisha theksoi se edhe Donald Trump, në fushatën elektorale u tha amerikanëve se rreziku më i madh është armiku i brendshëm. E madje, Berisha u kujdes vetë të nënvizojë që Beleri mbron interesat grekë në Parlamentin Europian. 

“Çfarë ishte ky armik i brendshëm? Ky armik i brendshëm në SHBA dhe në Shqipëri ishte armiku që përdorte drejtësinë për të marrë mandatet e të zgjedhurve tuaj, pasi nuk i mundnin dot në fushë betejë, pasi bënin gjithçka që ju të mos e votonit. Por ju e votuat dhe atëherë përdori si burracak drejtësinë e tij për t’i marrë kryetarit tuaj të zgjedhur mandatin”, tha Berisha. 

Më pas, Berisha hodhi akuza se Rama nuk e lejoi Belerin të betohej si kryebashkiak, pasi refuzoi të garonte për PS, ndërsa shtoi se Rama përdor  drejtësinë për dhunë politike. 

Pjesë nga fjala e Berishës në Himarë para Belerit

Ta marrë vesh Edi Rama se pushtimeve, askush nuk i ka dhënë përgjigje më të merituar se Himara dhe Himara ia dha Edi Ramës atë përgjigje që meritonte. Atë përgjigje ia dha me Fredi Belerin. Miqtë e mi, Donald Trump në fushatën e tij elektorale u tha amerikanëve se një rrezik më i madh për amerikanët se sa fuqia e Kinës apo Rusisë është armiku i brendshëm.

Çfarë ishte ky armik i brendshëm? Ky armik i brendshëm në SHBA dhe në Shqipëri ishte armiku që përdorte drejtësinë për të marrë mandatet e të zgjedhurve tuaj, pasi nuk i mundnin dot në fushë betejë, pasi bënin gjithçka që ju të mos e votonit.

Por ju e votuat dhe atëherë përdori si burracak drejtësinë e tij për t’i marrë kryetarit tuaj të zgjedhur mandatin. Bëri një kurth të vjetër të shpifur nga ato që Himara i mban mend shumë mirë se i kurdiste Sigurimi i Shtetit, vetëm e vetëm për t’i grabitur mandatin.

Prokurorët dhe gjykatësit e kontrolluar prej tij, nuk e lejuan Belerin siç ishte lejuar çdo tjetër i votuar më përpara, nuk e lejuan që të vinte të bënte betimin dhe shkaku ishte vetëm një: se Beleri nuk pranoi të kandidonte për partinë e tij. Se Beleri i tha se unë jam i djathtë dhe unë kam parimet e mia, dhe ato parime nuk putheshin kurrë me parimet e atij që kërkon t’u vjedhë tokat, të plaçkisë tokat tuaja, t’u zhbijë ju nga shtëpitë tuaja.

Ndaj dhe unë e nisa fjalën time se më i keqi i të gjithë të këqijve është armiku i brendshëm që të merr lirinë, që përdor drejtësinë për dhunë politike, që dhunon të drejtat më elementare, më themelore të njeriut, pronën, votën. Çfarë i mbetet më një njeriu të lirë? PD dhe aleanca e saj janë një aleancë konservatore, e cila ka në themel të saj vlerat tradicionale të njeriut, dinjitetin njerëzor, liritë e tij, pronën, besimin tek Zoti, atdhetarinë.

Ne besojmë fort se vetëm duke u bazuar në këto vlera mund të ndërtojmë Himarën Madhështore, Shqipërinë Madhështore. Mund të ndërtojmë Himarën e ëndrrës së bukur të bijve dhe bijave të saj.

Shqipërinë e ëndrrës së bukur të bijve dhe bijave të saj. Ndaj dhe jam këtu për t’u zotuar para jush se qeveria e ardhshme, paprekshmërinë e pronës, rikthimin dhe kompensimin e saj, pajisjen tuaj me dokumente, të gjitha legalizimet dhe çdo gjë që keni, do t’i ketë përparësi absolute.


Lajmi kryesor:

Berisha në fushatë krah Fredi Belerit dhe e ngre në 'piedestal': Mbrojti Himarën nga 'pushtimi' i Ramës! Më i keqi është armiku i brendshëm(VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?