Politikë

‘Beteja’ kundër Berishës, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Basha mbështetje të pakufishme nga Kim, jo nga demokratët! Kadilli: S’ka ambasador në botë të bërtasë si në shkallët e PD

24 Shtator 2021, 21:57| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 22:55

  • Share

Ambasadorja amerikane Yuri Kim pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha tha se ata që po mundohen të vënë shqiptarët kundër SHBA e kanë të kotë, deklaratë kjo që u nënkuptua si një mesazh për Sali Berishën dhe mbështetësit e tij në “revolucionin” që po përpiqen të zhvillojnë pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Kim shprehu hapur mbështetjen e SHBA ndaj Bashës pas marrjes së këtij vendimi, madje tha se demokracia "është një parti opozitare që lulëzon".

Ish anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike Fatbardh Kadilli, kryetari i FRD Sali Shehu dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Aulon Kalaja të ftuar në emisionin "Pa protokoll" në Report Tv kanë qenë të një mendimi se Kim sot përmes deklaratave të saj dha një mbështetje si asnjëherë më parë ndaj Bashës, edhe në "betejën" e tij të fundit me "babain e tij politik" Sali Berisha pasi e përjashtoi nga grupi parlamentar i paritsë, me kërkesë të SHBA, e cila e ka shpallur "Non Grata" ish kryeministrin Berisha.

“Deklarata më duket si një ndryshim i trajektores së mbështetjes së Bashës dhe opozitës në Shqipëri. Deri para zgjedhjeve opozita ka qenë e paragjykuar jo vetëm nga faktorë të jashtëm por edhe të brendshëm. Deklarata e Kim është një ndryshim në mbështetjen e saj ndaj PD dhe opozitës. Kurse përplasja mes Bashës dhe Berishës më rezulton një gjë e brendshme e PD”, tha Sali Shehu.

Kalaja tha se deklaratën e Kim e shikon si një mbështetje të pakufishme për Bashën dhe që nuk e kishte bërë më parë. Mirëpo ai nënvizoi se ndonëse tani Basha ka mbështetjen e SHBA por nuk ka mbështetjen e demokratëve pas përjashtimit të Berishës nga grupi i PD. Pa mbështetjen e PD, Kalaja tha se Basha s’i fiton dot zgjedhjet.

“Deklaraten e Kim e shikoj si nje mbeshtjete te madhe te Bashes qe se ka bërë më parë. Nuk e prisja.  Ishte një mbështetje e pakufishme e Bashës. Basha ka një problem që PD është në një fazë që nuk kishte ndodhur më parë. Ky është konflikt i të gjitha konflikteve. Askush ska arritur të bëjë këtë që po bën Berisha. Njëra dorë lan tjetrën thotë populli, nëse Basha ka mbështetjen e amerikanëve dhe jo të PD, nuk mund të vijë dot në pushtet. Bashës i duhen 2 gjëra, mbështetje amerikane dhe votat. Në PD sjanë bërë zgjedhje janë bërë emërime, ka njerëz që duhet të ishin aty dhe sjanë. Berisha sduhet të bëjë betejë personale. Personi që po fërkon duart është Edi Rama. PD do dalë më e bashkuar se cila do jetë pika e bashkimit do e shohim në vijim. Fakti që është hapur ky debat patjetër që ka gjëra të mira. Duhet të ketë bashkim dhe bashkimi mund të bëhet nga sinqeriteti”, shtoi ai.

Fatbardh Kadilli tha se çdo mbështetje që i jepet kryetarit, i jepet edhe partisë, duke komentuar këtu deklaratat e ambasadores. Megjithatë duke risjellë në vëmendje "kërcënimet" e Kim para se Basha të marrë vendimin për Berishën, tha se nuk kishte ndodhur kurrë në botë që një ambasador të bërtasë në shkallët e një partie siç ndodhi me rastin e PD. E gjitha kjo tha Kadilli është si pasojë e Bashës të cilin e quajti një zgjatim përtac të Berishës.

“Çdo mbështetje që i jepet kryetarit të partisë është automatikisht edhe për partinë. Basha ishte kryetari kur Kim bëri atë kërcënimin shumë të fortë në limitet e etikës, madje përtej etikës. Po Basha ishte. I duhej të merrte një vendim që Basha ua premtoi demokratëve që s'do e merrte. Ditën që Berisha doli non grata bëri kërkesë se dua transparencë, të njëjtën kërkesë bëri dhe Basha. E kam ditur që do ta shpallin pas zgjedhjeve se e ka thënë Rama në parlament në 2019. Basha ka difekt të madh, të lë të kuptosh po kur e kanë mendjen për jo të lë të kuptoj jo kur e kanë mendjen për po. Kim i tha gënjeshtar, Basha doli me tekst dhe tha ja çtë kam thënë. Në diplomaci nuk flitet kështu, por me sy...

Nuk ka ambasador në botë që të vijë të bërtasë në shkallët e PD siç na ndodhi ne. Kjo ka ndodhur për shkak të Bashën. Basha tha në mbledhje unë di disa gjëra për Berishën dhe s'kam për ti thënë kurrë. Kjo është diçka shumë e padenjë për Bashën. Unë Bashën e kam gjykuar si një zgjatim përtac i Berishës se të ishte ndryshe do të punonte si Berisha. U desh ndërhyrja amerikane, se nuk ditën ta zgjidhin. Pavarësisht se unë e kam kërkuar këtë vendimmarrje të Bashës, nuk ishte e denjë. E mori në sekondat e fundit. Një vendim i marrë i detyruar do të thotë se ti se do këtë vendim. Basha ashtu tha. Berisha duhet të kishte patur maturinë të ikte, ne s’patëm zotësi të prodhojmë një model të ri politik. Berisha u konsumua. Smund të vazhdojmë në 2021 bujrum “back” Berisha”, tha Kadilli.

Komento

Komente

  • Hane: 24/09/2021 20:19

    Sa poshteruese. Ne nje kohe qe pritshmerite e popullit ishin tek nje opozite konstruktive dhe luftarake kunder abuzivizmit shqetesues te maxhorances dhe korrupsionit ne nivelin me siperor te qeverise, kapjes se shtetit, papritmas gjendemi pa perfaqesim! Maxhoranca dhe opozita jane bere nje, ca me hir ca me pahir, nga kulaci dhe kerrbaci i SHBA, qe ne Tirane ka si vjoline te pare ambasadoren Kim. Gjithmone qe nje diplomat amerikan pyetet per misionin e tij, kudo ne bote, thone: perfaqesoj Presidentin dhe mbroj interesin e SHBA. Asaj mbare ia befte baba Fetahu, punen e saj po ben. Po interesin tone, te popullit te Shqiperise, kush do ta mbroje, avancoje apo promovoje? Nese nje maxhorance eshte kryekeput kleptokrate dhe ka kapur shtetin, nje opozite eshte bashke me te, pa gjyqesor as te pavarur por as ne gjendje per te dhene drejtesi, ca do behet? Uluni me.kembe ne toke dhe mendoni pee atdheun tuaj e jo te botes. Amerika, thone, servila i injorante.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?