Besimtarë të shumtë ortodoksë dhe qytetarë fierakë kanë ndjekur mbrëmjen e sotme të Premten e Madhe e të shenjtë, proçesionin e epitafit.
Ashtu sikundër edhe tradita e përvitshme epitafi ka dalë në qytet në orën 7:30 nga kisha katedrale e Shën Gjergjit, shoqëruar nga dhjetra besimtarë të grupmoshave të ndryshme.
Edhe këtë vit ceremonia simbolike është paraprirë nga Banda Frymore e qytetit. Epitafi ka përshkuar qëndrën e qytetit të Fierit duke përcjellë në qytet mesazhe paqeje, besimi shprese dhe ringjalljeje.
E premtja e madhe e quajtur ndryshe E premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit ndërsa Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.
Lajmi kryesor:
E premtja e zezë/ Mijëra besimtarë katolikë kremtojnë Udhën e Kryqit, ortodoksët procesionin e Epitafit! Përkujtohet Kryqëzimi i Krishtit
S.B/I.M/ReportTv.al
