Politikë

Braçe i kthehet Berishës: Duhet të kesh probleme mendore t’i thuash një fëmije mos shko në shkollë e mos mëso se të kanë mbyllur TikTok (VIDEO)

7 Mars, 17:36| Përditesimi: 7 Mars, 20:27

  • Share

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas apelit qesharak të Sali Berishës, i cili u bëri thirrje fëmijëve që të mos shkojnë por të mbrojnë mbylljen e TikTok. T’i thuash një fëmijë mos mëso, mos shko në shkollë se të kanë mbyllur TikTok, Braçe thotë se duhet të kesh probleme mentale.

Deputeti socialist ka ndarë video nga një shkollë në Tiranë, Besnik Sykja dhe thotë se kjo thirrje është një tmerr që futet në veshët e çdo prindi që do që fëmija i tij të bëhet i ditur. Braçe thotë se fëmijët nuk bëhen të ditur me kallashnikov në TikTok.

“Çfarë duhet të jesh që t’i thërrasësh një fëmije: mos shko në shkollë se të kanë mbyll TikTok! Por rri në TikTok, mos mëso, se po të mësosh të bën dëm, mos nxë se po të nxësh të bën dëm, por të lexosh e të rrish në TikTok. Duhet të kesh probleme të mëdha, shumë të mëdha mentale që t’i thuash një fëmije që po të pengojnë lirinë e shprehjes.

Dhe po ta pengojnë lirinë e shprehjes se kanë mbyllur TikTok. Nuk e di po është një tmerr, një tmerr që vazhdon dhe hyn në veshët e çdo fëmije, hyn në veshët e çdo prindi që praktikisht do që fëmija i tij të bëhet i ditur. Dhe i ditur përmes kallashnikovëve në TikTok nuk bëhesh”, tha Braçe.

Qeveria shqiptare vendosi mbylljen e Tik-Tok për një vit dhe ndalimi i aksesit në këtë platformë do të nisë pas rreth një jave. Vendimi për ta mbyllur tha kryeministri Rama erdhi në konsultim me 65 mijë prindër dhe mësues. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

Ora 18:42
Braçe: Mallështorët e Tiranës do protestojnë për mbylljen e TikTok, ftohen fëmijët e 9- vjeçares

1741369740_bb.JPG

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga PD më 15 mars për mbylljen e TikTok në Shqipëri. 

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku Sali Berisha flet lidhur me këtë protestë, Braçe thotë se Berisha organizon protestë për mbylljen e TikTok në një kohë kur në vende të tjera bëhen protesta për humbje të jetëve të njerëzve.

Ai shkruan se Berisha fton në protestë fëmijët e shkollave fillore. 

Lëre të rrjedhë. Grekët dolën në rrugë e protestuan për 57 të vdekur nga përplasja e dy trenave, serbët dolën në rrugë e protestuan për 14 të vdekur nga shembja në stacionin e Novi Sad; mallështorët e Tiranës do protestojnë për mbylljen e TikTok, armës efikase të partisë komuniste të Kinës!

Është nam e gjitha, thotë si arsye “mbrojtjen e lirisë së shprehjes” dhe këtë parim ja siguron partia komuniste e Kinës. Thotë si arsye “mbrojtjen e lirisë së shprehjes”, për të ka parasysh veten, mallështorët e tij dhe të llapit, por fton në protestë fëmijët e 9- vjeçares, 12 vjeçares etj!

Dhe që të tregoj që është fiks në moshën e ish Biden, i fton të protestojnë në Sheshin Skënderbej me adresë para kryeministrisë! Lerë të rrjedhë domethënë!’, shkruan ai.

 

SI.E./S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anglezja: 07/03/2025 19:44

    T'i thuash Saliut qe ka probleme mendore i ben nder s'e i jep element mbrojtes perpara gjykates ku shporesojme te shkoje per nje mije e nje zullumet qe ju ka bere shqiptareve. Fytyra e ligesise deri ne grahem e fundit! Te cyse deri te te vegjlit se i mbyllen mejhanen e allishverisheve dhe llumit qe e mban ne kembe!

    Përgjigju
  • Fiqiri Veli Haxhiaj: 07/03/2025 19:09

    O Erjon Braçe ti ke plotēsisht tē drejt por ku do me dit krimineli hajdut saliu ai ka gjet shesh e po bo pērshesh . Se populli Shqiptar qeka üopulli mē dele nē Bot. Qē duron ktē wc tē flliqur me emrin sali wc ja publike e qelbur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?