Ka nisur në orën 10:00 ceremonia mortore e Papa Françeskut, i cili do të varroset Baziliken Santa Maria Maggiore. Procesioni i kardinalëve në Bazilikën e Shën Pjetrit shënoi fillimin e ceremonisë mortore.Arkivoli i kreut të Kishës Katolike u mbajt mbi supe nga sediarët, duke dalë nga Bazilika e Shën Pjetrit. Sheshi shpërtheu në duartrokitje. Mbi arkivolin e Papës Françesku është vendosur Ungjilli i hapur.
"Shpërthimi i dashurisë që kemi dëshmuar ditët e fundit pas kalimit të tij nga kjo botë në përjetësi na tregon sa shumë ndikoi papati i thellë i Papës Françesku në mendjet dhe zemrat e njerëzve",-tha kardinali Giovanni Battista Re (Dekan i Kolegjit Kardinalëve), i cili po drejton ceremoninë mortore.
«“Të ndërtojmë ura dhe jo mure” është një thirrje që ai e ka përsëritur shpesh, dhe shërbimi i besimit si Pasardhës i Apostullit Pjetër ka qenë gjithmonë i lidhur me shërbimin ndaj njeriut në të gjitha dimensionet e tij. Në bashkësi shpirtërore me të gjithë Krishterimin, jemi këtu në numër të madh për të lutur për Papën Françesku, që Zoti ta pranojë atë në pafundësinë e dashurisë së tij. Papa Françesku kishte zakon ta përfundonte çdo fjalim dhe takime duke thënë: ‘Mos e harroni të luteni për mua’. I dashur Papa Françesku, tani ne kërkojmë prej teje që të lutesh për ne dhe që nga qielli të bekojsh Kishën, të bekojsh Romën, të bekojsh tërë botën, ashtu siç e bëre të dielën e kaluar nga ballkoni i kësaj Bazilike në një përqafim të fundit me gjithë popullin e Zotit, por gjithashtu në mënyrë ideale edhe me njerëzimin që kërkon të vërtetën me zemër të sinqertë dhe mban lart flakadan e shpresës», shtoi kardinali Re.
10 mbretër dhe mbretëresha, 50 krerë shtetesh, 23 kryeministra, delegacione nga 160 vende, rreth 4000 meshtarë dhe të paktën 120 delegacione me përfaqësues fetarë nga e gjithe bota janë të pranishëm në ceremoni.
Sheshi Shën Pjetër është pothuajse i mbushur me kapacitetin maksimal prej 50 mijë vetash.Vlerësohet se rreth 150 mijë persona të tjerë ndodhen tashmë përgjatë rrugës "Via della Conciliazione" dhe në rrugët hyrëse drejt sheshit.
Në Sheshin Shën Pjetër kanë mbërritur po ashtu figura të larta të skenës ndërkombëtare politike dhe diplomatike.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka hyrë në Vatikan së bashku me delegacionin e OKB-së përmes hyrjes së rezervuar për autoritetet në rrugën e Stacionit të Vatikanit. Në mënyrë të veçantë është shënuar mbërritja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump. Delegacioni amerikan ka hyrë nga Porta e Peruginos, e caktuar për autoritetet e larta ndërkombëtare. Në ceremoni është i pranishëm edhe ish-presidenti amerikan Joe Biden, i cili ka mbërritur në Sheshin Shën Pjetër për të nderuar figurën e Papës Françesku.
Ndërkohë, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka qenë ndër të parët që ka mbërritur në shesh, duke përfaqësuar shtetin mikpritës të Vatikanit në një nga momentet më të rëndësishme ceremoniale të dekadës.
Po ashtu, në Vatikan ka mbërritur edhe delegacioni zyrtar i Federatës Ruse, i kryesuar nga Ministrja e Kulturës, Olga Borisovna Lyubimova, e cila do të përfaqësojë Rusinë në ceremoninë mortore.
Nga Shqipëria është presidenti Bajram Begaj, ministri i Jashtëm Igli Hasani, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit, Adea Pirdeni.
Lajm në përditësim...
Në përfundim të funeralit të Papa Françeskut në Sheshin e Shën Pjetrit, për arsye sigurie, disa delegacione të rëndësishme ndërkombëtare do të largohen të parat. Këto janë delegacionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ukrainës, Palestinës, Francës, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar (familja mbretërore), Brazilit dhe presidenti italian Sergio Mattarella.
Delegacionet e tjera do të qëndrojnë në vend deri sa të largohet kortezhi mortor me trupin e Papës nga Vatikani.
Pra, ata që konsiderohen më të rrezikuar ose më të rëndësishëm për sigurinë, do të largohen menjëherë pas ceremonisë, për të shmangur ndonjë rrezik. Kjo është bërë e ditur nga prefektura e policisë së Romës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, u shtrënguan duart gjatë ceremonisë mortore të Papës Françesku që po zhvillohej në sheshin e Shën Pjetrit. Shtrëngimi i duarve mes dy krerëve të shteteve ndodhi në momentin kur ceremonia liturgjike parashikonte shkëmbimin e një shenje paqeje, një praktikë e zakonshme gjatë kremtimeve katolike.
Papa Françesku “kishte zakon ta përfundonte çdo fjalim dhe takime duke thënë: 'Mos e harroni të luteni për mua'. I dashur Papa Françesku, tani ne të kërkojmë ty që të lutesh për ne dhe që nga qielli të bekojsh Kishën, të bekojsh Romën, të bekojsh tërë botën, siç e bëre të dielën e kaluar nga ballkoni i kësaj Bazilike në një përqafim të fundit me të gjithë popullin e Zotit, por gjithashtu në mënyrë ideale edhe me njerëzimin që kërkon të vërtetën me zemër të sinqertë dhe mban lart flakadan e shpresës". Ky është përfundimi i homelisë së kardinalit Giovanni Battista Re.
Trump dhe Zelensky patën një takim "shumë produktiv" pak para funeralit të Papa Françeskut. Kështu raporton Shtëpia e Bardhë.
Nga ora 5:30 të mëngjesit, sheshi i Shën Pjetrit u hap, ku besimtarët erdhën në masë, duke e mbushur sheshin që në orët e para të agimit.
Mesha e varrimit
Në orën 10:00 nisi meshën, kremtimi i Eukaristisë. Mesha mortore kryesohej nga kardinali Giovanni Battista Re, dekan i Kolegjit Kardinalëve, së bashku me 220 kardinalë dhe 750 ipeshkëvë dhe priftërinj. Me këtë ceremoni fillon periudha e quajtur "Novendiali", një periudhë liturgjike prej nëntë ditësh dedikuar meshave për shpërblimin e shpirtrave, sipas asaj që ka përcaktuar Kushtetuta Apostolike.
Ritet përfundimtare dhe lutja orientale
Në përfundim të ceremonisë do të zhvillohen "Ultima commendatio" dhe "Valedictio", të udhëhequra nga kardinali Baldassare Reina dhe patriarku Youssef Absi. Gjatë meshës, leximet do të jenë në gjuhë të ndryshme: anglisht, spanjisht, italisht për lutjen e besimtarëve, dhe pastaj frëngjisht, arabisht, portugalisht, polonisht, gjermanisht dhe kinezisht për lutjet universale. Në fund, kremtari do të bekojë trupin e ndjerë me ujë të shenjtë dhe incens, para se të kalohet brenda Bazilikës së Shën Pjetrit (pa kamera transmetimi).
Kortezhi funeral dhe udhëtimi i fundit i Papës Françesku përmes Romës
Rreth orës 11:30, do të niset kortezhi në drejtim të Santa Maria Maggiore.
Trupi do të ndjekë rrugën përmes Corso Vittorio Emanuele – Piazza Venezia – Via dei Fori Imperiali – Koloseu – Via Labicana – Via Merulana. Do të ecë ngadalë dhe trupi do të jetë i dukshëm brenda një makine. Në qytet janë vendosur ekrane të mëdha për të ndjekur rrugëtimin. Ky është një udhëtim rreth 4 kilometrash, që pritet të zgjasë rreth 30 minuta.
Arritja dhe varrimi në Santa Maria Maggiore
Rreth orës 12:00, trupi do të mbërrijë në Santa Maria Maggiore, ku do të pritet nga një grup simbolik, përfshirë të varfrit, migrantët, të burgosurit dhe personat transgender, në përputhje me kujdesin që Papa kishte për ata që ishin më të margjinalizuar.
Ceremonia e varrimit, që do të zhvillohet me dyer të mbyllura, do të kryesohet nga kardinali Camerlengo Kevin Farrell, i cili do të drejtojë punët e përkohshme të Kishës deri në zgjedhjen e pasuesit të Papës.
“Në këtë moment autoritetet kompetente informojnë se në varrimin e Papa Françeskut marrin pjesë rreth 200 mijë persona . Kështu ka bërë të ditur Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë.
Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe bashkëshortes së tij Melania, u është rezervuar një vend në rreshtin e parë.
Në të djathtën e tij ndodhej presidenti i Finlandës dhe në të majtë presidenti i Estonisë. Pranë presidentit estonez ishte Mbreti Felipe i Spanjës, ndërsa pranë presidentit finlandez ishin presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte.
Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte një vend në rreshtin e parë, por i ulur pak më larg nga Trump.
Prift që prej 68 vjetësh, ipeshkëv prej 37 vjetësh, kardinal prej 24 vjetësh. Pesë vjet shërbim në dioqezën e Brescias, 8 vjet në diplomacinë pontifikale, 54 vjet në kurinë e Vatikanit. Biografia e kardinalit Giovanni Battista Re përmbledhet në këto shifra. Impresionuese.
Nëse shtojmë edhe moshën e tij prej 91 vjetësh, pasi ka lindur në Borno më 30 janar 1934, numrat e kabalës së kardinalit Re janë të plota. Ai do të jetë, gjatë dy javëve të ardhshme, njeriu më i dukshëm i kurisë romake si Dekan i Kolegjit Kardinalëve.
Në qendër të sheshit përpara Bazilikës së Shën Pjetrit, mbi arkivolin e Papës Françesku është vendosur Ungjilli i hapur.
Në ceremoninë e lamtumirës së Papa Françeskut është parë dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj përkrah dy presidentëve të tjerë.
Krah kreut të shtetit shqiptar duket presidenti i Italisë Sergio Mattarella dhe presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.
Delegacioni shqiptar përfshin presidentin Bajram Begaj me bashkëshorten e tij, ministri i Jashtëm Igli Hasani, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit, Adea Pirdeni, si edhe ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangajn.
Po ashtu, të marrin pjesë edhe krerët fetarë në Shqipëri: Kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani.
Nga Kosova merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani, e cila një ditë më parë u shfaq në homazhe bashkë me delegacionin shqiptar dhe kardinalin Ernest Troshani. Po ashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pas tre ditëve homazhe, bota i jep sot lamtumirën Papa Françeskut. Arkivoli i Papës Françeskut u transportua nga Bazilika e Shën Pjetrit në Sheshin e Shën Pjetrit. Papa Françesku do të prehet në një arkivol të thjeshtë prej druri, një kërkesë e tij.
Në cermoninë mortore të Papa Françeskut është parë dhe një takim mes presidentit të SHBA Donald Trump, presidentit Ukrainas Volodymyr Zelensky edhe presidentit francez Emmanuel Macron.
Zelensky, i veshur me të zeza, mbërriti në shkallët e sheshit të Shën Pjetrit për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut.
Ai u takua me Trump para fillimit të funeralit dhe pritet ta takojë edhe më pas. Ky është takimi i parë 'kokë më kokë' pas atij në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump e përzuri.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ndodhet në Vatikan këtë të shtunë për varrimin e Papa Françeskut.
Para nisjes së ceremonisë mortore presidenti 78-vjeçari nderoi Papa Françeskun duke u përkulur para trupit të pajetë të Atit të Shenjtë.
Rreth një orë para fillimit të ceremonisë, Sheshi Shën Pjetër është pothuajse i mbushur me kapacitetin maksimal prej 40 mijë vetash.
Vlerësohet se rreth 140 mijë persona ndodhen tashmë përgjatë rrugës "Via della Conciliazione" dhe në rrugët hyrëse drejt sheshit.
Deri tani, 31 delegacione kanë hyrë në Vatikan. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra për Menaxhimin e Sigurisë së Ngjarjes pranë Komisariatit të Policisë së Romës.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka mbërritur në Sheshin Shën Pjetër për të marrë pjesë në funeralin e Papës Françesku.
Rreth 200 mijë besimtarë pritet të marrin pjesë në funeralin për Papa Françeskun. Këto janë pamjet e turmave me besimtarë të cilët do i bashkohen ceremonisë mortore.
Edhe përfaqësues nga Shqipëria do të marrin pjesë në ceremoninë mortore për Papa Françeskun. Delegacioni shqiptar përfshin presidentin Bajram Begaj me bashkëshorten e tij, ministri i Jashtëm Igli Hasani, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit, Adea Pirdeni, si edhe ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Adea Pirdenji.
Po ashtu, të marrin pjesë edhe krerët fetarë në Shqipëri: Kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani.
Nga Kosova merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani, e cila një ditë më parë u shfaq në homazhe bashkë me delegacionin shqiptar dhe kardinalin Ernest Troshani. Po ashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Komente
