Bizneset kërkojnë punëtorët me ‘lupë’, të rinjtë për Report Tv: Ambiente toksike, paga të ulëta! Kërkojmë diçka të përkohshme se do ikim jashtë

18 Prill 2023, 15:17| Përditesimi: 18 Prill 2023, 19:23

  • Share

Të rinjtë kanë qenë sinkron kur tematika ishte punësimi në bizneset shqiptare. Të pyetur nga gazetarja e Report Tv, Ledina Jakimi, të rinjtë e shohin ambientet e punës në vend si toksike, me paga jo të kënaqshme dhe pa perspektive.

Të pyetur se cila mund të jetë një ndër arsyet se pse refuzojnë të punojnë, të rinjtë rendisin edhe mos vlerësimin si një ndër shkaqet kryesore.

“Po jam në punë por nuk ndihëm e vlerësuar. Ambientet janë toksike nuk jemi të kënaqur. Kërkojnë shumë llogari, po e lë punën në Call Center dhe po shikoj diku tjetër. Njerëzit nuk janë aq miqësor sa duhet.

Do doja që të kisha një bazë prej 70 mijë lekësh plus bonuse. Pavarësisht se nënvlerësohet si profesion më pëlqen të punoj si kameriere sepse është një ambient miqësor.

Kam kërkuar, sot isha në një intervistë, shpresoj të më pranojnë. Mua më duket vetja shumë miqësore, një buzëqeshje do mjaftonte për të qenë kameriere. Por gjithsesi nuk e shoh si afatgjatë, po kërkoj një punë që të ikim jashtë.”- tha një e re.

Ky fenomen shqetësues, duket se shoqëron çdo të ri kryeqytetas, të cilët thonë se një pagë minimale as nuk i motivon të lëvizin nga shtëpia.

“Dua të iki jashtë, sepse ka perspektivë. Më mirë rri në shtpëi sesa të punoj me 30 mijë lekë në muaj.”- thanë dy të rinj për Report Tv.

Edhe për çiftet e reja jetesa në Shqipëri nuk ofron siguri për të ardhmen.

“Unë jetoj bashkë me bashkëshorten dhe me këto ritme s’besoj se do ja dal dot vetëm me një punë, do jem i detyruar të lëviz jashtë shtetit ose të kem një punë të dytë. Puna e vështirë bëhet edhe nga kualifikimet e kolegëve dhe ne na shtojnë punën dhe përgjegjësinë.”- tha një i ri.  

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Voto: 18/04/2023 16:25

    Voto me këmbët e tua. Kur ikën ti, ata që janë mbi ty bien poshtë. Kështu funksionon sistemi piramid. Ikën baza, kreu fundoset.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?