Vangjel Tavo i PS-së, fiton me mbi 1400 vota plus zgjedhjet në Himarë! Kryetari i ri i bashkisë: Sot fituan himariotët! Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar (VIDEO)

5 Gusht, 07:06| Përditesimi: 5 Gusht, 17:42

  • Share

Himare- Merr fund saga e bashkisë së Himarës pa kryetar. Kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo është shpallur fitues i zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit 2024 me një diferencë prej 1477 votash kundrejt kandidatit rival të koalicionit "Bashkë Fitojmë' në opozitë, Petro Gjikuria.

Procesi i numërimit të 36 kutive të votimit që nisi pak pas mesnatës dhe u mbyll në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm (5 gusht) nxorri këtë rezultat: Vangjel Tavo 5022 vota, pra 58.62%  e Petro Gjikuria 3545 vota, 41.38 %. 

Ndërsa vetëm një vit më parë, në zgjedhjet e 14 majit 2023, Fredi Beleri i “Bashkë Fitojmë” kishte fituar me 19 vota diferencë ndaj Jorgo Goros së socialistëve.

Menjëherë më pas në KZAZ nisi festa e socialistëve.

"Sot fitoi Himara, fituan himariotët -  tha Tavo në fjalën e tij menjëherë pas fitores '- Dua të falenderoj pa përjashtim banorët e bashkisë Himarë, Vranishtë, Lukovë, për durimin që patën duke na dëgjuar gjatë fushatës dhe duke na besuar mandatin në vijim të mandatit  2023"

Himariotët i besuan të vijojnë mandatin e 2023 dhe Tavo premton se do të zgjidhë të gjitha problematikat që ka Himara, një nga zonat më të bukura të bregdetiti shqiptar.

Që sot vazhdojmë punën për ato që kemi premtuar. Të bashkuar të gjithë, të majtë e të djathtë përtej besimit të secilit, të gjithë për Himarën e bashkuar, për Himarën e qetë dhe pa probleme. Do vazhdojmë punën për turizmin, krahas problemeve të tjera që kanë shprehur banorët gjatë fushatës. Turizmi është prioriteti, festë nuk ka do të vazhdojmë punën për Himarën dhe himarjotët"

Fitoren e priste dhe përsërit ftesën për kandidatin rival.

E prisja rezultatin e kam thënë edhe e kam deklaruar, prisja 1200-1300. Zoti Gjikuria nëse nuk do të largohet në Amerikë është i mirëpritur të  jetë nënkryetari i bashkisë. Siç e theksova bashkia ka nevojë për të gjithë, të majtë e të djathtë

Për humbjen e garës, nga vetë kandidati Gjikuria nuk ka pasur asnjë reagim, edhe pse më herët gjatë procesit zgjedhor deklaroi se do të pranonte çdo rezultat pa e kontestuar. Kontestimi erdhe nga drejtuesit e opozitës, të cilët e kanë cilësuar një proces absurd, ndërsa vetë Sali Berisha nga arresti shtëpiak foli sërish për zgjedhje të grabitura.Ndërsa nga kryeministri Rama, i cili dy ditë më parë ishte në krah të Tavos në mbyllje të fushatës elektorale, e quajti fitore spektakolare me premtimin për ta kthyer Himarën në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut.

Zgjedhjet ne Himare
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme në Himarë rezultoi 37.69 %  ku nga 23.074 votues në listë morrën pjesë në votime 8678 persona. Një pjesëmarrje me gati 800 votues më shumë se në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 ku votuan 7655 zgjedhës.

Zgjedhjet për kryebashkiakë në Bashkinë e Himarës i japin fund sagës së një rrugëtimi 15 mujor të bashkisë pa kryetar legjitim në krye të saj. Saga nisi dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023 me arrestimin e Belerit. Më pas dënimi i tij me dy vite burg për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, dhe arrestimin e kryetarit në detyrë Jorgo Goro nën dyshimet se përmes dokumentave të falsifikuar ka lejuar rregjistrimin e parregullt të dy pasurive të patundshme.

Zgjedhjet e pjeshme në Himarë u mbajtën dhe në një klimë të ftohtë mes Tiranës dhe Athinës zyrtare që buroi pas arrestimit dhe dënimit të ish kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

1722837202_logoreportperYOUTUBE.01060416.Still197.jpg

Foto: Rezultati final i zgjedhjeve të pjesshme në Himarë, 4 gusht 2024 

Ora 12:41
Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve në Himarë: Grabitje për herë të dytë! Krim monstruoz elektoral

1722860222_saliberisha.JPG

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka pranuar humbjen në bashkinë e Himarës ku kandidati i PBDNJ-së dhe i mbështetur nga Partia Demokratike, Petro Gjikuria humbi përballë rivalit socialist, Vangjel Tavo. Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet me 58.62% të votave, duke lënë pas Petro Gjikurinë me 41.38%.

Në një postim në rrjete sociale, Berisha shkruan se “Rama e ka grabitur mandatin”, dhe se ky mandat i Tavos “qëndron mbi krimin monstruoz elektoral”, thotë ai, ndërsa liston edhe disa ka shkeljet, që nga procesi i votimit deri te numërimi.

‘Grabitja e rradhës!

Të dashur miq, Edivin Gjipea pasi rrëmbeu me dhunë terror burgim politik mandatin e Fredi Belerit në Himarë kreu dje grabitjen e tyre të mandatit me kukullën e tij Vangjel Tavo.

Ai në këtë grabitje mobilizoi në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës të gjithë potencialin e shtetit kriminal elektoral dhe institucionet e tij, ju mohoi të drejtëm kushtetuese të votes 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë i kishte lejuar të votonin. Me qëllim grabitjen e mandatit, Edvin Gjipea solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit. Të gjitha këto ndërhyrje të shtetit kriminal elektoral, manipulime me listat e zgjedhësve dhe përjashtimi i 6153 qytetarëve nga votimi dëshmojnë se mandati i Tavos qendron mbi krimin monstruoz elektoral.

Me Edi Ramen nuk ka zgjedhje. O sot o kurrë!’- shkruan Berisha.

Ora 08:09
Kryeministri Rama reagon pas fitores së Vangjel Tavos: Spektakolare! Do kthejmë 'Himara 2030' në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut (VIDEO)

Vlore- Partia Socialiste rimerr Himarën, që e humbi në zgjedhjet e 14 majit 2023, me kandidatin e saj të minoritetit grek, Vangjel Tavo.

Këtë herë fitorja është me një diferencë të madhe me 1477 vota plus në krahasim me zgjedhjet vendore të 14 majit, ku kandidati i saj ish kryebashkiaku Jorgo Goro humbi për 19 vota kundrejt Fredi Belerit.  

Kryeministri Edi Rama e quajti fitore spektakolare  rezultatin dhe premton se do të jetë në krah të tij për ta kthyer Himarën 2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut.

“Me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer Himarën 2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë

Rama shoqëron mesazhin me një video në të cilën ata të dy, Vangjel Tavo dhe Edi Rama në fillim shfaqen si dy skulptura guri që më pas transformohen në Himarë.

Video shoqërohet dhe me vargjet e këngës labe "Bini ju o cula, bini ju longarë'.  Ndërsa në krah të Himarës është dhe një diell, duke simbolizuar se tani lind dielli për Himarën.

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme të Himarës që u mbajtën dje (4 gusht 2024) me një diferencë prej 1477 votash kundrejt kandidatit rival të koalicionit "Bashkë Fitojmë' në opozitë, Petro Gjikuria.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 PS humbi Himarën. Fredi Beleri, i cili kandidoi në emër të koalicionit të opozitës "Bashkë Fitojmë" mori 3840 vota, vetëm 19 vota më shumë se rivali socialist Goro që mori Goro 3821 vota.  Në zgjedhje morën pjesë në votime 7821 qytetarë, ose 34.27% e votuesve. 

Ora 07:47
VIDEO/ Fjala e plotë e Vangjel Tavos pas fitores së zgjedhjeve të pjesshme në Himarë: Që sot vazhdojmë punën për ato që kemi premtuar, turizmi prioritet

Është pritur me gëzim nga socialistët numërimi i votave finale të cilat i jepnin fitoren Vangjel Tavos në KZAZ-në bashkinë e Himarës. Në një prononcim të shkurtër për median, Tavo falenderoi të gjithë himariorët që votuan duke i garantuar se nga sot do të nisë punën për zgjidhjen e problemeve të himariotëve pa dallim. 

 Dua të falenderoj pa përjashtim banorët e bashkisë Himarë, Vranishtë, Lukovë, për durimin që patën duke na dëgjuar gjatë fushatës dhe duke na besuar mandatin në vijim të mandatit 2023. Që sot vazhdojmë punën për ato që kemi premtuar.

Të bashkuar të gjithë, të majtë e të djathtë përtej besimit të secilit, të gjithë për Himarën e bashkuar, për Himaurën e qetë dhe pa probleme.

E prisja rezultatin e kam thënë edhe e kam deklaruar, prisja 1200-1300. Do vazhdojmë punën për turizmin, krahas problemeve të tjera që kanë shprehur banorët gjatë fushatës. Zoti Gjikuria nëse nuk do të largohet në Amerikë është i mirëpritur të  jetë nënkryetari i bashkisë. Siç e theksova bashkia ka nevojë për të gjithë, të majtë e të djathtë. Turizmi është prioriteti, festë nuk ka do të vazhdojmë punën për Himarën dhe himarjotët.

PS ka shumë elementë që mund ta fitonin Himarën. Unë jam një socialist që në vitet e mia bashkë me Blendin që në vitet e fëmijërisë. 

Gazetarja: A ka pasur xhelozi brenda socialistëve këtu në Himarë për ofertën që i keni bërë Gjikurisë?

Ky mendim i imi ekziston te të gjithë kolegët socialistë të bashkisë Himarë. Madje nënkryetarët aktualë më kanë thënë jemi gati të largohemi nëse bëhet kjo, sepse Himara e ka vërtëtë të nevojshme. Falenderoj kryeministrin, kryetarin e Ps dhe zotin Klosi për besimin dhe mbështetjen e dhënë.

Ora 07:14
VIDEO/ Brohoritje, duartrokitje dhe përqafime! Ja si e priti Vangjel Tavo me mbështetësit fitoren e Bashkisë së Himarës, momenti i numërimit të votave të fundit

Ishin votat e fundit teksa komisionerët e Grupit Numërues të Bashkisë Himarë po bënin numërimin në qetësi, kur ka shpërthyer edhe festa në kampin e socialistëve.

Brohoritje, duartrokitje dhe përqafime në sallën ku ndodheshin edhe përfaqësuesit politikë, mbështetësit dhe vetë kandidati i PS, Vangjel Tavo, i cili rezultoi fitues ndaj kandidatit rival të opozitës, biznesmenit Petro Gjikuria, me mbi 55% të votave.

I pranishëm edhe përfaqësuesi politik socialist Blendi Klosi, që bashkë me të tjerët rrethuan Tavon dhe e uruan për fitoren e zgjedhjeve. Kryebashkiaku i ri, që pret të marrë edhe “bekimin” e KQZ, ka deklaruar se do fillojë punën menjëherë, duke u fokusuar fillimisht te turizmi, teksa nuk parashikohet festë e socialistëve në Himarë edhe për shkak të respektimit të rivalit dhe mbështetësve të tij.

Megjithatë mbështetësit nuk i janë bindur, duke dalë në rrugë me festime dhe hedhje fishekzjarrësh. Policia po monitoron situatën nga afër, për të shmangur incidentet apo ndonjë përplasje të mundshme.

Ora 06:59
Zgjedhjet në Himarë/ Vangjel Tavo shpallet fitues, mund rivalin e opozitës, Petro Gjikuria me 1477 vota diferencë

 

Vangjel Tavo është shpallur fitues i zgjedhjeve të pjesshme në Himarë.Kandidati i PS fiton zgjedhjet me 1477 vota më shumë se Petro Gjikuria. 

Tavo ka marrë 5022 vota, pra 58.62%  ndërkohë Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota, 41.38 % 

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme në Himarë rezultoi 37.69 %  ku nga 23.074 votues në listë morrën pjesë në votime 8678 persona. Një pjesëmarrje me gati 800 vota më e lartë se në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 ku në bashkinë e Himarës votuan 7655 zgjedhës.

Ora 02:11
Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kandidati i PS për kreun e ri të Himarës Vangjel Tavo, ka arritur që të jetë në avantazh ndaj rivalit të tij në këto zgjedhje Petro Gjikuria.

Deri më tani Vangjel Tavo nga 7 kuti të hapura, sipas KQZ, ka marrë në total  971 vota, kurse Petro Gjikuria 619 vota.

Ora 01:13
Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurisë! 11 vota të pavlefshme

Përfundon numërimi i katër kutive të para të votimit. Kandidati socialist Vangjel Tavo ka një epërsi të dukshme me 490 vota kundrejt 408 të kandidatit Petraq Gjikuria.

Kutitë e numëruara janë të njësive Piqeras dhe Lukovë. Ndërkohë sipas KQZ janë 11 vota të pavlefshme.

4565/00 (Piqeras) 
Gjikuria  61 
Tavo 104

4563/01 (Lukova)
Gjikuria  78    
Tavo 127

4565/00 (Piqeras) 
Gjikuria  61 
Tavo 104

4563/01 (Lukova)
Gjikuria  78    
Tavo 127

4563/02 Lukova 
Tavo 110
Gjikuria 121

Ora 00:42
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Fillon procesi i numërimit, hapen 4 kutitë e para

Ka nisur procesi i numërimit në KZAZ e numërimit në stadiumin e Himarës.

Janë hapur 4 kutitë e para dhe pritet të vijojë numërimi i 36 kutive në total për të gjetur fituesin e zgjedhjeve për kryebashkiakun e Himarës, mes Petraq Gjikurias dhe Vangjel Tavos.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • berti: 06/08/2024 00:19

    te kthehen per ajrin e pazevendesushem te venlindjes nle deshire shume e madhe je I madh km

    Përgjigju
  • Iris: 06/08/2024 00:13

    Me vjen keq qe vajza e V.Tavos, e ndjera Eva Tavo nuk arriti te shikonte suksesin e babait qe u zgjodh kryetar i bashkise Himare!

    Përgjigju
  • jari: 05/08/2024 15:45

    Per TE GJITHA BASHKITE E BREGDETIT NGA JUGU NE VERI DUHET TE KATERFISHOHEN FONDET E QEVERISE,,,QE ATO TE BEJNE INVESTIME NE UJESJELLSA,,DEBORATORE,,,rruge,,INCENERATORE,,PERPUNIM MBETJESH TE NGURTA,,,MBJELLJE PEMESH..PLANE URBANISTIKE...INVESTIME NE OBJEKTE TE KULTURES-TRASHEGMISE....

    Përgjigju
  • Albo: 05/08/2024 12:21

    MBASE NUK FITUAN HIMARIOTET, POR SHQIPRI VS GREQI (0:1).... NTOK TONË.

    Përgjigju
  • LORA: 05/08/2024 09:54

    Kriza njevjecare e simuluar mori fund ne Himare. Urime gjithe himarjoteve e pune te mbare bashkise ,ne sherbim te gjithe qytetareve te saj pa dallim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?