Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve në Himarë: Grabitje për herë të dytë! Krim monstruoz elektoral

5 Gusht, 12:41
  • Share

1722860222_saliberisha.JPG

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka pranuar humbjen në bashkinë e Himarës ku kandidati i PBDNJ-së dhe i mbështetur nga Partia Demokratike, Petro Gjikuria humbi përballë rivalit socialist, Vangjel Tavo. Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet me 58.62% të votave, duke lënë pas Petro Gjikurinë me 41.38%.

Në një postim në rrjete sociale, Berisha shkruan se “Rama e ka grabitur mandatin”, dhe se ky mandat i Tavos “qëndron mbi krimin monstruoz elektoral”, thotë ai, ndërsa liston edhe disa ka shkeljet, që nga procesi i votimit deri te numërimi.

‘Grabitja e rradhës!

Të dashur miq, Edivin Gjipea pasi rrëmbeu me dhunë terror burgim politik mandatin e Fredi Belerit në Himarë kreu dje grabitjen e tyre të mandatit me kukullën e tij Vangjel Tavo.

Ai në këtë grabitje mobilizoi në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës të gjithë potencialin e shtetit kriminal elektoral dhe institucionet e tij, ju mohoi të drejtëm kushtetuese të votes 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë i kishte lejuar të votonin. Me qëllim grabitjen e mandatit, Edvin Gjipea solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit. Të gjitha këto ndërhyrje të shtetit kriminal elektoral, manipulime me listat e zgjedhësve dhe përjashtimi i 6153 qytetarëve nga votimi dëshmojnë se mandati i Tavos qendron mbi krimin monstruoz elektoral.

Me Edi Ramen nuk ka zgjedhje. O sot o kurrë!’- shkruan Berisha.


Lajmi kryesor:

Vangjel Tavo i PS-së, fiton me mbi 1400 vota plus zgjedhjet në Himarë! Kryetari i ri i bashkisë: Sot fituan himariotët! Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar (VIDEO)


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?