Ditën e enjte më datë 21.12.2023 do të zhvillohet seanca e radhës plenare. Seanca do të fillojë në orën 10:00. Në këtë seancë plenare pika e parë që do të trajtohet është shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.
Ndryshe nga sa deklaronte më parë Sali Berisha ndryshoi qëndrim duke paralajmëruar se nuk do ta njohë vendimin e Parlamentit për dhënien e autorizimit të SPAK për arrestimin/ heqje lirie të tij.
"Vendimi është i paligjshëm. Ju i patë punimet e komisionit, në komision nuk paraqitën asnjë provë, asnjë fakt. Lexoni pak se çfarë thotë rregullorja e parlamentit për shqyrtimin e kërkesave të prokurorisë. Nuk plotësohej asnjë kusht. Kishin vetëm një kërkesë, meqenëse nuk kam zbatuar vendimet antikushtetuese të tyre, të rëndohet ndëshkimi. Dhe natyrisht në një vend ku parlamenti, prokuroria dhe çdo gjë është në duart e një njeriu, ndodh. Nuk kisha dyshim. Ndodhi që ata zbatuan një urdhër të atyre që u kanë marrë pushtetin. Nuk ka gjë më të rrezikshme. Kjo vetëm në diktaturë mund të ndodhë. Kështu që nuk ka asnjë legjitimitet ky vendim i komisionit Balla-Brava" deklaroi sot Berisha.
Ndërkohë ditën kur SPAK dorëzoi kërkesën për dhënien e autorizimit në Kuvend, Berisha do respektonte çdo vendim.
"Vendimi i parlamentit do të respektohet nga unë. Kushtetutshmëria kërkon që parlamenti të ndryshojë kushtetutën dhe të vendosë që mos të ketë mbrojtje për deputetët. Cilido të jetë vendimi i parlamentit do ta respektoj" deklaroi Berisha në 12 dhjetor 2023
Sot ish kryeministri ë hetim për korrupsion për aferën Partizani thotë se po vendoset në këtë situatë për arsye politike.
‘PD dhe opozita vendoset për motive kryekëput politike në një situatë në të cilën ndodhet partia opozitare në Mianmar, në Rusi dhe në Teheran. Por, siç rezistojnë opozitarët në Rusi, në Mianmar, në Iran, do rezistojë edhe PD në Shqipëri dhe ajo e tëra do angazhohet në betejën pa kthim për përmbysjen e narkodiktaturës. Për sa i përket qëndrimit tim, unë e kam bërë të qartë se përsëri nuk e njoh vendimin. Sepse ky vendim është një akt i turpshëm, një akt i neveritshëm i komisionit Basha-Brava. Po pse është i tillë? Unë këtu kam vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin, e cila thotë se nuk mund t’i heqim pasaportën Tahirit, pa marrë lejen e parlamentit. Por ajo gjykatëse nuk ishte një vegël e verbër dhe nuk fshihej pas krimit të vet si Irena Gjoka, e shkarkuar nga Sali Berisha, sepse shkarkimi është akti. Shteti nuk është hakmarrës. Por shkarkimi është i mjaftueshëm që ajo të shkruajë se jam shkarkuar prej tij dhe nuk mund të trajtoj çështjen. Ky është ligji.’- tha Berisha.
Për të kundështuar vendimin e Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin, Sali Berisha paralajmëron sërish kaos në seancën e ditës së enjte, me një protestë paralele para parlamentit.
“Ditën e enjte Shqipëria është para parlamentit. Të bashkuar absolutisht. Ditën e enjte është para parlamentit, Tirana dhe Shqipëria.”- tha Berisha.
Pas vetes këtë herë ka edhe Gazment Bardhin, qoftë për kundërshtimin ndaj SPAK, qoftë për skenarin e së enjtes.
Teksa grupi i Berishës dhe Bardhit diskutuan manovrat për të kundërshtuar vendimin e parlamentit për të autorizuar arrestimin e ish kryeministrit, grupi i Lulzim Bashës deklaroi votën pro dhe prezantoi një propozim ligjor që deputetët të heqin dorë vullnetarisht nga imuniteti.
Me 6 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Këshilli i Mandateve pranoi dje kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha. Përfundimisht Kuvendi do të vendosë në seancën plenare të 21 Dhjetorit, ndërsa SPAK e ka lënë të hapur edhe mbylljen në qeli të ish Berishës. Votave të mazhorancës iu bashkua Enkelejd Alibeaj, ndërsa socialistët thanë se askush nuk mund të sfidojë drejtësinë siç ka bërë ish-Kryeministri.
Ditën e enjte më datë 21.12.2023 do të zhvillohet seanca e radhës plenare. Seanca do të fillojë në orën 10:00.
Në këtë seancë plenare pika e parë që do të trajtohet është shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.
Me 6 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Këshilli i Mandateve pranoi dje (18 dhjetor) kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Përfundimisht Kuvendi do të vendosë në seancën plenare të 21 Dhjetorit, ndërsa SPAK e ka lënë të hapur edhe mbylljen në qeli të ish Berishës.
Votave të mazhorancës iu bashkua Enkelejd Alibeaj, ndërsa socialistët thanë se askush nuk mund të sfidojë drejtësinë siç ka bërë ish-Kryeministri.
Ka prova.Eshte vendimin i gjukates te cilen e Ka refuzuar ta zbatojne.Pas vendimit te dyte te gjukates,arest me Burg( me i drejtim) ose arest shtepine,me fillimin e procesit hetimor nga SPAK Ai do te njihet me provat per akuzen qe i behet.
PërgjigjuTe enjten berisha pritet ti verri zjarrin parlamentit...kujdes nje plan i detajuar eshte perpiluar, grupe specjale kane ardhur nga Kosova e Serbia. Berisha do ti verri flaken parlamentit
PërgjigjuNe fakt mire do bente te mos derzohej vete, sepse dua ta shikoj qe ta terheqi zvarre policia kur ta arrestojne.
PërgjigjuLe Te Votohet Ne Parlamet Per Ti Hequr Mandatin Dhe Pastaj Te Shikojme A Do Vej Kur Ta Mare Policia Meqense Po E Tregon Veten Qe Eshte Nje Maskara Nje Her Thote Do E Njo Vendimin E Parlamentit Pastaj Kur I Vjene Veza Ne Byth Ndryshon Mendje Spak Duhet Te Veproje Njesoj Si Me Nje Qytetar Te Thjeshte Prandaj Ku Maskara E Ka Vendin Ne Burg
Përgjigjumos u merzit, se do te te njohe vendimi i gjykates ty...
Përgjigju