Sali Berisha

Berisha: Azem Hajdari ishte i guximshëm, u bë lider në mënyrë unike! Rama? Largimi i tij emergjencë

12 Shtator 2022, 20:30| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 21:20

  • Share

Në një takim me të rinjtë, ku është kujtuar figura e Azem Hajdarit, Sali Berisha ka komentuar qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se është e nevojshme që të lë largohet. Nga ‘Qyteti Studenti’, Berisha u shpreh Berisha tha se Rama është armik i lirisë, ndërsa sipas tij ka kthyer monizmin në vendin tonë. Ish-kryeministri tha se Rama kontrollon të gjitha pushtetet dhe prandaj duhet ta largojnë sa më parë nga pushteti.

“Në këtë takim simbolik , me shumë të drejtë mund ta quanim dhjetori në rrezik, ’90 në rrezik. Në fakt është më shumë se rrezik. Ne sot jemi në kushtet e një pushteti , ku kemi rikthimin e monizmit absolut në Shqipëri. Dallimi më themelor i monizmit absolut dhe një demokracie është se i pari nuk voton , i dyti voton. I pari nuk përfaqëson i dyti përfaqëson. Kjo që ka ndodh në Shqipëri është rikthim i monizmit të plotë me të gjitha forma të tjera persekutimi, jo me kampe. Sot Rama ka të gjitha pushtetet, ka mafien krimin dhe kjo do të thotë guxim…Situata sot është e komplikuar. Zgjidhje i japin ata që besojnë tek liritë e individit, tek familja, kombi…Kjo është narkorritje. INSTAT thotë; punësimi u rrit me 0.4%. Male me narko-eurosh. Kjo është e vërteta, ndaj duhet t’i drejtohemi vlerave tona. Por nuk ka. Vlera konservatore të pambrojtura me ligj. Funksionimi i ligjit dhe i shtetit ligjor është kusht për konservimin e vlerave konservatore. Ndaj për ne, detyra më imediate është largimi i Edi Ramës. Ai është armik. Do vuajmë prej tij  për sa kohë që nuk kuptohet se ai është armik i egër i lirive tona. Ai dhunon votën, ligjet”, tha Berisha.

Berisha kujtoi edhe Azem Hajdarin, duke thënë se vepra e tij, i cili luftoi për lirinë, do të mbetet gjithmonë e pavdekshme si edhe një frymëzon për të rinjtë në kohën në të cilën jetojmë.

“Azem Hajdari jeton dhe bëhet i pavdekshëm me veprën e tij. Asgjë nuk do i përshtatej më shumë këtij takimi se dhjetori në rrezik, ’90 në rrezik, në një rrezik shumë të madh. A shërben sot kujtimi I veprës së Azem Hajdarit. Mendoj se sot frymëzon më shumë se kurrë”, tha Berisha.

Azem Hajdari u vra 24 vite më parë. Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Azem Hajdarit dhe Besim Çerja u zhvillua një ceremoni përkujtimore pranë memorialit 'Heroit të Demokracisë', aty ku u pushkatua n24 vite më parë. I pranishëm në homazhe ishte edhe Sali Berisha.

Ora 20:25
Rama tregoi historinë e mësueses që shante qeverinë në takime, Berisha: E thotë me mbyrrje se e ka persekutuar dhe i ka kontrolluar Facebook

1663009367_Screenshot1.jpg

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për një mësues e cila e shante në takimet me Sali Berishës ka sjellë reagimin e opozitës. Ish-kreu i qeverisë tha se ky është një tregues se si Rama dhe vartësitë e tij, monitorojnë njerëzit në rrjetet sociale.

"Sot ju e dëgjuat Edi Ramën tek tregonte me mburrje persekutimin e një mësuesje, se si ai dhe ministrja i kishin kontrolluar asaj Facebook. Të ju them ju. Në vitin 1990 ka qenë një poet i ri që quhej, Lazer Stani, i cili ishte korrespondentë në gazetën ‘Zëri i Rinisë’. E hoqën sepse ai u fejua me Luljeta Leshanakun, e cila ishte një poete e talentuar edhe ajo, por që ishte mbesa e Abaz Kupit. Sa u diktua që Lazri u fejua e hoqën nga korrespondent", tha Berisha. 

Ora 20:16
24 vite nga vdekja e Azem Hajdarit, Berisha: Ishte i guximshëm, u bë lider në mënyrë unike

Në 24 vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë. Gjatë këtij bashkëbisedimi në sheshin ‘Demokracia’, Berisha tha se Azem Hajdari ishte njëri i guximshëm dhe u bë lider në një mënyrë unike.

“Ky takim zgjon mendime të ndryshme, por ndonëse kjo është dita e pushkatimit ekzekutimit të Azem Hajdarit, në mënyrë të vetvetishme kjo është dita dhe çdo ditë që e mendojmë është vepra e tij. Azem Hajdari jeton dhe bëhet i pavdekshëm me veprën e tij. Asgjë nuk do i përshtatej më shumë këtij takimi se dhjetori në rrezik, ’90 në rrezik, në një rrezik shumë të madh. A shërben sot kujtimi I veprës së Azem Hajdarit. Mendoj se sot frymëzon më shumë se kurrë. Unë do kujtoj dy-tre momente të atyre ditëve që ndanë historinë. Çfarë ishin ato dy -tre ditë. Azem Hajdari dhe një grup jo dhe aq I madh u treguan të pamposhtur, I ftoj Ramiz Alia në darkë, doli në një të natës, u nxorri ministrin dhe I dërrmoi me shkopinj dhe mjete të tjera. Ata ishin të pamposhtur se të nesërmen dolën në demostratën e parë antikomuniste. Kam qenë dëshmitar kam parë se u vërsulën me barbari dhe tërbim për t’I bërë copa. U shpërndanë dhe gjeta Azemin me një grup studentësh. Jo vetëm që nuk ishin të frikësuar, port ë vendosur për të shkuar drejt sheshit. Çfarë ishte Azem Hajdari? Ishte një guximtar i jashtëzakonshëm. Azem Hajdari u bë lider në një mënyrë unike, epike mund të thuash. Diktatori nga njëra anë i kishte thënë se do vinte t’i takonte, por nga njëra anë na thoshte ne i thoni se do i pres, por sheshin e kishte mbush me ushtarë, gardistë të të gjitha llojeve”, tha Berisha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxx: 13/09/2022 17:46

    Birrisha e kujton per 24 vjetorin e vdekjes, por kur u be varrimi e lane kufomen para kryeministris

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 13/09/2022 02:54

    Kur ste vrane dhe tu are nate e kishim Ron rehat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?