Nga Fieri kreu i PD Sali Berisha u kërkoi demokratëve të injorojnë akuzat e kryeministrit Edi Rama dhe në javët që kanë mbetur për të bërë fushatë të shpërndajnë programin e PD. Kreu i PD Sali Berisha u kërkoi veçanërisht grave dhe vajzave të mos mashtrohen nga batutat e kryesocialistit Edi Rama.
'Kanë mbetur më pak se tre javë. Këto javët, orët, ditët e jetës sonë, të misionit tonë. Le të betohemi ne, të shndërrohemi në misionarë, të takojmë çdo njeri që njohim, çdo komshi, çdo qytetar dhe të injorojmë batutat e tij bajate. Por të merremi me këtë program, t’ua shpjegojmë qytetarëve këtë program se ky program është një mundësi për çdo të ri, për çdo punëtor, për çdo fermer, për çdo rrogëtar, për çdo mësues që do ketë rrogën minimale 1500 euro, për çdo mjek dhe infermier që do ketë rrogë të dyfishuar, për çdo naftëtar që do ketë të garantuar statusin e naftëtarit. Për të gjithë ata pra që besojnë se Shqipëria është një tokë e bekuar, se Shqipëria ka pasuri përrallore që duhet t’i gëzojnë qytetarët e saj. Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme', tha ai.
Ai sulmoi edhe drejtuesen politike të socialistëve në Fier, Belinda Ballukun duke thënë se mashtron për vota.
'Kam një lutje për nënat, gratë dhe motrat e Mallakastrës. Mendoni një moment këtë Lubinë që vjen e sillet këtu sikur të ishte badigardi i Edi Ramës për të mashtruar për t’u marrë ju votat. Por kjo tregon se për këta njerëz, për këtë grup, ju nuk ekzistoni. Pensionisti nuk ekziston. Qytetari nuk ekziston. I riu është për t’u flakur nga Shqipëria sepse voton kundër tyre', tha ai.
Të vetëve u kërkoi të përqëndrohen në shpërndarjen e programit demokrat, i cili premton se në 100 ditët e para do të nxjerrë vendin nga varfëria ekstreme.
'Në 100 ditët e para do ketë zero varfëri ekstreme, mjerimin do e përjashtojmë nga Shqipëria. Nuk ka dhe nuk do ketë pensionistë me cilindo lloj pensioni, të pjesshëm, të plotë e të tjerë, që do marrin më pak se 200 euro në muaj. Nuk ka dhe nuk do ketë të papunë, nuk ka dhe nuk do ketë qytetarë me ndihmë ekonomike, studentë me bursë, jetimë në familje, që do marrin më pak se 200 euro.
Nuk do ketë më shqiptarë që do numërojnë kafshatat, që mund të mos blejnë ilaçet e tyre. Lista e qeverisë italiane për ilaçet e rimbursueshme do jetë lista juaj. Do fillojmë nga dinjiteti njerëzor. Se lëndon më shumë shpirtin e njeriut dhe dinjitetin se sa sofra që nuk të lejon të ushqesh fëmijët e tu, se sa sofra që nuk të lejon t’i japësh 3 vakte ushqim fëmijës tënd. Kjo merr fund. Rrogat minimale do të jenë brenda 3 muajve, 100 ditët e para, 500 euro. Ushqimet, rrogat, ndihmat dhe pensionistët do t’i marrin 20% më mirë se të tjerët", tha Berisha.
Nga Fieri Berisha pati një paralajmërim edhe për investitorët strategjikë duke thënë se nëse prekin tokat e shqiptarëve do të dënohen.
'Paralajmëroj të ashtuquajturit investitorë strategjikë, mos prekni asnjë metër katror pronë të qytetarëve shqiptarë se në mënyrë absolute do konfiskohet dhe do ndëshkoheni për korrupsion. Kudo që shkoj, ankesa për grabitjen e tokës. Isha në Korçë, më thoshte tjetri, tek llixhat e Përmetit kemi dhjetëra hektarë, por po na i grabisin. Na e ka dhënë Edi Rama. Edi Rama bashkë me ta do të shkojë atje ku duhet. Prona e tjetrit nuk preket. Të dashur miq, Made in Albania do jenë prodhimet e uzinave, fabrikave dhe bizneseve të Fierit.
Unë garantoj biznesmenët se revolucioni ynë fiskal, taksa e sheshtë, përgjysmimi i barrës fiskale, ulja në 15 përqind e TVSH-së, ulja e çmimit të energjisë nga 18 lekë në 6 lekë për biznesin, janë zotimet tona. Biznesmenët e vegjël, u premtoj sot se këta bashkiakë hajdutë do e kenë kufirin tek thana. Se nuk do mund të vendosin kurrë taksa më të larta se 1 përqind të xhiros dhe se tavani për TVSH-në, për tatimin mbi të ardhurat, nga 100 dhe 140 mijë euro, do të kalojnë të dyja në 180 mijë euro', tha ai.
Nga Fieri, kreu i PD Sali Berisha paralajmëroj edhe investitorë strategjikë.
Ai u tha atyre të mos prekin asnjë metër katror pronë të qytetarëve shqiptarë.
Paralajmëroj të ashtuquajturit investitorë strategjikë, mos prekni asnjë metër katror pronë të qytetarëve shqiptarë se në mënyrë absolute do konfiskohet dhe do ndëshkoheni për korrupsion. Kudo që shkoj, ankesa për grabitjen e tokës. Isha në Korçë, më thoshte tjetri, tek llixhat e Përmetit kemi dhjetëra hektarë, por po na i grabisin. Na e ka dhënë Edi Rama. Edi Rama bashkë me ta do të shkojë atje ku duhet. Prona e tjetrit nuk preket. Të dashur miq, Made in Albania do jenë prodhimet e uzinave, fabrikave dhe bizneseve të Fierit. Unë garantoj biznesmenët se revolucioni ynë fiskal, taksa e sheshtë, përgjysmimi i barrës fiskale, ulja në 15 përqind e TVSH-së, ulja e çmimit të energjisë nga 18 lekë në 6 lekë për biznesin, janë zotimet tona. Biznesmenët e vegjël, u premtoj sot se këta bashkiakë hajdutë do e kenë kufirin tek thana. Se nuk do mund të vendosin kurrë taksa më të larta se 1 përqind të xhiros dhe se tavani për TVSH-në, për tatimin mbi të ardhurat, nga 100 dhe 140 mijë euro, do të kalojnë të dyja në 180 mijë euro', tha ai.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi këtë të mërkurë kandidatët e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore për Qarkun Fier, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ndër të tjera, Berisha u bëri thirrje grave dhe vajzave që të mos bien "pre" e batutave të kryesocialistit Edi Rama, por të gjykojnë në mënyrë objektive 12 vitet e qeverisjes së tij.
"Suksesi juaj është qëllimi ynë. Miq, pasuritë e kësaj treve do të jenë para së gjithash pasuri të banorëve të saj. Treva që nxjerr 1 milion tonë naftë në vit boshatiset çdo muaj nga bijtë e saj, merr fund. Politika jonë do të jetë që çdo i ri të ndërtojë ëndrrën e tij në Shqipëri: shkollim, punësim, strehim, financim për biznesin",- tha Berisha.
"Ky njeri që deklaroi se vdekja e të sëmurëve për mungesë ilaçesh në onkologji ishte krim kundër njerëzimit, nuk mori asnjë masë dhe sot gjendja është shumë më e keqe",-tha Berisha.
"Është në vullnetin tuaj, në vendimin tuaj historik, më 11 maj t’i ikni këtij njeriu që bën klounin dhe kloun nuk është, që përpiqet të mashtrojë nga salla në sallë. Edi Rama, i them unë këtu, se asnjë grua, asnjë vajzë, asnjë nënë, asnjë motër, asnjë gjyshe, nuk mashtrohen më sot me ato batuta bajate",-tha Berisha.
Nga Fieri kreu i PD Sali Berisha u ka premtuar fermerëve se do të marrin 200 milionë euro subvencione, ndërsa sot marrni 32 milionë euro.
Ai tha se Ballkani i Hapur do përfundojë në kosh të plehrave javën e parë të qeverisjes nëse PD vjen në pushtet.
‘Miqtë e mi, unë jam këtu për të garantuar fermerët e mrekullueshëm të Myzeqesë dhe të gjithë qarkut se mbështetja e qeverisë së ardhshme për ju do të pesëfishohet. Domethënë sot ju merrni 32 milionë euro subvencione, do merrni mbi 200 milionë euro subvencion për çdo fidan, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti. Ju garantoj se Ballkani i Hapur do përfundojë në kosh të plehrave javën e parë të qeverisë tonë. Dhe se ju, o njerëz punëtorë, do keni një klimë tjetër suksesi. Qeveria, për ju që punësoni 500 mijë shqiptarë, për ju që jepni 20 për qind të prodhimit, do rikthejë paratë tek ju.
Kredi të buta me 80 për qind të interesit të mbuluar nga qeveria, është zotimi ynë. 70 milionë euro do shpenzohen çdo vit për ujitje, për kullim, për mbrojtjen e tokës. Prodhimet tuaja do kenë mbrojtje sezonale. Made in Albania është krenaria jonë, prodhimet tuaja do jenë krenaria jonë. Shërbimet e ekstensionit do jenë falas, do mbulohen nga qeveria. Dhe unë u jap fjalën ju këtu sot se qeveria jo vetëm do mbrojë, por do bëjë gjithçka për krijimin e tregjeve në rajon, në Europë dhe në botë për prodhimet shqiptare’ tha ai.
Nga Fieri, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, për qarkun Fier, kreu i PD Sali Berisha u ndal edhe tek premtimet e PD për rritjen e rrogave.
Ai tha se këto para janë paratë e taksapaguesve shqiptar që qeveria i ka harxhuar për xhepat e saj.
'Unë e di që çdo bashkëbisedues mund t’u pyesë ju, po ku do i gjejnë këta demokratët këto para? Këto para janë të gjithë taksat tuaja që ju paguani në çdo gotë uji që pini, në çdo kafshatë që hani. Prandaj dhe ne nuk bëjmë gjë tjetër, vetëm do u kthejmë paratë ju me përparësi absolute. Është ditë e zezë, është ditë turpi, është ditë pashpirtësie turpi dita kur Edi Rama solli në parlamentin shqiptar buxhetin 8 miliardë euro dhe ndau për 760 mijë nëna dhe baballarë, gjyshe dhe gjyshër të këtij vendi, gjithsej 16 milionë euro, në një kohë kur vetë harxhon me avionin taksi 21 milionë euro me 140 udhëtime. Miq, në vitin 2013, ne kishim pensionin mesatar 143 mijë lekë. Sot është 172 mijë lekë. Por çka ndodhur? Ka ndodhur që çmimet janë dy dhe trefishuar. Ka ndodhur që buka, e cila ishte 400 lekë, sot është 900 dhe 1000 lekë. Ka ndodhur që qumështi të dyfishohet. Ka ndodhur që mishi të dyfishohet', tha ai.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi nga Fieri, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, për qarkun Fier, shigjetoi kryeministrin Edi Rama.
Ai tha se Rama ju premtoi gjithçka qytetarve të Fierit dhe ju ofroi vetëm lugën bosh.
‘Rama erdhi në Fier për t’ju kërkuar votën, premtoi restaurim të çdo lagje. E ka bërë? Gënjeu. Premtoi asfaltim të zonave rurale. A e ka bërë? Gënjeu. Premtoi ujë 24 orë në qarkun e Fierit, e ka bërë, gënjeu. Premtoi për fermerët certifikata pronësie. A e ka bërë? Jo, gënjeu. Premtoi gjithçka dhe ju ofroi lugën boshë dhe ju keni në dorë që lugën bosh t’ja ktheni boshë, mos i jepni asnjë votë, mos mbani peng familjen tuaj dhe fëmijët tuaj edhe 4 vite të tjera. Fieri duhet që të ndëshkojë atë që e ka nëpërkëmbur fierin ju ka marr vota sa herë ka dashur dhe s’ka mbajtur asnjë premtim. Ne si PD nuk jemi të përsosur dhe kemi bërë plot gabime edhe në qeveri edhe në opozitë por ne dimë që të përmirësohemi. Fieri ka shansin t’i jap Shqipërisë një qeveri që punon për qytetarët më 11 maj. Ata që janë në pushtet e kanë rrugën në burg, ju jeni e ardhmja’, tha ai.
Komente
