Kriza për punëtorë, Çepaj: Janë 75 mijë të papunë, s’ka paga! Eksperti i punësimit: Bizneset të joshin të rinjtë me kushtet! Zekja: S'jam dakord me shifrat

18 Prill 2023, 14:51| Përditesimi: 18 Prill 2023, 16:08

  • Share

Punësimi dhe kërkesa e vazhduar e bizneseve për punëtorë të rinj sa vjen e shtohet. Kjo problematikë e forcës punëtore, megjithëse nuk është problem vetëm në vendin tonë gjithsesi është një fenomen që duhet zbehur. Por nga buron kjo problematikë?

Për përgjegjësen e Shërbimit të Punësimit, Gertiola Çepani ka një mospërputhje mes punëmarrësit dhe punëkërkuesit. E ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin Nertil Agalliu, Çepani u shpreh se janë 75 mijë të papunë.

“Ne ndërmjetësojmë me bizneset. Zyrat e Punësimit kanë arritur rreth 7 mijë punësime. Të papunë ka thuajse si 75 mijë, nuk është vetëm që nuk ka punëtorë por janë edhe pretendimet e punëkërkuesit. Pra ka mospërputhje mes palëve. (...) Janë të pakënaqur nga paga. ”- tha Çepani.

Ndërsa sipas drejtuesit të shoqatës pro export, Florjan Zekja nuk është e vërtetë kjo shifër, problematika është më komplekse se kaq.

“Unë kam shumë kohë që kërkoj punëtorë dhe nuk gjejmë. Nuk e di kush ja dha këtë statistikë, sepse po të marrësh ccdo biznes kam përshtypjen se 99% të bizneseve më përgjigjen pozitivisht. Problematika është komplekse. Ka diçka që nuk shkon me këto shifra.”- tha ai.

Sa i takon ekspertit të punësimit, Erjon Muça ka një moskoordimin me kërkesën dhe ofertën. Sipas tij, duhet kthyer në një mjedis më atraktiv dhe për t’i bërë më joshës për të rinjtë.

“Ka një moskoordimin me kërkesën dhe ofertën. Duhet të modernizojnë dhe standardizojnë dhe ta kthejnë mjedisin në aktraktiv të biznesit vendas. Ashtu si vendet evropiane po i përgatisin për t’iu përgjigjur sektorëve të ekonomisë. S’duhet të promovohet te mungesa e punonjësve, por modelet e suksesit nga kompani të ndryshme.”- tha ai.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Punetor: 18/04/2023 18:12

    Ne shqiperi jane pak pronare biznesesh qe zbatojne kodin e punes.mire qe punohet 48 ore ne jave po askush nuk te paguan festat zyrtare as pushimet vjetore te shfrytezojn ne maksimum me shume te respekton Greku.Italiani Gjermani se sa punedhenesi ne shqiperi

    Përgjigju
  • Tata: 18/04/2023 16:29

    Kudo ne kapitalizem nuk pretendon dot se ke shkolle kur duhen leket. Jashte skane shans te shpalosin shkollen,por do thyejne kurrizin per qerane e taksat,ose duhet te jene shume te zote,gje qe dyshoj sepse ankohen edhe ata pa zanat

    Përgjigju
    • Toti: 18/04/2023 16:52

      Prandaj ata jashtë të huajt po mundohen të vijnë me skafet plot të punojnë këtu në Shqipëri, sa kam qesh

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?