“E njoftoj Edi Ramën se në mënyrë absolute, pushtet mbi këtë farsë nuk mund të qëndrojë”. Me këtë paralajmërim Sali Berisha doli këtë të martë nga selia e tij duke quajtur edhe një herë zgjedhjet e 11 majit që e çuan PD-në në rezultatin më të dobët në histori, një farsë. Këtë përfundim mbi procesin zgjedhor thotë se e bazon mbi mijëra dokumente, por sërish edhe pas 10 ditësh asnjë provë të pretenduar nuk e publikoi.
Duke mos marrë asnjë përgjegjësi për humbjen e thellë, kreu i PD përsëriti se procesi i 11 majit nuk ishte i lirë dhe i ndershëm, duke pretenduar se është shkelur karta e Kopenhagen. Duke e cilësuar 11 majin si "gjëmën më të madhe për demokracinë shqiptare", Berisha iu drejtua mediave që të mos përdorin termin “zgjedhje“ por “farsë elektorale“.
“Unë kërkoj mirëkuptimin e mediave, të heqin nga fjalori i tyre, zgjedhje dhe të zëvendësojnë me fjalën farsë zgjedhore. Kjo sepse këto zgjedhje, në këto zgjedhje, u shkelën parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta për të cilët Shqipëria ka firmosur dokumentin e Kopenhagen. Shqipëria ka mishëruar parimet e këtij dokumenti në kushtetutë dhe kod zgjedhor. Ajo që ka ndodhur me 11 maj dhe të gjithë periudhën pararendëse, përmbysje e plotë e parimeve më themelore të zgjedhjeve të lira, të cilat kërkojnë që zgjedhësit të shprehin mendimin e tyre lirshëm për përfaqësuesit të zgjedhjeve. Është bërë tashmë e njohur se kontrolli i vullnetit të zgjedhësve ishte i shumëformësh dhe i përhapur në mbarë vendin.", u shpreh Berisha.
Edhe KQZ-së i kërkoi të mos certifikojë rezultatin përfundimtar, duke insistuar në parregullsi të votës nga jashtë.
“Asnjë rezultat nuk mund të nxirret mbi falsifikimin monstruoz që u bë në këto zgjedhje. Do t’u paraqes dokumente flagrante për etapën e fundit të turpshme të votës në diasporë, e cila nuk mund të përfshihet kurrë, të konsiderohet kurrë. Është në shkelje të çdo ligji, rregulli e kontrate. Prandaj ne nuk marrim pjesë në atë proces, është i kontrolluar totalisht nga Rama. KQZ nëse do t’i përmbahej ligjit nuk do të ulej kurrë të nxirrte rezultatin se do të thoshte se procesi ishte farsë”, thotë Berisha.
Për humbjen e zgjedhjeve, përgjegjës bën edhe kreun e SPAK.
“E morët vesh se si veproi administrata gjatë këtij procesi se si mbylli gojën, shërbeu si shpif e partisë SKAPI i Dumanit, se si heshtui para dhjetëra padive, veprimtarisë më të egër kriminale elektorale të bandave. E morët vesh ju se si sistemi i drejtësisë u përdor për të burgosur liderët e tre partive kryesore opozitare dhe marrë mandate të tjera për të ushtruar terror politik mbi opozitën.“, shtoi Berisha.
Amerika nuk e solli në pushtet, ndryshe nga siç pretendonte para 11 majit, por pohon se lobimin në SHBA do ta vijojë. Pyetur nga Report Tv ai tha se nuk ka asnjë plan të tërhiqet nga kontrata 6 milionë dollarëshe.
"Tani çështja që nuk ka të bëjë me zgjedhjet, por ka të bëjë me veprimtarinë normale të PD. Dhe ka një fondacion atdhetar shqiptaro-amerikan që ka ofruar një shërbim nëpër një kompanie, për të cilën nuk ka asnjë vendim për të tërhequr por që ekziston një klauzolë që në çdo kohë palët mund të tërhiqen", tha Berisha.
U pyet gjithashtu edhe nëse aleatët i justifikuan 8 vendet që ai u dha në listat e sigurta. Berisha devijoi përgjigjen, duke thënë se farsa është farsë elektorale, nuk është zgjedhje.
Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha u pyet nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku nëse aleatët i justifikuan 8 vendet që ai u dha në listat e sigurta. Berisha nuk dha një përgjigje, por tha se farsa është farsë elektorale, nuk është zgjedhje.
"Unë ju kuptoj dhe ju jap të drejtë gjithmonë në këto situata, mund të shtrohen shumë pyetje, por të gjitha këto duhet parë konteksti. Në kontekstin e një farse elektorale, farsa është farsë, nuk është zgjedhje. Një farsë është një farsë, në këtë kuadër, gjithçka u zhvillua në kuadrin e një farse, por kësaj here një farse të paralajmëruar", tha Berisha.
Sali Berisha në një konferencë për mediat thotë se mijëra dokumente për të faktuar farsën e turpshme të 11 majit, por në fakt nuk publikon asnjë provë që të faktojë se zgjedhjet u vodhën, siç pretendon ai.
“PD disponon qindra dhe mijëra dokumente për të faktuar farsën e turpshme të 11 majit që zhvilloi Rama duke shkelur nen për nen dokumentin e Kopenhagen për të drejtat e njeriut dhe zgjedhjet e lira. E njoftoj Ramën se pushtet mbi këtë farsë nuk do mund të mbajë, se karrigia e tij dhe e anturazhit të tij qëndron mbi megakrimin elektoral apo farsën më të shëmtuar elektorale që Evropa ka parë pas rënies së perdes së hekurt, në ndonjë vend si Shqipëria. 11 maji ishte një farsë më e turpshmja në historinë e qytetarqve shqiptarë, dëshmoi se me Ramën në qeveri nuk ka kurrë zgjedhje të lira”, tha Berisha.
Kreu i PD, Sali Berisha iu përgjigj edhe pyetjes së gazetares së Report TV Danjela Maloku, lidhur me kontratën 6 milionë dollarëshe të lobimit në SHBA.
Pyetja: A do të vijojë të jetë në fuqi kontrata e lobimit në SHBA apo do të zgjasë vetm 3 muaj për aq sa është parapaguar?
Berisha: Tani çështja që nuk ka të bëjë me zgjedhjet, por ka të bëjë me veprimtarinë normale të PD. Dhe ka një fondacion atdhetar shqiptaro-amerikan që ka ofruar një shërbim nëpër një kompanie, për të cilën nuk ka asnjë vendim për të tërhequr por që ekziston një klauzolë që në çdo kohë palët mund të tërhiqen.
Kreu i PD, Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet edhe për kontestimin që ai i bën votës së diasporës. Berisha flet për ‘falsifikim monstruoz’ ndërsa shtoi se KQZ nuk duhet të nxjerrë rezultatin.
“Asnjë rezultat nuk mund të nxirret mbi falsifikimin monstruoz që u bë në këto zgjedhje. Do t’u paraqes dokumente flagrante për etapën e fundit të turpshme të votës në diasporë, e cila nuk mund të përfshihet kurrë, të konsiderohet kurrë. Është në shkelje të çdo ligji, rregulli e kontrate. Prandaj ne nuk marrim pjesë në atë proces, është i kontrolluar totalisht nga Rama. KQZ nëse do t’i përmbahej ligjit nuk do të ulej kurrë të nxirrte rezultatin se do të thoshte se procesi ishte farsë”, thotë Berisha.
Komente

I GJITHE GRUPI PARLAMENTAR I PD,,,ME SALIUN NE KRYE,,,DUHET TE JAPE DOREHEQJE NGA POLITIKA.....SHKONI PUNONI NE ZANATETVE JUAJA......
Përgjigju