Nga Himara, kreu i PD, Sali Berisha shigjetoi edhe kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavon për të cilin tha se erdhi misionar i qëllimeve mafioze të Edi Ramës për të plaçkitur tokat e Gjipesë. Para himariotëve, premtoi se do të jetë ai që do të zgjidhë çështjet e pronave në bregdet.
“Sot në Shqipëri ka ligje të cilat janë një kopje e ligjeve të vitit 1946. Edi Rama ka krijuar një agjenci, në të cilën ka vendosur si pronë të gjithë territorin e shtetit shqiptar. Ka vendosur aty një zëdhënëse, një lubi tjetër, si Lubi Ballukun dhe ajo ka autoritetin të bëjë ç’të dojë me pronat e shqiptarëve kudo, në Himarë, në Vlorë, në Lurë, në Berat, kudo në Shqipëri.
Pa, kjo është e vërteta. Kurse ne zotohemi se do të respektojmë paprekshmërinë e pronës, do të rikthejmë pronën në çdo rast që ajo ekziston. I them Vangjel Tavos, misioni yt... bravo, ashtu është. E meriton plotësisht neverinë tuaj. E meriton sepse erdhi vetëm misionar i qëllimeve mafioze të Edi Ramës, i cili me familjen e tij do të plaçkisë tokat e Manastirit të Skutarasë, do të plaçkisë Gjipenë, në një kohë kur familja e tyre ka pasur, sipas dëshmive, katër dhi dhe tre derra.
Dhe e thotë vetë, Baba Piloja siç i thotë Edi Rama, që ne nuk kishim tokë fare, kurse tani na del me 224 mijë metra katrorë tokë dhe thotë që e kam në majë të malit, toka del buzë detit. Edi Rama, nuk do e gëzosh kurrë atë tokë. Toka është e këtyre banorëve, është e manastirit dhe ti nuk do ta marrësh kurrë atë”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha në fushatë krah Fredi Belerit dhe e ngre në 'piedestal': Mbrojti Himarën nga 'pushtimi' i Ramës! Më i keqi është armiku i brendshëm(VIDEO)
SI.E./ReportTv.al