Politikë

'Erdhe si pushtues', Berisha i përgjigjet Ramës: Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë kush i sulmon! Skavica nuk do ndërtohet kurrë

19 Prill, 13:20| Përditesimi: 19 Prill, 14:35

  • Share

DIBËR- Dy ditë pas kryesocialsitit Edi Rama, në Dibër u shfaq kreu i PD, Sali Berisha. Ky i fundit mbante sërish në kokë kapelën me numrin 1, që është edhe numri i Aleancës për Shqipërinë Madhështore në fletën e votimit, një ‘strategji’ kjo si duket e këshilltarit amerikan Chris LaCivita.

Ndërsa prezantoi edhe programin e tij elektoral, duke u premtuar dibranëve zgjidhje të problemeve të tyre në 100 ditët e para të pushtetit, Berisha i dha edhe një përgjigje kryeministrit Edi Rama që po nga Dibra burrat i quajti ‘çyryk’. 

Përgjigjen ndaj deklaratave të kryetarit të PS-së, Berisha e bëri duke fyer gratë ministre.

“Këtu i them Ramës, këto fjalë. Në Dibër, në këtë sallë ti erdhe me gjuhën e pushtuesit dhe kopukut. Të dyja. Nëse në Kamëz të dhashë një përgjigje duke lexuar përroin tënd psikik, sot kam përgjigje tjetër, erdhi si pushtues, sepse i lejove vetes të ndërmarrësh një fyerje kolektive. Ti fole si kopuk, sikur ishe me ato ministreshet e tua që xhinglaminglohen në atë mënyrë. Tani do të them unë ty asnjë fjalë nuk të jap përgjigje, se përgjigjen ta dha dibrania në sallë e cila u ngrit e të tha se burrat tanë janë të mrekullueshëm. Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon. Rroftë Dibra”, tha Berisha.

Para dibranëve Berisha, kërkoi të marrë meritat edhe për rrugën e Arbit, për të cilën tha se Dibra e meriton.

“Lura është bukuri përrallore dhe ka 12 vjet nuk e ndërton dot rrugën. Por atë rrugë e meritoni plotësisht. Ajo është Rruga e dytë e Kombit dhe kemi krenari të madhe që ndërtuam 32 kilometrat e para dhe u garantoj se në vitin 2016 do ishte inauguruar me parametra shumë më të mirë se kjo sot", tha Berisha. 

Ulje të çmimit të energjisë për qytetarët e bizneset, Berisha e shoqëroi edhe me një tjetër premtim, duke thënë se nuk do të lejojë ndërtimin e Skavicës. 

“Ky vit është vit vendimtar për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe. Diaspora shqiptare është e tëra në këmbë, ka shumë përfaqësues të saj në këtë sallë. I ftoj të votojnë me dinjitet. Me privatësinë e tyre, të votojnë si qytetarë dinjitozë për të shpëtuar këtë vend nga narko diktatura e dytë”, tha Berisha.

Për të mbushur sallën ku do të zhvillonte mitingun, Berisha u angazhua të  “transferonte” dibranët e Tiranës drejt qarkut. Kjo u bë publike nga vetë drejtuesi politik i Dibrës për demokratët, Xhelal Mziu.

Ora 13:48
PD prezanton kandidatët në Dibër, Mziu: Rama fyu dibranët, na ka diskriminuar për shkak të krahinës, jemi qarku më i varfër Shqipëri

1745064420_xhelalmziu770x433.jpg

Drejtuesi politik i PD për Qarkun DIbër, Xhelal Mziu, iu kundërpërgjigj sërish deklaratave të kryesocialistit Edi Rama, të bëra 2 ditë më parë në Peshkopi, gjatë një takimi me gra dhe vajza.

"Në këtë sallë ishin nënat e motrat tonë, 80% të tyre i kishin sjellë me zor. Kryekrimineli i fyu, motrat e nënat tona, i fyu dibranët. Dibra është e trimave, është e Skënderbeut, është e pushkës, është e penës, nuk ka Edi Ramë që e ofendon dibranin.

E kemi mbrojtur Shqipërinë me pushkë, i kemi bërë ballë Turqisë, Serbisë, neo-diktaturës. Do ta shembim këtë qeveri. S’e ka provuar vullkanin e dibranëve, fitorja e PD nis nga kjo sallë dhe të mbyllet më 11 maj. Kryehajduti që vetëm, fyen e asgjë tjetër s’ka, në 12 vite qarkun e Dibrës, e ka varfëruar nga të gjithë qarqet në Shqipëri.

Është bërë për shkak të një kryeministri hajdut e kriminel. Kjo qeveri krimi e korrupsioni e ka zhbërë arsimin në Shqipëri. Ka mbyllur universitetin shtetëror, për shkak të krahinës. S’ka dibran e kuksian që do ta votojë këtë qeveri krimi. Kjo është qeveria më e korruptuar, ia kalon edhe vendeve të botës së 3. Mjafton korrupsisoni i rrugës së Arbrit",-tha Mziu.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Skavica: 19/04/2025 15:07

    Po me Skavicen cfare pate ore, po Amerikanet ne krah i ke more.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?