Bizneset ushqimore shkelin distancën dhe pa maska, drejtori i AKU: Nga 19 mijë kontrolle vendosëm vetëm 81 gjoba

18 Qershor 2020, 17:22| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 17:30

  • Share

Vetëm 81 gjoba janë vendosur që nga muaji mars e deri më tani në subjektet ushqimore. Drejtori i AKU-së, Robert Lili ka thënë gjatë një inspektimi në terren se nga 19 mijë kontrolle janë dhënë 800 masa këshilluese e paralajmëruese. Shkeljet më të shumta që janë konstatuar janë mungesa e distancimit social, mos-mbajtja e maskave apo edhe shërbimi në ambientet e brendshme të biznesit që nuk lejohet.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer 19 mijë inspektime në të gjithë vendin. AKU ka marrë rreth 800 masa administrative, në të gjithë vendin, masa paralajmëruese dhe këshilluese, dhe janë 81 masa ndëshkuese gjoba që kanë variuar nga 50 mijë lekë të reja deri në 200 mijë lekë të reja. Shkeljet kryesore që kemi konstatuar kanë toleruar hyrjen pa maskë të subjektit në dyqan, kanë shërbyer në ambientet e brendshme dhe kanë shkelur urdhrin dhe kemi gjetur duke shërbyer brenda”, u shpreh Lili.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vazhdojë me kontrollet dhe sipas Lilit ato do të shtohen edhe më tej për shkak edhe të numrit të lartë të infektuarve. Sipas tij vetëm në muajin qershor janë bërë mbi 4000 kontrolle. Report Tv bëri një vëzhgim ku konstatoi se në disa dyqane kryesore supermarketesh përdorimi i maskës nuk iu kërkohet më blerësve siç ndodhte pak javë më parë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir: 18/06/2020 19:49

    Pse jeni selektive, apo gjithe te tjereve u keni marre leke nen dore?! Pse per nje pakice te vogel gjoba dhe per te tjeret asgje?! Mos eshte rilindje?!

    Përgjigju
  • Ida: 18/06/2020 17:40

    Po te hapen pasagjeret me maska doreza

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?