Kronikë

Bregdeti i ‘pushtuar’ nga mbeturinat, Leli del në terren me ekipin e pastrimit dhe ia nisin punës: Mos abuzoni me tokën, mos abuzoni me detin

29 Nëntor 2021, 15:06| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 15:07

  • Share

Për fotografinë e bregdetit të Vlorës të “pushtuar” nga plehrat, ka reaguar kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, i cili së bashku me ekipin e tij dolën për aksionin e radhës së pastrimit.

“Kushtet e motit nuk i kontrolloj dot”, ka shkruar ai, ndërsa theksoi se edhe pse njuë ditë pushimi ata kanë dalë të pastrojnë “ç’kishte nxjerrë deti gjatë natës”.

Duke iu drejtuar personave që abuzojnë dhe hedhin në det mbeturinat e tyre, ai shprehet se duhet të ndërgjegjësohet duke thënë se gjithçka kthehet sërish në tryezë përmes peshkut që hamë.

“Mos abuzoni me tokën, mos abuzoni me detin!”, shkruan ai në rrjetin e tij social Facebook, ku edhe ka postuar fotografitë e aksionit të pastrimit.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ E trishtë! Bregdeti i Vlorës shndërrohet në ‘kosh plehrash’, Leli mbledh ekipin dhe ia nisin pastrimit


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?