HIMARË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shfaq në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, krah eurodeputetit Fredi Beleri. Në takimin e radhës në Himarë, aty ku Beleri u zgjodh si kryetar bashkie por nuk u betua dot për shkak të dënimit për blerje votash, Berisha shigjetoi kryesocialistin Edi Rama dhe kryebashkiakun Vangjel Tavo.
Krah kandidatëve për deputetë të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” dhe aleatit Vangjel Dule, në rreshtin e parë ishte vendosur edhe Fredi Belerin si i "ftuari i preferuar", ndaj të cilit Berisha u "përul" dhe e ngriti në "piedestal" duke thënë se mbrojti Himarën nga "pushtimi" i Edi Ramës.
"Ta marrë vesh Edi Rama se pushtimeve, askush nuk i ka dhënë përgjigje më të merituar se Himara dhe Himara ia dha Edi Ramës atë përgjigje që meritonte. Atë përgjigje ia dha me Fredi Belerin", tha Berisha, i cili në nisje të fjalimit zgjodhi një lëvdatë për Fredi Belerin, emri i të cilit përmendet edhe si i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë. “I dashur zoti Fredi Beleri, përfaqësues në Parlamentin Europian i qytetarëve grekë, kandidat i zgjedhur real i kësaj bashkie”, tha Berisha duke u kujdesur të nënvizojë që Beleri në PE "mbron" interesat e qytetarëve grekë. Për të shmangur sulmet ndaj Belerit, Berisha theksoi se edhe Donald Trump, në fushatën elektorale u tha amerikanëve se rreziku më i madh është armiku i brendshëm.
Të gjithë nisjen e fjalimit Berisha e përdori për akuzat e vjetra ndaj kundërshtarit të tij politik, Edi Ramës, sipas të cilit ishte ai që nuk lejoi Fredi Belerin të betohej si kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet e 2023. Berisha akuzoi Ramën se përdori drejtësinë për të penguar Belerin të betohet me arsyen e vetme sipas tij, se Beleri refuzoi të kandidojë për Partinë Socialiste.
“Ju e votuat dhe ai përdori drejtësinë si burracak, për t’i marrë kryetarit tuaj të zgjedhur mandatin, bëri një kurth të vjetër të shpifur si ato që kurdiste ish-sigurimi i shtetit. Prokurorët dhe gjykatësit e tij nuk e lejuan Belerin të vinte e të bënte betimin dhe shkaku ishte vetëm 1: se Beleri nuk pranoi të kandidonte për Ramën, i tha jam i djathtë dhe kam parimet e mia, që nuk përputhen me parimet e tij për t’iu vjedhur tokën ju”, tha Berisha.
Kryebashkiakun socialist të Himarës, Vangjel Tavon e quajti misionar të qëllimeve mafioze të Edi Ramës për të plaçkitur tokat e Gjipesë.
Kreu i PD, Sali Berisha nga Himara komentoi protestat e banorëve në Tragjas, kundër ndërtimit të ujësjellësit të ri, që do të furnizojë zonën turistike në Dhërmi e Palasë. Berisha tha se i garanton banorët se asnjë litër ujë nuk do ua marrë askush.
“Himara do ngrihet në të gjithë madhështinë e saj. Dua të garantoj banorët e Lumit të Vlorës se asnjë litër ujë nuk do mund t’ua marrë kush atyre. Dëgjoni miq, kur legjendat thonë se kuçedra shteroi lumin, duket se ka pasur në të gjitha kohërat qeveritarë si puna e Edi Ramës që ka sulmuar gjithmonë lumenjtë.
Po si mund t’ua marrësh ti lumin atyre? 35 fshatra lumin e kanë jetë. Nga lumi buron e gjithë jeta e bimësisë, përndryshe ato janë shkëmb dhe shkretëtirë. Dhe ky shkon e ua marr se do ua sjell resorteve. Po hajde këtu në Potom ti, ke aty mijëra litër ujë të ëmbël që bie nga platforma, ngrije ku të duash me pompa dhe shpërndajua të gjithë bregu, të gjithë resorteve, të gjithë hoteleve e me radhë.
Po pse do ua marrësh atyre ujin? Nuk ka akt të tillë më absurd. Kurrë nuk do ndodhi. U bëj thirrje banorëve të Bregut të qëndrojnë mbi pronësinë që kanë te lumi i tyre dhe i garantoj se PD nuk do lejojë kurrë që uji t’u merret, përveçse t’u mbetet atyre", tha Berisha.
Nga Himara, kreu i PD, Sali Berisha shigjetoi edhe kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavon për të cilin tha se erdhi misionar i qëllimeve mafioze të Edi Ramës për të plaçkitur tokat e Gjipesë. Para himariotëve, premtoi se do të jetë ai që do të zgjidhë çështjet e pronave në bregdet.
“Sot në Shqipëri ka ligje të cilat janë një kopje e ligjeve të vitit 1946. Edi Rama ka krijuar një agjenci, në të cilën ka vendosur si pronë të gjithë territorin e shtetit shqiptar. Ka vendosur aty një zëdhënëse, një lubi tjetër, si Lubi Ballukun dhe ajo ka autoritetin të bëjë ç’të dojë me pronat e shqiptarëve kudo, në Himarë, në Vlorë, në Lurë, në Berat, kudo në Shqipëri.
Pa, kjo është e vërteta. Kurse ne zotohemi se do të respektojmë paprekshmërinë e pronës, do të rikthejmë pronën në çdo rast që ajo ekziston. I them Vangjel Tavos, misioni yt... bravo, ashtu është. E meriton plotësisht neverinë tuaj. E meriton sepse erdhi vetëm misionar i qëllimeve mafioze të Edi Ramës, i cili me familjen e tij do të plaçkisë tokat e Manastirit të Skutarasë, do të plaçkisë Gjipenë, në një kohë kur familja e tyre ka pasur, sipas dëshmive, katër dhi dhe tre derra.
Dhe e thotë vetë, Baba Piloja siç i thotë Edi Rama, që ne nuk kishim tokë fare, kurse tani na del me 224 mijë metra katrorë tokë dhe thotë që e kam në majë të malit, toka del buzë detit. Edi Rama, nuk do e gëzosh kurrë atë tokë. Toka është e këtyre banorëve, është e manastirit dhe ti nuk do ta marrësh kurrë atë”, tha Berisha.
Sali Berisha u shfaq sot në Himarë krah Fredi Belerit, duke bërë fushatë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha u ‘përul’ para tij, duke ‘varur shpresat’ tek Beleri për vota.
Për të shmangur sulmet ndaj Belerit, Berisha theksoi se edhe Donald Trump, në fushatën elektorale u tha amerikanëve se rreziku më i madh është armiku i brendshëm. E madje, Berisha u kujdes vetë të nënvizojë që Beleri mbron interesat grekë në Parlamentin Europian.
“Çfarë ishte ky armik i brendshëm? Ky armik i brendshëm në SHBA dhe në Shqipëri ishte armiku që përdorte drejtësinë për të marrë mandatet e të zgjedhurve tuaj, pasi nuk i mundnin dot në fushë betejë, pasi bënin gjithçka që ju të mos e votonit. Por ju e votuat dhe atëherë përdori si burracak drejtësinë e tij për t’i marrë kryetarit tuaj të zgjedhur mandatin”, tha Berisha.
Më pas, Berisha hodhi akuza se Rama nuk e lejoi Belerin të betohej si kryebashkiak, pasi refuzoi të garonte për PS, ndërsa shtoi se Rama përdor drejtësinë për dhunë politike.
Pjesë nga fjala e Berishës në Himarë para Belerit
Ta marrë vesh Edi Rama se pushtimeve, askush nuk i ka dhënë përgjigje më të merituar se Himara dhe Himara ia dha Edi Ramës atë përgjigje që meritonte. Atë përgjigje ia dha me Fredi Belerin. Miqtë e mi, Donald Trump në fushatën e tij elektorale u tha amerikanëve se një rrezik më i madh për amerikanët se sa fuqia e Kinës apo Rusisë është armiku i brendshëm.
Çfarë ishte ky armik i brendshëm? Ky armik i brendshëm në SHBA dhe në Shqipëri ishte armiku që përdorte drejtësinë për të marrë mandatet e të zgjedhurve tuaj, pasi nuk i mundnin dot në fushë betejë, pasi bënin gjithçka që ju të mos e votonit.
Por ju e votuat dhe atëherë përdori si burracak drejtësinë e tij për t’i marrë kryetarit tuaj të zgjedhur mandatin. Bëri një kurth të vjetër të shpifur nga ato që Himara i mban mend shumë mirë se i kurdiste Sigurimi i Shtetit, vetëm e vetëm për t’i grabitur mandatin.
Prokurorët dhe gjykatësit e kontrolluar prej tij, nuk e lejuan Belerin siç ishte lejuar çdo tjetër i votuar më përpara, nuk e lejuan që të vinte të bënte betimin dhe shkaku ishte vetëm një: se Beleri nuk pranoi të kandidonte për partinë e tij. Se Beleri i tha se unë jam i djathtë dhe unë kam parimet e mia, dhe ato parime nuk putheshin kurrë me parimet e atij që kërkon t’u vjedhë tokat, të plaçkisë tokat tuaja, t’u zhbijë ju nga shtëpitë tuaja.
Ndaj dhe unë e nisa fjalën time se më i keqi i të gjithë të këqijve është armiku i brendshëm që të merr lirinë, që përdor drejtësinë për dhunë politike, që dhunon të drejtat më elementare, më themelore të njeriut, pronën, votën. Çfarë i mbetet më një njeriu të lirë? PD dhe aleanca e saj janë një aleancë konservatore, e cila ka në themel të saj vlerat tradicionale të njeriut, dinjitetin njerëzor, liritë e tij, pronën, besimin tek Zoti, atdhetarinë.
Ne besojmë fort se vetëm duke u bazuar në këto vlera mund të ndërtojmë Himarën Madhështore, Shqipërinë Madhështore. Mund të ndërtojmë Himarën e ëndrrës së bukur të bijve dhe bijave të saj.
Shqipërinë e ëndrrës së bukur të bijve dhe bijave të saj. Ndaj dhe jam këtu për t’u zotuar para jush se qeveria e ardhshme, paprekshmërinë e pronës, rikthimin dhe kompensimin e saj, pajisjen tuaj me dokumente, të gjitha legalizimet dhe çdo gjë që keni, do t’i ketë përparësi absolute.
Komente

O ZOT CFARE LLUMI NE NJE FOTO...
Përgjigju