Bota

Samiti në Paris për Ukrainën, Zelensky: Po konkretizojmë garancitë e sigurisë! Macron: Kushtet e Moskës janë të paligjshme

4 Shtator, 07:51| Përditesimi: 4 Shtator, 22:21

  • Share

Në pallatin Elize në Paris, liderë nga 30 shtete të ndryshme, u mblodhën sot fizikisht dhe virtualisht për të diskutuar si pjesë e Koalicionit të të Vullnetshmëve garancitë e sigurisë në Ukrainë.

Pas takimit, ku disa pjesëmarrës ishin prezentë fizikisht dhe të tjerë virtualisht, përfshirë kryeministrin Edi Rama u zhvillua edhe një videokonferencë me presidentin amerikan Donald Trump. Në videokonferencë Trump u ka kërkuar lidërve evropianë që të ndalojnë së bleri naftën ruse dhe të ushtrojnë presion ekonomik mbi Kinën. 

'Ndaloni së bleri naftën ruse dhe ushtroni presion ekonomik mbi Kinën, sepse ajo po financon luftën e Rusisë”, tha Trump.

Ndërkohë, pas takimit në pallatin Elize, presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky dhe ai i Francës Emmanuel Macron kanë mbajtur një konferencë për shtyp, ku Macron tha se 26 vende kanë premtuar të dërgojnë trupa ushtarake në Ukrainë, për të garantuar paqe dhe një armëpushim.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shkroi shkurtimisht në rrjete sociale se "po konkretizojnë garancitë e sigurisë" për vendin e tij.

"Ne po i bëjmë realitet garancitë afatgjata të sigurisë për Ukrainën dhe tashmë po ofrojmë mbështetje për Forcat tona të Mbrojtjes së Ukrainës", shkroi Zelensky në X.

Moska, përpara nisjes së këtij takimi, nëpërmjet një deklaratë të zëdhënëses së ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova kundërshtoi idenë e pranisë së ushtarëve të huaj në territorin e Ukrainës.

"Garancitë e sigurisë të kërkuara nga Ukraina përbëjnë një kërcënim për kontinentin evropian dhe janë absolutisht të papranueshme. Idetë e udhëheqësit të Kievit, të cilat janë në thelb një kopje e iniciativave të sponsorëve evropianë - madje as sponsorë, por partia evropiane e luftës, siç e kemi thënë më shumë se një herë - janë absolutisht të papranueshme. Ato synojnë ta ruajnë Ukrainën si një platformë nisjeje për terror, për provokime kundër vendit tonë.", theksoi ajo.

Franca dhe Britania janë dy shtetet që kanë shprehur pëlqimin e dërgimit të ushtarëve të tyre në territorin ukrainas por larg vijës së frontit. 

Ora 22:20
Financial Times: Trump do të shkurtojë fondet ushtarake për vendet evropiane që kufizohen me Rusinë

1756920607_donaldtrump.jpg

Sipas Financial Times, Shtetet e Bashkuara janë gati të ndërpresin gradualisht programet e ndihmës për sigurinë për ushtritë evropiane përgjatë kufirit të tyre me Rusinë.

Zyrtarët e Pentagonit informuan diplomatët evropianë javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara nuk do të financojnë më programe që trajnojnë dhe pajisin forcat e armatosura të vendeve të Evropës Lindore, të cilat do të ishin në vijën e parë të çdo konflikti me Rusinë.

Financimi i Pentagonit për programin do të përfundojë në shtator 2026 dhe administrata nuk ka kërkuar fonde shtesë nga Kongresi.

Ky veprim, shpjegoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, është në përputhje me përpjekjet e Presidentit Donald Trump për të "rivlerësuar dhe riorganizuar" ndihmën e huaj, bazuar në urdhrin ekzekutiv të lëshuar në ditën e tij të parë në detyrë.

Ora 21:47
Macron: Do të dakordohemi me SHBA-në në ditët në vijim për garancitë e sigurisë për Ukrainën! Kushtet e Moskës janë të paligjshme

1756996431_emmanuelmacron.JPG

'Do të dakordohemi me SHBA-në në ditët në vijim për garancitë e sigurisë për Ukrainën', kështu ka deklaruar presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë konferencës për shtyp me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky.

“Në ditët e ardhshme do ta finalizojmë mbështetjen amerikane për këto garanci sigurie. Shtetet e Bashkuara, siç thashë, kanë qenë të përfshira në të gjitha fazat e këtij procesi”, tregoi Macron.

"Problemi është Moska dhe lufta e saj agresioniste", tha Presidenti francez Emmanuel Macron në fund të takimit të Vullnetit në Paris, së bashku me Volodymyr Zelensky.

"Duke kërkuar, si parakusht për çdo diskutim paqeje, tërheqjen e ushtrisë ukrainase nga një territor afërsisht i barabartë me atë që i kushtoi Rusisë afërsisht 250,000 vdekje dhe një milion ushtarë jashtë veprimit, Moska po formulon një ide imorale, të paligjshme', tha ai. 

Ora 20:56
Kancelari gjerman Merz: Ne do kontribuojmë në garancitë e sigurisë së Ukrainës

1754651792_friedrichmerz.png

"Gjermania do të kontribuojë" në iniciativën që synon ofrimin e garancive të ardhshme për Ukrainën. Kjo u deklarua nga kancelari gjerman Friedrich Merz, duke përmendur "financimin, armatosjen dhe trajnimin e forcave të armatosura ukrainase" si përparësi.

Merz kërkoi vazhdimin e përpjekjeve diplomatike për të mbajtur më në fund një samit të nivelit të lartë për të rënë dakord për një armëpushim në prani të Zelensky-t.

"Nëse pala ruse vazhdon të zvarritet Evropa, do të intensifikojë presionin e sanksioneve", tha ai. 

Ora 18:51
Samiti për Ukrainën në Paris, kryeministri polak: Nuk dërgojmë trupa në Kiev, as pas përfundimit të luftës

1757004941_AA.JPG

Kryeministri polak Donald Tusk gazetarëve pas takimit të Koalicionit të Vullnetit në Paris se Polonia nuk do të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, as pas përfundimit të luftës. 

"Vendet individuale po garantojnë praninë ose pjesëmarrjen e tyre për të siguruar sigurinë e Ukrainës. Polonia, siç e kemi theksuar vazhdimisht, nuk planifikon të dërgojë trupa në Ukrainë, edhe pas përfundimit të luftës. Ne jemi përgjegjës për logjistikën", u tha kryeministri polak Donald Tusk.

Ora 18:45
Samiti për Ukrainën në Paris, Von der Leyen: Siguria e të gjithë Evropës është në rrezik

1757004491_vonderkeyen.JPG

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në fund të takimit në Paris, ku u diskutua për garancitë e sigurisë për Ukrainën, tha se siguria e gjithë Europës është në rrezik. 

"Ky ishte një takim vendimtar, sepse të gjithë e dimë se e ardhmja dhe siguria e të gjithë kontinentit janë në rrezik. Udhëheqësit mbështetën punën e Shefave të Shtabit të Mbrojtjes dhe ministrave të mbrojtjes. Ne do të jemi të paepur në përpjekjet tona për ta mbajtur Ukrainën të fortë, Evropën të sigurt dhe për të arritur paqen", tha Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen. 

Ora 17:03
Meloni: Italia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, mbështesim arritjen e një armëpushimi

1756471201_giorgiameloni.jpg

Në takimin e koalicionit të të vullnetshmëve, Kryeministrja Giorgia Meloni "përsëriti propozimin për një mekanizëm mbrojtës të sigurisë kolektive të frymëzuar nga Neni 5 i Traktatit të Uashingtonit, si një element kyç i komponentit politik të garancive të sigurisë për Ukrainën.

Duke përsëritur mosgatishmërinë e Italisë për të dërguar trupa në Ukrainë, kryeministrja konfirmoi gatishmërinë e saj për të mbështetur një armëpushim të mundshëm me iniciativa monitorimi dhe trajnimi jashtë kufijve të Ukrainës.

Ora 17:01
Zelensky: Takimi me Putinin është i nevojshëm, por jo në Moskë

1756998218_AA.JPG

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se takimi me presidentin e rusisë Vladimir Putinin është i nevojshëm, por sipas tij nuk duhet që të zhvillohet në Moskë.

"Një takim me Putinin është i nevojshëm. Ne i mbështetëm propozimet në çdo mënyrë. Unë besoj se nëse ata donin të prishnin një takim, do të më sugjeronin të shkoja në Moskë. Por nëse Rusia flet për një takim, ky është tashmë një hap i parë. Takimet midis udhëheqësve të rritur duhet të kenë tashmë rezultatet në mendje, dhe ky është fundi i luftës", tha Zelensky.

Zelensky ka deklaruar se Putini do ta përdorë takimin në Kinë për të vazhduar luftën.

"Ne të gjithë pajtohemi se forca e Ukrainës është forca e botës dhe ne po punojmë në mënyrë aktive për të siguruar sigurinë tonë. Tani shohim se Rusia po i hedh poshtë të gjitha nismat paqësore; Putini nuk është dakord me rivendosjen e paqes, dhe "e pamë takimin në Kinë", të cilin "ai do ta përdorë si leje për të vazhduar luftën e tij"

Putini po përpiqet të duket sikur po i reziston presionit, por ne kemi një pikëpamje të ndryshme për këtë çështje, presioni po funksionon dhe ekonomia ruse po përjeton probleme në rritje dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim. Ne diskutuam gjithashtu për sanksione të reja, duke përfshirë sanksione dytësore dhe tarifa të veçanta tregtare, të cilat mund të ndihmojnë', tha ai. 

Ora 16:51
Macron: Nëse Rusia refuzon të negociojë për një armëpushim, do miratojmë sanksione së bashku me SHBA

1756997820_emmnaluenlmacron.JPG

Presindeti francez Emmanuel Macron, tha senëse Rusia refuzon të negociojë për një armëpushim, do të miratohen sanksione ndaj saj. 

“Nëse Rusia vazhdon të refuzojë negociatat konkrete të paqes dhe ky është i vetmi përfundim që mund të nxirret nga zgjedhjet e saj ne do të miratojmë sanksione të mëtejshme së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe do të japim përgjigje të qarta ndaj këtij refuzimi për të ecur përpara. Kjo është gjithashtu ajo që Presidenti Donald Trump shprehu më parë gjatë telefonatës sonë”, shtoi ai.

Mbështetja e SHBA-së për garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën "do të finalizohet në ditët në vijim", njoftoi Presidenti francez Emmanuel Macron në fund të takimit të Koalicionit të Vullnetit në Paris dhe një videokonference me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

"Duke kërkuar, si parakusht për çdo diskutim paqeje, tërheqjen e ushtrisë ukrainase nga një territor afërsisht i barabartë me atë që i kushtoi Rusisë afërsisht 250,000 vdekje dhe një milion ushtarë jashtë veprimit, Moska po formulon një ide imorale, të paligjshme dhe të pamundur', tha ai. 

Ora 16:47
Zelensky: Rusia po bën çdo përpjekje për të zgjatur procesin e negociatave

1756997433_AA.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas samituit për Ukrainën në Paris, ka deklaruar përmes një postimi në X, se vendet pjesmarrëse ranë dakord që tui jepet fund luftës. 

Ai tha se Rusia po bën çdo përpjekje për të zgjatur procesin e negociatave. 

"Në takimin e sotëm të Koalicionit të të Gatishmëve morën pjesë liderë personalisht dhe në internet. Mbi 30 vende, të gjitha të bashkuara nga i njëjti qëllim: t'i japin fund kësaj lufte me paqe të besueshme dhe siguri afatgjatë. Diskutuam në detaje gatishmërinë e secilit vend për të kontribuar në sigurimin e sigurisë në tokë, në det, në ajër dhe në hapësirën kibernetike. Koordinuam qëndrimet dhe shqyrtuam elementët e garancive të sigurisë. Jam mirënjohës ndaj të gjithëve që kuptuan se garancia kryesore e sigurisë është një ushtri e fortë ukrainase. 

Ne ndajmë të njëjtin mendim se Rusia po bën çdo përpjekje për të zgjatur procesin e negociatave dhe për të zgjatur luftën. Mbështetja për Ukrainën duhet të rritet dhe presioni mbi Rusinë duhet të intensifikohet. Përgatitjet për paketën e 19-të të sanksioneve të BE-së janë duke u zhvilluar. Japonia gjithashtu po punon për masat e sanksioneve. I falënderoj të gjithë për këtë punë të rëndësishme, për mbështetjen e tyre ndaj popullit tonë dhe për gatishmërinë e tyre për të vazhduar të qëndrojnë me Ukrainën dhe të na ndihmojnë të mbrojmë jetët. Dua të shpreh falënderime të veçanta për Presidentin Trump për të gjitha përpjekjet e tij për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe për gatishmërinë e Amerikës për të ofruar mbështetje për Ukrainën në emër të tij", theksoi ai.

Ora 16:30
Macron: 26 vende kanë premtuar të dërgojnë trupa në Ukrainë, për të garantuar paqe dhe armëpushim! Rusia ka humbur 1 mln ushtarë

1756996419_macron.JPG

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy dhe ai i Francës Emmanuel Macron kanë mbajtur një konferencë për shtyp pas samitit të radhës për Ukrainën, ku u diskutua për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

"Deri më sot, 26 vende nga ky Koalicion i të Gatshmëve janë zotuar të dërgojnë trupa në Ukrainë si forca sigurie duke filluar një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes", tha Presidenti francez Emmanuel Macron në konferencë.

Macron sqaroi se qëllimi i tyre nuk është të zhvillojnë luftë, por të garantojnë paqen dhe një armëpushim, si dhe të parandalojnë një sulm të ri.

Presidenti francez deklaroi se Rusia ka humbur mbi 1 milionë ushtarë gjatë luftës me Ukrainën. 

"Nuk e dimë numrin e saktë të viktimave të kësaj lufte. Por e dimë që Rusia ka humbur mbi një milion ushtarë, të vrarë ose të plagosur, në planin e saj për të pushtuar më pak se 1% të territorit ukrainas deri në nëntor 2022", tha Presidenti francez Emmanuel Macron në fund të takimit të Vullnetarëve në Pallatin Elize.

Ora 16:17
Videokonferenca me koalicionin e të vullnetshëmve, Trump: Evropianët duhet të ndalojnë së bleri naftë ruse, ushtroni presion ndaj Kinës

1756920607_donaldtrump.jpg

Në videokonferencën midis koalicionit të vullnetshëmve dhe presidentit të SHBA Donald Trump, ky i fundit u ka kërkuar lidërve evropianë që të “ndalojnë së bleri naftën ruse” dhe të ushtrojnë presion ekonomik mbi Kinën “sepse ajo po financon luftën e Rusisë”.

Ora 16:09
Përfundon videokonferenca midis koalicionit të vullnetshëmve dhe presidentit Trump

1756358616_zelenskytrump.ëebp

Videokonferenca midis udhëheqësve të koalicionit të Vullnetshëmve, presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyt dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump, ka përfunduar. Videokonferenca zgjati deri pak para orës 16:00, dy herë më gjatë se sa pritej.

Macron dhe udhëheqësit e tjerë tani pritet të marrin pjesë në konferencën për shtyp në Pallatin Elize.

Ora 14:57
Sanchez: Marrëveshja për Ukrainën duhet të marrë parasysh vullnetin e popullit ukrainas

1756898573_kryeministrispanjollpedrosanchez.png

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez mori pjesë nëpërmjet videokonferencës në takimin e Koalicionit të të Vullnetshmëve të mbajtur në Paris. Sanchez theksoi rëndësinë e ruajtjes së presionit mbi Moskën për të pranuar një armëpushim, me qëllim që të përparohet drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. 

Kryeministri spanjoll ndau me udhëheqësit e tjerë nevojën për një marrëveshje mbi Ukrainën që të marrë në konsideratë vullnetin e popullit ukrainas. Po ashtu, theksoi ai, siguria evropiane nuk mund të diskutohet pa u mbështetur në zërin e evropianëve.

Ora 14:56
Diskutimet në Paris për garancitë e Ukrainës, fillon videokonferenca me Trumpin

1756920607_donaldtrump.jpg

Pas përfundimit të takimit midis Koalicionit të të Vullnetshmëve, ka nisur edhe videokonferenca me presidentin amerikan Donald Trump. 

Trump, sipas Shtëpisë së Bardhë, do të zhvillojë një telefonatë sot edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ora 14:52
Kryeministri britanik: Putinit nuk mund t'i besohet! Po vonon bisedimet për paqe me Ukrainën

1755328409_kryeministribritanikstarmer.jpg

Foto: Keir Starmer

‘Putinit nuk mund t'i zihet besë’. Ky ishte paralajmërimi i kryeministrit britanik Keir Starmer drejtuar Koalicionit të të Vullnetshmëve gjatë samitit në vazhdim, të cilin ai e ndoqi nga distanca në Paris.

"Rusia vazhdon të vonojë bisedimet e paqes dhe të nisë sulme kundër Ukrainës", shtoi kryeministri.  

Starmer theksoi gjithashtu se koalicioni "kishte një angazhim të pathyeshëm ndaj Ukrainës, me mbështetjen e Presidentit Trump", dhe i tha udhëheqësit se ishte e qartë se "ata tani duhej të bënin edhe më shumë për të ushtruar presion mbi Putinin që të siguronte një ndërprerje të armiqësive".

Ai gjithashtu mirëpriti vendimet nga anëtarët e tjerë të koalicionit se ata do t'i siguronin raketa me rreze të gjatë veprimi Ukrainës "për të forcuar më tej furnizimet e vendit". 

Ora 14:48
Zelensky: Po i konkretizojmë garancitë e sigurisë për Ukrainën

1756921667_volodymyrzelensky.jpg

Në fund të takimit të Koalicionit të të Vullnetshmëve në Paris, presidenti ukrainas tha se po kontretizojnë garancitë e sigurisë për Ukrainën në rast përfundimi të luftës. 

"Ne po i bëjmë realitet garancitë afatgjata të sigurisë për Ukrainën dhe tashmë po ofrojmë mbështetje për Forcat tona të Mbrojtjes së Ukrainës", shkroi Volodymyr Zelensky në X. 

Ora 14:47
Shefi i NATO-s: Rusia nuk ka veto për dërgimin e trupave në Ukrainë

1755107958_markrutte.webp

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Rusia nuk ka të drejtë vetoje mbi vendosjen e trupave në Ukrainë nga fuqitë perëndimore, si pjesë e garancive të sigurisë për Kievin, nëse arrihet një marrëveshje armëpushimi. 

"Pse na intereson se çfarë mendon Rusia për trupat në Ukrainë? Është një vend sovran. Nuk është detyrë e tyre të vendosin", tha Rutte. 

Ky koment vjen teksa Moska përsëriti sërish si vijë të kuqe prezencën e trupave të huaj në Ukrainë, ndërsa i cilësoi kërkesat për garanci nga Kievi si të papranueshme.
 

Ora 13:04
Ishte nisur drejt Parisit/Avioni qeveritar i Kryeministrit spanjoll pëson defekt, kthehet në Madrid

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u detyrua të kthehej në Madrid pasi avioni qeveritar me të cilin po udhëtonte drejt Parisit për Samitin e Ukrainës pësoi defekt. Ai është detyruar të marrë pjese nëpërmjet videokonferencës në Samit, ndërsa detaje në lidhje me defektin e avionit qeveritar spanjoll nuk jepen ende.

Ora 11:28
Nis Samiti për Ukrainën në Paris, pjesmarrës liderë të 30 shteteve, mes tyre edhe Edi Rama

Ka nisur në pallatin Elize në Paris takimi i "Koalicionit të të Vullnetshmëve" për Ukrainën, i kryesuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, dhe nga kryeministri britanik Keir Starmer, në distancë. Mes të pranishmëve ndodhet edhe i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff. Presidenca franceze ka bërë publike listën e liderëve të pranishëm fizikisht: Kryeministri belg Bart De Ëever, Kryeministrja daneze Mette Frederiksen, Presidenti finlandez Alexander Stubb, Kryeministri holandez Dick Schoof, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Polonisë Donald Tusk, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan. 

Të lidhur përmes videokonferencës janë: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Kryeministri shqiptar Edi Rama, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministri australian Anthony Albanese, Kryeministri bullgar Rossen Jeliazkov, ai kanadez Mark Carney, Presidenti i Qipros Nikos Christodoulidis, Kryeministri kroat Andrej Plenković, Kreu i qeverisë spanjolle Pedro Sanchez, Kryeministrja estoneze Kristen Michal, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri irlandez Micheál Martin, Kryeministri japonez Shigeru Ishiba, Kryeministrja letoneze Evika Siliņa, Presidenti lituanez Gitanas Nausėda, Kryeministri i Luksemburgut Luc Frieden, Kryeministri malazez Milojko Spajić dhe ai norvegjez Jonas Gahr Støre.

Në përfundim të samitit, liderët pritet të zhvillojnë një bisedë me Presidentin e SHBA, Donald Trump dhe më pas Presidenti i Francës Emanuel Macron pritet të dalë në një konferencë për shtyp. 

Xh.D/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 04/09/2025 18:07

    Simbas keti Makaronit Francez Rusia qenka dobesuar dhe ka humbas 1 miljon ushtare ,por kur ki qenka i sigurt se cka thot pse nuk i ndihmon me ushtri Ukraines por mos haro se Putini ka edhe ilacin per Pedofilet .

    Përgjigju
  • Skenderbeu: 04/09/2025 16:37

    dmth Trump qe i shtroi tapet te kuq Putinit i thote europes mos bleni nafte ruse, nderkohe qe europa i ka bere apeal USA te ashpersoje sanksionet dhe te lejoje perdorimin e raeketave patriot per kunder ofensive. madje shkon me tej Trump ku i kerkon europes mos te kene partner tregtar Kinen, nderkohe qe vet i ka vene taska mallrave europiane. Evropa duhet te kuptoje qe Trump eshte nje idiot patologjik qe po e fut rendin boteror ne nje rruge qe ne fund ka detonatorin e luftes atomike. rruger jane 2: ose europa te beje durim dhe 3 vjet ose te shperbehet unioni dhe secili vend te zgjedhe aleancat qe i shkojne interesave te cdo shteti.

    Përgjigju
  • rus: 04/09/2025 13:30

    sa gjynah jane te gjithe keta se rahin uje ne havan ... si hajvan.

    Përgjigju
    • Turi: 04/09/2025 15:47

      Hahahah eshte njesoj si te luash futboll pa top , protgonisti kryesor qe vendos vulen nuk eshte kurse keta grijne sallate kot

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?