I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për korrupsion, Sali Berisha u shfaq me kritika të ashpra për draftin e ri të Kodit Penal.
Nga selia e Partisë Demokratike, ai u ndal veçanërisht te neni “536” që duket se e tremb kryedemokratin për rëndimin e pozitave të tij ligjore në të ardhmen nëse draft kodi miratohet pa ndryshime.
Ky nen parashikon deri në 3 vite burg për ata që “bëjnë apo publikojnë komente me anë të të cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethanave shtypëse ndaj pavarësisë së saj...”
“Ky kod ka rikthyer nenin 55 të diktaturës komuniste. Imagjinoni ju tani, që në qoftë se ti thua se Irena Gjoka, me fakte, është një delinkuente, një kriminele, që ka fshehur krimet e saj, që është e dënuar me burg dhe që për shkak të këtij dënimi, ajo kurrë nuk mund të ishte magjistrate gjykatëse, por që e kanë futur si peng për ta keqshfrytëzuar në mënyrën më të egër.
Imagjinoni Altin Dumanin, i cili ka 3-4 shtëpi, tre apartamente dhe banon te shtëpia e vjehrrit. Pra, Altin Dumani, i cili thuhet kundër një ryshfeti 700 mijë euro nuk dënoi për rastin e Jan Prengës, Altin Hajrin dhe që tani së fundmi fshehu për javë të tëra mandatin e arrestit të Troplinëve. Pra, në qoftë se ti guxon dhe ia thua publikut këto, dënohesh”, tha Berisha.
Berisha tha se Partia Demokratike do ta kundërshtojë Kodin e Ri Penal, një paralajmërim që pritet t’i mbetet vetëm deklaratave politike, përballë 83 mandateve të mazhorancës, vetëm 1 votë larg shumicës së cilësuar që kërkon ky draft.
Neni 536 i draftit të Kodit të Ri Penal
Komente

Ku ka kod penal qe ta denoje lexhendarin e Vicidolit?!
PërgjigjuTe denohesh qe cke me te. Shpifje konsiderohet kur pa prova nuk ben denoncimin atje ku te lejon ligji. I keni dhene gojes si iu do qejfi. Duhet qe gjithkush, kush do qofte, OSE TE beje denoncim sipas ligjit per ato qe di, OSE TE jape llogari ligjore per ato qe i shpik mendja dhe arsye pse shpif kaq shume
Përgjigju