Politikë

Protesta për ujin në Tragjas/ Berisha banorëve nga Himara: Asnjë litër ujë nuk do ua marrë askush

24 Prill, 12:55| Përditesimi: 24 Prill, 13:13

  • Share

 

Kreu i PD, Sali Berisha nga Himara komentoi protestat e banorëve në Tragjas, kundër ndërtimit të ujësjellësit të ri, që do të furnizojë zonën turistike në Dhërmi e Palasë. Berisha tha se i garanton banorët se asnjë litër ujë nuk do ua marrë askush.

“Himara do ngrihet në të gjithë madhështinë e saj. Dua të garantoj banorët e Lumit të Vlorës se asnjë litër ujë nuk do mund t’ua marrë kush atyre. Dëgjoni miq, kur legjendat thonë se kuçedra shteroi lumin, duket se ka pasur në të gjitha kohërat qeveritarë si puna e Edi Ramës që ka sulmuar gjithmonë lumenjtë.

Po si mund t’ua marrësh ti lumin atyre? 35 fshatra lumin e kanë jetë. Nga lumi buron e gjithë jeta e bimësisë, përndryshe ato janë shkëmb dhe shkretëtirë. Dhe ky shkon e ua marr se do ua sjell resorteve. Po hajde këtu në Potom ti, ke aty mijëra litër ujë të ëmbël që bie nga platforma, ngrije ku të duash me pompa dhe shpërndajua të gjithë bregu, të gjithë resorteve, të gjithë hoteleve e me radhë.

Po pse do ua marrësh atyre ujin? Nuk ka akt të tillë më absurd. Kurrë nuk do ndodhi. U bëj thirrje banorëve të Bregut të qëndrojnë mbi pronësinë që kanë te lumi i tyre dhe i garantoj se PD nuk do lejojë kurrë që uji t’u merret, përveçse t’u mbetet atyre", tha Berisha. 


Lajmi kryesor:

Berisha në fushatë krah Fredi Belerit dhe e ngre në 'piedestal': Mbrojti Himarën nga 'pushtimi' i Ramës! Më i keqi është armiku i brendshëm(VIDEO)


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?